Rriten 20 % kërkesat për banime në pallatet e vjetra!

! - !

Once upon a time...
Viti 2014 ka pasur rritje kërkese me 20 % të apartamenteve në pallate ekzituese, kryesisht nga çiftet e reja, si rrjedhojë e çmimit të ulët, hipotekës së garantuar, kredive të buta të ofruara nga Bashkia, por edhe si rrjedhojë e rregullimit të hapësirave të përbashkëta mes pallateve. Ky trend pritet të vijojë edhe në 2015…

Në shumë nga zonat më të preferuara të Tiranës, si ish-Bllok, apo zonat afër qendrës, pasuritë e patundshme kanë çmimet më të larta, të ndikuara nga çmimet referencë të zonës, nga mirë-menaxhimi i ndërtesës dhe nga mënyra se si është investuar në ndërtesë. Pavarësisht këtyre zonave kaq të lakuara, shpesh ndër blerësit më potencial, që janë çiftet e reja në ndërtim të familjes, nuk arrijnë të kryejnë blerjet e këtyre apartamenteve kaq të shtrenjtë. Ndaj, zhvendosen në zona të tjera, aty ku “xhepi” mundet të përballojë ato.

Ing. Xheni Jahja , drejtuese e një Agjencie Pasurie të Patundshme në Tiranë, pohon nga eksperienca e saj në këtë fushë, se çiftet e reja, gjatë vitit 2014, kanë qenë jo pak të pritura për t’u drejtuar blerjes së një apartamenti në pallatet ekzistuese. Kërkesat janë rritur me 20 % krahasuar me 2013-ën.
Kjo kërkesë, e finalizuar edhe më transaksione, ka sjellë gjatë 2014 një balancim të kërkesave mes pallateve të reja dhe atyre ekzistuese, duke ndryshuar kështu “trendin” e dikurshëm të kërkesës në pallate të reja, me ashensor, me parking etj.

Ing. Jahja e përjashton mundësinë që këto çifte, të blejnë vila rreth Tiranës.
“ Zhvillimi i vilave në rrethinat e Tiranës, që në vitin 2014 kanë qenë pozitive në shitje, për vitin 2015 besoj do të jenë pozitive vetëm në qera. Kërkesa për blerje ka rënë ndjeshëm, sepse çiftet e reja po shikojnë pjesën e jetesës komode, të mos lëvizin shumë me makinë. Mundësia e të qëndruarit larg për to, është e vështirë. Detyrimisht ka kosto në kohë dhe shpenzim.”, deklaroi znj. Jahja.
Gjithashtu, ajo bën të ditur se rinia që momentalisht kërkon më tepër të investojë për jetën e nisur, kërkon ta bëjë këtë në qytet, e jo në rrethinat e Tiranës.

“ Në kushtet e çmimeve të “kripura” në zonat e shquara të kryeqytetit, ata orientohen po brenda qytetit, por shpesh herë në pallatet ekzistues, të ndërtuar prej vitesh. Një faktor është çmimi, që në pallatet e reja është më i lartë . Por edhe kreditë e buta të bashkisë, hipoteka e garantuar etj. ”, shprehet znj. Jahja, duke shtuar se faktorë të tjerë janë komoditeti i një ndërtese jo me shumë kate dhe me pak apartamente në një kat.
“ Fakti që janë rregulluar pjesa e sipërfaqeve të përbashkëta të pallateve, është shndërruar në një faktor pozitiv në rritjen e kërkesave, edhe për parkimin”, tha ajo.

Një fakt pozitiv që pohon ekspertja e pasurive të patundshme, në pallatet ekzistuese, është përballimi i çmimit, por edhe mundësia e ristrukturimit të brendshëm, për të sjellë një cilësi jetese më të mirë. Gjithashtu, ajo shton se duke parë vendet ku janë ndërtuar pallatet e reja, më tepër kanë “ngarkuar”, mbipopulluar zonën se sa kanë ofruar sipërfaqe të përbashkëta dhe ndaj shihet ky trend i rikthimit te pallatet ekzistuese, që ndodhet jo rrallë herë, afër qendrës.

“ Për vitin 2014 kanë qenë në balancë kërkesat, edhe me finalizime për pallatet e reja me ashensorë dhe ato për pallatet më të vjetra. Duke parë situatën e rregullimit të hapësirat mes pallateve, që kanë përqark një lulishte, që dikur ishte lokal, kjo ka sjellë rritjen e kërkesës për pallatet ekzistuese, një trend ky që pritet të vijojë në vitin 2015.”, përfundon ing. Xheni Jahja./D.H

monitor
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top