Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rrugët rurale, BERZH jep 34 milionë euro

- Ministri i i Financave, Shkëlqim Cani dhe përfaqësuesi i përhershëm i BERZH-it për Shqipërinë, Fabio Serri, kanë nënshkruar dje marrëveshjen e grantit ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Rrugëve Rajonale dhe Lokale. Bëhet fjalë për një fond prej 34 milionë eurosh i cili do të përdoret tërësisht për financimin e punimeve civile për rehabilitim të rrugëve rajonale dhe lokale. Burimet zyrtare nga Ministria e Financave thanë se, “programi i rrugëve rajonale dhe lokale synon rehabilitimin e 1 mijë deri në 1500 kilometra rrugë rajonale dhe lokale”.
Shiko fotografinë 1785650
Përmirësimin e ****ioneve prioritare të rrjetit rrugor rajonal dhe përmirësimin e ****ioneve prioritare të rrjetit rrugor lokal janë objektivat e financimit. Ky program, i cili është parashikuar të ketë një kosto totale prej rreth 400 milionë USD , bashkëfinancohet nga Banka Botërore, OFID, Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Islamike për Zhvillim dhe fonde të Bashkimit Evropian (fonde grant në kuadër të asistencës së paraaderimit IPA, dhe grante në kuadër të Fondit të Investimit në Ballkanin Perëndimor). Agjencia Zbatuese e këtij Programi është Fondi Shqiptar për Zhvillim.

Projektet e BERZH

Gjendja e keqe e rrugëve rurale në vend po vështirëson zhvillimin e sektorit privat në qytetet e vogla dhe fshatra do të përmirësohet përmes financimeve të BERZH-it. Ky institucion pak kohë më parë ka financuar rehabilitimin e 500 km të rrjetit rrugor në zonat rurale të Shqipërisë. Banka Evropiane e Investimeve do të sigurojë një hua në të njëjtën shumë për të bashkëfinancuar projektin. Gjithashtu, projekti do të mbështetet nga një grant prej 33 milionë Euro nga Komisioni Evropian në kuadër të programit IPA 2010/2011 dhe një grant shtesë prej 4 milionë Euro për asistencë teknike nga Western Balkans Investment Framework (WBIF). Deri tani BERZH ka investuar 120 milion Euro për modernizimin e infrastrukturës së transportit në Shqipëri. Në total Banka ka investuar deri tani rreth 550 milion Euro në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit, duke mobilizuar investime shtesë prej rreth 1 miliardë Euro.
/Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back