Rrëzohet teoria e Ajshtajnit: shpejtësia e dritës është e kalueshme

ida angel

:)
V.I.P
Në teorinë e relativitetit, që u përpunua dhe u konkludua nga Albert Ajnshtaini, shpejtësia e dritës përfaqëson një konstante që nuk mund të kapërcehet. Por lajmi që vjen sot nga laboratorët e Gjenevës duket se e hedh poshtë këtë fiksim të fizikës.

Shpejtësia e dritës, faktikisht është kapërcyer nga neutrinet, që janë rreth 60 nanosekonda më të shpejtë sesa drita.

Në eksperimentin e quajtur Cngs (Cern Neutrino to Gran Sasso), një fshë prej 15.000 neutrinesh të prodhuar nga përshpejtuesi i Cern është lëshuar drejt laboratorëve të Gran Sasso në Institutin e Fizikës Nukleare, që kanë distancë 730 km.

Të dhënat e paraqitura nga shkencëtarët thonë se neutrineve u duhen 2.4 milisekonda për të mbuluar distancën, plot 60 të miliardat e sekondës më pak në krahasim me shpejtësinë e pritur. Të dhënat relative me punën e tre viteve të fundit tregojnë se neutrinet thyejnë me rreth 20 pjesë për milionë shpejtësinë me të cilën ecën drita, që është e barabartë me 300.000 km në sekondë.

neutritet-300x212.jpg

Sipas specialistëve, nëse zbulimi do të konfirmohej mund të ketë pasoja të mëdha, duke ndryshuar mënyrën tonë të të shikuarit të Universit. “Ndonëse Ajnshtajni mbetet i pavdekshëm pas asaj qe ka zbuluar, përshtypja është se mund të fillohet të arsyetohet mbi një shkallë të re dhe që të hyhet në një territor të panjohur të fizikës.
Aty ku mund të takohen për shembull dimensionet e reja, apo edhe një konstante e re themelore e Universit”, shpjegon Robert Petronzio i Institutit Italian të Fizikës Nukleare.

Antonio Ereditato, fizikant i Universitetit të Bernës dhe zëdhënës i “Operas” që analizoi të dhënat, thotë se “ky rezultat vjen si një surprizë e plotë. Pas shumë muajve studime dhe kontrollesh të kryqëzuar nuk kemi gjetur asnjë efekt të instrumentalizimit që mund të shpjegojë rezultatin e matjes. Presim matje të pavarura për të pasur mundësinë që të vlerësojmë plotësisht natyrën e këtij vëzhgimi”. GAZETAONLINE
 
Bie Ajnshtajni, kalohet shpejtësia e dritës

Tashmë ka një konfirmim zyrtar: Shpejtësia e dritës është arritur të tejkalohet. Të dhënat që janë publikuar mëngjesin e sotëm tregojnë se neutrinet lëvizin me shpejtësi rreth 60 nanoskeonda më shumë se shpejtësia e dritës, limiti i shpejtësisë në kozmos. Rezultati është arritur gjatë një eksperimenti të Qendrës Europiane për Kërkimet Bërthamore, CERN, i cili ka analizuar rrymën e neutrineve që janë lëshuar nga laboratori i saj.

Rezultati është bazuar mbi vëzhgimin e mbi 15 milion neutrineve, të cilat kanë përshkuar 730 kilometrat që ndajnë CERN-in (Zvicër) nga laboratori tjetër pritës në Itali. Të dhënat që do të prezantohen sot në Gjenevë tregojnë se neutrineve iu duhen 2,4 milisekonda për të përshkuar këtë rrugë, me një diferencë kohe prej 60 /1 000 000 000 më shpejt se pritej.

Rezultati është arritur me anë të disa matjeve tejet të sakta, të bëra nga ekspertët e metrologjisë në CERN në bashkëpunim me kolegët e institucioneve të tjera. Shkalla e gabimit në matje llogaritet të jetë 20 centimetër për gjatësinë prej 730 km të udhëtimit të neutrineve. Për matjet janë përdoruru një sërë instrumentesh të sofistikuara, si sisteme Gps të projektuara posaçërisht për eksperimentin dhe orë atomike.

Vetë CERN-i bën të ditur në një njoftim se “duke parë rezultatet e jashtëzakonshme të këtij eksperimenti, kemi vendosur t’ia nënshtrojmë përfundimet një kërkimi tjetër më të zgjeruar”.
Shekulli !
 
Pe: Bie Ajnshtajni, kalohet shpejtësia e dritës

[youtube]POiR5yEk3LA [/youtube]

[youtube]_R5M27T8RNU[/youtube]

[youtube]HXZwliEs06U [/youtube]
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Bie Ajnshtajni, kalohet shpejtësia e dritës

Po dhe ministrja e arsimit, Gelmini tha qe Italia ka ndihmuar kete eksperiment me nje tunel 730 km nga Zvicera deri ne Itali dhe ka harxhuar 45 milion euro deri tani LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL nuk ekziston asnje tunel kaq i gjate ne bote moj, te keqen te shkolles, kan pershkruar ajrin neutrinet.........
 
Styler, ke mundësi ta skjarosh me pak fjalë (apo edhe dikush tjetër)
çfarë thot zonja në video më poshtë si dhe çka don të thotë titulli i video!?

Ju falemnderit!

[youtube]WX5jR4BZAQQ [/youtube]
 
Ska nevoje per perkethim asgje plak...Kjo video dmth qe kjo ministria eshte nje person inkompetent per detyren qe ka edhe pasojat po shihen nga viti ne vit....po kjo se ka problem nuk eshte hera e pare qe ben gafa te tilla LOL
 
Në rregull. Të falemnderit.
Isha vetëm kureshtar.
 
Back
Top