Rruga e Qumeshtit, zbulohen yjet anormale

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Rruga e Qumeshtit, zbulohen yjet anormale
Vezhgimet e gjata ne galaktiken tone Rruga e Qumeshtit kane nxjerre ne pah nje tjeter sekret qe fsheh kjo galaktike.

Behet fjale per nje grup yjesh te quajtur Terzan 5, te cilet shfaqin anomali te theksuara. Ky mix yjesh nuk ishte vene re asnjehere me pare dhe sipas shkencetareve, yjet jane pjese e nje galaktike tjeter shume here me te vogel qe eshte bashkuar me Rrugen e Qumeshtit gjate fazave te para te krijimit.
Shiko fotografinë 1725716
“Historia e galaktikes tone eshte kodifikuar ne fragmentet e saj me te vjetra nga sisteme te tjera yjesh”, shprehet Francesco Ferraro, udheheqes i studimeve qe jane publikuar ne revisten “Nature”. Sipas tij, ky studim hap nje dritare te re per te zbardhur te shkuaren e galaktikes tone.

Terzan 5 eshte nje mase yjesh ku mosha e tyre eshte e ndryshme pasi jane krijuar ne dy epoka te ndryshme, e para 12 miliarde vjet me pare dhe e dyta rreth 6 miliarde vjet me pare.
•tch•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top