Rrobat që pastrohen vetë në diell!

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: JOANA DIAMANTI

Zbulimi i ri që është bërë, do t’i bëjë detergjentet t’i përkasin të shkuarës.
اfarë nënkuptojmë me këtë?
Në Kinë është zbuluar një mënyrë që të prodhohet një copë e lirë, me përbërje jo toksike, e dashur për mjedisin… e cila do të ketë një veti mjaft të veçantë.

sn-laundry-300x188.jpg


Për të qenë më të saktë, është zbuluar një substancë e cila do të mbulojë cohërat dhe stofet e ndryshme.
Vetia e kësaj substance është që me t’u ekspozuar në diell, bëhet pastrim automatik, pa qenë nevoja që copat të lahen, pra pa u nevojitur ujë, detergjent, lavatrice, korrent…
Vetëm nëpërmjet diellit, do të zhduken si me magji të gjitha njollat apo erërat e rrobave të përdorura.
Kërkimet në këtë fushë u kryhen në universitetin “Zia Chong” të Shangait dhe në universitetin “Houbei”.
Substanca që sjell një revolucion në fushën tekstileve ka në përbërje dyoksid të titanit, që është katalizatori i shkëlqyer për shkatërrimin e lëndëve organike.
Tashmë kjo substancë është vënë në përdorim për të bërë çorape, të cilat të mos mbajnë më erë të keqe, si edhe për pecetat që përdoren në banjë dhe kuzhinë, me qëllim që të pastrohen më lehtë.
Besoj se ky lajm, do të bëjë shumë gra të lumtura në të gjithë planetin (me përjashtim të Anglisë, pasi aty bie shumë shi)!
 
Back
Top