Rrit Standartin Tënd!

Tema që do trajtoj sot është shprehja që shumë shpesh e perdorim “Më thuaj me kë rri të të them se cili je”. Shpesh kjo duket si një shprehje cliché dhe si e tille ajo e humb fuqinë por jo vërtetësinë e saj. Por nëse ti do të bësh diçka me jetën tënde, me punën tënde, me profesionin tënd, me familjën tënde, e vetmja gjë që duhet të bësh… e vetmja gjë që duhet të bësh është:

Rrit Standartin Tënd!!!

Rrit standartin e jetës tënde, rrit standartin se si ti mendon, rrit standartin se si ti vepron, rrit standartin e librave që ti lexon, rrit standartin e mënyrës se si ti komunikon me stafin tënd, rrit standartin se si komunikon me eprorin tënd, rrit standartin se si bën biznes, rrit standartin se si punon, rrit standartin se si ushqehesh.

Pra është shumë e thjeshtë, atë çka ti bën mundohu ta bësh pak më mirë, çdo ditë pak më mirë. Nëse ti rrit standartin tënd atëherë nuk diskutohet që gjithçka tjetër do jetë shumë herë më e mirë. Çdo marrëdhënie me njerëzit, punë, ide, projekt, dëshirë, çdo lloj marrëdhënie që ke me të dashurit e tu nuk do jetë thjesht e mire, do jetë e shkëlqyer. Për të vetmen arsye se ti ndryshon mënyrën se si ti e percepton veten tende dhe njëkohësisht se si të tjerët të perceptojnë ty.

Nuk diskutohet që ne do donim të shoqëroheshim me njerëz më të mirë se ne por askush nuk do të donte të rrinte me ne nëse ne nuk do u shtonim sadopak vlerë. Duhet të mendojmë se çfarë ne bëjmë për t’u shtuar vlerë atyre personave me të cilët ne do të donim të shoqëroheshim dhe të cilët do të donin të rrinin me ne. Nuk është çështja që vetëm të marrim por çështja është të duash të japësh. Nëse une po rri me dikë duhet të pyes veten,se çfarë vlere po i shtoj une këtij individi? Çfarë vlere po i shtoj këtij biznesi? Çfarë vlere po u shtoj partnerëve, kolegëve, familjes time?

Nëse une shtoj vlerë atëherë unë do kërkoj të marr vlerë në këmbim, nëse une nuk shtoj vlerë atëherë nuk kam se çfarë të kërkoj. Kini parasysh se asgjë nuk ka për të ndryshuar nga shteti, shoqëria, qeveria, politika, bashkia, biznesi, shokët dhe kolegët nese Ti nuk ndryshon mënyrën se si ti mendon. Ti ke detyrën dhe përgjegjësinë të ndryshosh çdo gjë rreth teje dhe askush tjetër nuk ka per ta bërë këtë gjë për ty. Mos u bëj viktimë e fatit dhe e rrethanave.

Ndaj ju ftoj që gjatë kësaj fundjave të investoni kohën tuaj në gjëra që të rrisin dhe të motivojnë. Hiqni barrën që ju rëndon nga mendimet negative duke u fokusuar vetëm tek të tjerët. Jepini më shumë kohë personit që do të shoqerojë gjithë jetën tënde dhe ai person je Ti.

Nëse do që realisht të ndryshosh biznesin tënd dhe t’i çosh të ardhurat në një nivel tjetër, të kesh një avantazh konkurues, të jesh më fitimprurës; nëse do që të krijosh një biznes në të cilin të argëtohesh dhe të përmbushesh.


Business Mag
 
Mendime te thjeshta,por kur i lexon te permbledhura ,kupton jane hapat e thjeshte qe te cojne drejte nje rritje vertet te standartit te mendimit fillimisht,se aty eshte celsi, .e me pas ate te veprimit.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top