Rroga: Bukuria e femrave vlen me shume

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Femrat shqiptare po shpenzojnë gjithnjë e më shumë për kujdesin për veten. Pagat më të ulëta se shumë vende të tjera në rajon nuk i pengojnë shqiptarët të shpenzojnë një pjesë të mirë të të ardhurave për të blerë produkte të kozmetikës. Të dhënat e tregtisë dhe shifrat pozitive të kompanive tregtuese më të mëdha në vend e vërtetojnë këtë. Në vend nuk prodhohet asnjë nga produktet e kozmetikës, ndaj tregu i tyre varet tërësisht nga importi. Sipas të dhënave të importit, Qendra Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), gjatë vitit të kaluar vlera e importit të produkteve kozmetike arriti në 33 milionë dollarë. Krahasuar me një vit më parë, vlera e tyre u rrit 32%, ndërsa krahasuar me vitin
2000, importet u rritën gjatë vitit të kaluar me gati 460%. Për vitin 2007, duke i shtuar të dhënave të importit dhe 40% (vlera e shtuar në zinxhirin e tregtimit), ky treg ishte mbi 46 milionë dollarë. Femrat, konsumatoret kryesore të këtyre produkteve, duket se po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi vetes. Sipas përfaqësuesve të disa prej kompanive kryesore që veprojnë në këtë treg, kultura për kujdesin ndaj vetes ka ardhur në rritje. Ndikimi i reklamave, por edhe nga sugjerimet e një mikeje apo më shumë udhëtime jashtë shtetit, kanë bërë që femrat shqiptare të shpenzojnë gjithnjë e më shumë nga buxheti i tyre për kremra, parfume apo produkte të makijazhit. Markat më të njohura në tregjet ndërkombëtare dhe emrat e kompanive më të mëdha ndërkombëtare të prodhimit të produkteve kozmetike janë tashmë të njohura pothuajse në të gjithë tregun shqiptar. Madje, "etja" në treg për këto produkte ka bërë që bizneset në këtë sektor të shtohen dukshëm vitet e fundit. Forma të ndryshme tregtie (nga shitjet direkte të produkteve "Avon" përmes klientëve të privilegjuar deri te një formë e tregut masiv të përfaqësuesve të "L‘oreal") kanë bërë që në tregun e kozmetikës të ketë vend për të gjitha produktet. Përfaqësitë që kanë marrë ekskluzivitetin, por dhe tregtarë të thjeshtë, duket se po ecin mirë në tregun e bukurisë. Konsumatorët kryesorë të këtyre produkteve mbeten femrat e moshës 20 deri në 45 vjeç, sipas tregtarëve. Nga të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT), këto grupmosha përbëjnë rreth 30% të femrave në Shqipëri ose 17.5% të popullsisë.

Importet paralele, deri në 60% xhiro e munguar

Ndonëse përfaqësitë zyrtare të kompanive ndërkombëtare në vend tregojnë se kanë njohur rritje të konsiderueshme në treg gjatë viteve të fundit, ato vuajnë praninë e tregut paralel në vend. Sipas përfaqësuesit të marketingut të kompanisë "L‘Oreal", Panajot Soko, "për shkak të tregtisë paralele të produkteve me të njëjtin emër, xhiroja e munguar e kompanisë vlerësohet të arrijë deri në 60%". Sipas drejtuesve të përfaqësive zyrtare, më shumë se mosfunksionim i kontratave të ekskluzivitetit me qendrat e shpërndarjes në rajon, shkak i zhvillimit të tregut paralel është prania e një boshllëku ligjor vendas. Sipas tyre, qeveria duhet të tregojë një kujdes për patentat dhe markat në mënyrë të tillë që përfaqësitë, që fitojnë besimin e kompanisë prodhuese, të mos cenohen në treg. Tregtia paralele duket se
përmbush më shumë se gjysmën e kërkesës në treg. Ajo ka si burim importi pikat e shitjes në vendet fqinje që tregtojnë me shumicë dhe jo shpërndarësit zyrtarë. Kjo tregti duket e shtrirë në të gjithë tregun, por kryesisht ajo përmbush kërkesat e tregut të hapur, i cili mbetet më pak i kontrolluar. Origjina e produkteve me të njëjtin emër, pavarësisht nga tregtari, është e njëjtë. Në kozmetikë, produktet e falsifikuara në treg duken të pakta, por tregtia paralele duket të jetë e dëmshme vetëm për atë pjesë të bizneseve që kanë nënshkruar një kontratë blerjeje me shpërndarësin kryesor.
Ndryshe nga shumë produkte të tjera, mbrojtja e importuesve ekskluzivë të produkteve kozmetike, sipas drejtuesve të këtyre kompanive, nuk do të ndikonte në rritje të çmimit, pasi çmimet për tregun shqiptar janë të paracaktuara nga prodhuesi.


