Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rrugëdalja për Kosovën (2)

A thua si do të dukeshin gjashtë pikat e Ban Ki Mun-it, sikur në Prishtinë më 15 Qershor në ditën kur hyri në fuqi Kushtetuta e Kosovës, me ftesën e tyre, të organizohej demonstrata e qindra mijëra qytetarëve nga e gjithë Kosova?


Nga: Dr. Ferid Agani

Propozimi i Partisë së Drejtësisë, që gjatë bisedave të rënda për rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe vendosjen e misionit të EULEX-it në Kosovë, të fuqizohet pozita negociatore e Kryetarit dhe Kryeministrit të Kosovës me Përfaqësuesin Ndërkombëtar Civil, u injorua nga faktorët vendimmarrës politik dhe shtetëror në Kosovë. Përkrahja e qartë për qëndrimin e institucioneve të Kosovës që këto ditë erdhi nga mbledhja e Grupit Drejtues Ndërkombëtar në Bruksel, dëshmoi edhe një herë mungesën e skajshme të ndjeshmërisë politike të udhëheqësve shtetëror dhe politik të Kosovës për idetë konstruktive që në vazhdimësi vijnë nga Partia e Drejtësisë. Ndërsa, demonstrata e mbi tridhjetëmijë qytetarëve, në organizimin e shoqërisë civile, dëshmoi qartë se sa është neglizhuar fuqia politike e qytetarëve të Kosovës në proceset e deritanishme shtetformuese, nga i njejti lidership. A thua si do të dukeshin gjashtë pikat e Ban Ki Mun-it, sikur në Prishtinë më 15 Qershor në ditën kur hyri në fuqi Kushtetuta e Kosovës, me ftesën e tyre, të organizohej demonstrata e qindra mijëra qytetarëve nga e gjithë Kosova? Mendoj se përgjegja është e qartë.
Me miratimin e Deklaratës Presidenciale, Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ndërhyri në mënyrë të drejtëpërdrejtë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke e fuqizuar Rezolutën 1244 dhe gjashtë pikat nga Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, të datës 26 Nëntor 2008. Tani është e qartë se, që nga 2 dhjetori 2008 misioni i Bashkësisë Europiane EULEX, do të zbatoj planin gjashtë pikësh të Ban Ki Munit, Rusisë dhe Serbisë, përkundër kundërshtimit kategorik që do t'ia bëjnë institucionet e Kosovës. Sponzorët ndërkombëtar të këtij plani joparimor, mund të mendojnë se në këtë mënyrë "ujku do të jetë i ngopur dhe delet do të jenë në numër". Mirëpo, realiteti është tjetër. Shqiptarët, shumë herë janë bindur në vërtetësinë e thënies së burrështetasit të mirënjohur, Fehmi Agani: "konstanta e politikës serbe gjatë historisë gjithmon ka qenë rrena dhe mashtrimi"; kësaj here populli i Kosovës është i vendosur që të mos jetë viktimë e mashtrimeve të mëtutjeshme.
Në rast se nuk ofrojnë dorëheqje, ose nuk konfrontohen hapur me EULEX-in dhe UNMIK-un në mbrojtjen e kushtetutshmërisë së vendit, që nuk pres se do të ndodhë, krerët tonë institucional heshtazi do të pranojnë shndërrimin e Republikës së Kosovës në shtet të dështuar dhe ndarjen funksionale dhe administrative të tij përgjat vijave etnike. Rezultat do të jetë humbja e shpejtë e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit. Këto zhvillime i paralajmërova në shkrimin tim paraprak, ndërsa ato i bëri më të besueshme demonstrata e 12 nëntorit. ثshtë e qartë se populli i frustruar është i gatshëm që ta marr fatin në duart e tij. Realiteti social, ekonomik, politik dhe psikologjik i popullit të Kosovës është tejet i rëndë dhe nuk lejon improvizime të mëtutjeshme. Sa më parë që kjo të kuptohet, aq më mirë do të jetë për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Pyetja që na mundon të gjithëve është se si të vazhdohet në këtë situatë të ndërlikuar? Konsideroj, se para së gjithash, është e domosdoshme strategjia e qartë që siguron iniciativë politike dhe zbatimi i vendosur i masave dhe veprimeve për realizimin e saj.

Fillimisht, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të mbaj seancë të jashtëzakonshme përkitazi me këto zhvillime. Ndër përfundime të këtij debati propozoj pikat, si vijon:
1. Kuvendi i Kosovës mirëpret shtrirjen e misionit EULEX në gjithë territorin e vendit.
2. Kuvendi i Kosovës, autorizon Përfaqësuesin Ndërkombëtar Civil, që të koordinojë dhe të mbikëqyr funksionimin e misionit EULEX, duke siguruar ushtrimin e plotë të funksioneve kushtetuese të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.
3. Kuvendi i Kosovës konsideron se plani gjashtë pikësh nga Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën është i pazbatueshëm deri në rregullimin e marrëdhënieve bilaterale ndërshtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Në këtë drejtim, Kuvendi i Kosovës kërkon nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar, BE dhe SHBA, organizimin e konferencës ndërkombëtare mbi parimet, si vijon:
- Rregullimi i marrëdhënieve bilaterale ndërshtetërore mbi bazën e njohjes reciproke është kusht për vazhdimin e procesit të anëtarësimit në Bashkësin Europiane, për të dy shtetet;
- Pozita kushtetuese dhe ligjore e komunitetit serb në Republikën e Kosovës dhe e komunitetit shqiptar në Republikën e Serbisë rregullohet në bazë të parimit të reciprocitetit me zgjidhje të bazuara në kritere dhe standarde identike;
- Detyrimet shtetërore për zbulimin e fatit të të pagjeturve, si dhe formimi i Komisionit të së Vërtetës mbi krimet e shtetit serb nën udhëheqjen e Millosheviqit, duhet të jenë pjesë e marrëveshjes përfundimtare;
- Mbështetja ekonomike dhe lehtësimet në politikën e dhënies së vizave, gjatë procesit të anëtarësimit në Bashkësin Europiane duhet të jenë të njejta për të dy shtetet.
4. Duke pasur parasysh realitetet e reja politike, zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale duhet të mbahen në mars të vitit 2009, në pajtim me nenin 143 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 Mars 2007.
Synim themelor i kësaj iniciative politike të Partisë së Drejtësisë është: ruajtja e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, krijimi i parakushteve për zhvillimin e shpejtë ekonomik, si dhe parandalimi i shndërrimit të Republikës së Kosovës në shtet të dështuar dhe vatër të jostabilitetit rajonal.
Në rast se ekziston gatishmëria për angazhim të sinqert në mesin e miqëve tanë ndërkombëtar, për çka nuk dyshoj fare, atëherë zbatimi i këtyre veprimeve paraqet domosdoshmëri dhe urgjencë të kohës. Në të kundërtën, mund të parashikohen zhvillime të padëshirueshme në rrafshin e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës, me pasoja potencialisht të rënda për popullin e Kosovës, si dhe paqen dhe stabilitetin në rajon. Institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare kanë përgjegjësi të veçanta në këtë proces. ثshtë koha e fundit që ato, këto përgjegjësi t'i marrin shpejtë dhe në tërësi.

Autori është Kryetar i Partisë së Drejtësisë
 
Titulli: Rrugëdalja për Kosovën (2)

Qe 2000 vite, nuk prajme se thenuri: Ah sikur............:gjujpeshk::gjujpeshk: Edhe une them se sikur halla te kishte hallate i kishin thene migje (xhaxha) :gjujpeshk::gjujpeshk:
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back