Kujdesi për veten 5-15% të buxhetit

Nga një vlerësim i bërë nga kompanitë më të mëdha që veprojnë në këtë treg në vend, konsumatorët shqiptarë (që mbeten kryesisht femrat) shpenzojnë nga 5 deri në 15% të buxhetit të tyre familjar për t‘u kujdesur për veten. Kjo shifër mbetet e lartë krahasuar me peshën e shpenzimeve në vende të tjera si p.sh., Kroacia. Për produktet kozmetike në Kroaci mund të shpenzohet disa herë më shumë në vlerë, por pesha e tyre në të ardhurat e familjes është më e ulët. Krahasuar me vendet fqinje si Maqedonia apo Kosova, shpenzimet paraqiten në të njëjtat nivele. Pagat e
ulëta, krahasuar me Kroacinë apo vende të Bashkimit Evropian, nuk i frenojnë shpenzimet e konsumatorëve ballkanas për të qenë më të bukur.

Kozmetika, treg rajonal

Emrat e njohur të produkteve që kanë bërë për vete gra të së gjithë botës i shikojnë vendet e Ballkanit si një treg të vetëm. Numri i vogël i konsumatorëve të këtyre shteteve nuk u mundëson tregtarëve kontaktin e drejtpërdrejtë me prodhuesit në Nju Jork apo Francë. Prodhuesit ndërkombëtarë kanë një strategji të përbashkët për të gjithë rajonin e Evropës Juglindore. Një pikë e vetme shpërndarjeje, produkte dhe oferta të njëjta në të njëjtën kohë për të gjitha vendet e rajonit. Kështu, Rumania shërben si pika e furnizimit të rajonit me produktet e kompanisë amerikane "Avon", ndërsa Kroacia furnizon tregun e rajonit me prodhimet franceze "L‘Oreal". Pothuajse e njëjta formë tregtie shërben për të gjithë prodhuesit e kozmetikës të shtrirë në tregjet ndërkombëtare. Produktet italiane futen
në mënyrë të drejtpërdrejtë për vetë afërsinë gjeografike. Të njëjtën rrugë ndjekin tregtarët e produkteve profesionale që shkojnë kryesisht në qendrat e estetikës dhe parukeritë dhe që zënë një peshë të rëndësishme në totalin e importit. Ndonëse nuk ka një vlerësim zyrtar, për shkak edhe të vlerës më të lartë të produkteve, kozmetika profesionale vlerësohet të zërë rreth 40% të vlerës së tregut. Ato vijnë kryesisht nga Italia. Vitin e kaluar, pjesa më e madhe e produkteve kozmetike mbërritën nga fqinji përtej detit.

Shqip
 
po po nuk u kujdese per veten per ke do kujdesesh???

edhe pse kjo mun te te kushtoj.
 
Une mendoj se eshte budallallik te harxhohen gjithe keto lek ne maquillage jo te mira.

Nje krem L'oreal, qe ne treg kushton 30 mije lek, ne te vertete ka nje spenzim prej 3000 lekesh te vjetra. Pra ju paguani 10% produktin dhe 90% marken!
Hapni syte dhe informohuni me shume.
Ndonjehere produktet me te shtrenjta nuk jane gjithmone me te mirat!

Avon eshte akoma me keq...Pretendon te japi nje cilesi qe nuk egziston!
Me mire blini mallin qe vjen nga Turqia e nga Kina se sa produktet Avon!
 
po ku dine femrat shqiptare ca me perdor aman.
tere produktet qe vijne ne shqiperi ose jane fallco te prodhuara ne turqi dhe ju kane ngjit emrin e firmes lٍreal.
rri se lane nam. 5- 15% te rroges the?
ca thu ore, 50% po e po njehere mos me shume.
tek ish koleget e mia nuk diskutohej gje tejter gjate orarit t epunes vec faktit: ja dje bleva kete kremin eshte shume i mire se ma mburri shitesja, ua ca parfumi ke hedhur?
une do e bej kete here manikyrin me lule tek estetistja.
e kjo estetetistja eshte nje katunare nga bathorja qe ka bo 2 muaj kurs ne itali dhe tani ben biznes te madh ne shqiperi.
pikaaaa thuajjjj
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top