"Rrethrrotullimi i të Burgosurve"

Lauri

Anunnak
"Rrethrrotullimi i të Burgosurve" u pikturua kur Van Gogh ishte i burgosur i azilit Saint-Rémy.
Nuk është aq e famshme sa Nata me Yje apo Luledielli, por kjo pikturë është rrëqethëse, nëse e kuptoni historinë që qëndron pas saj. Skena është vendosur në burg, në të ashtuquajturën gropë gjarpërinjsh kur të burgosurit kanë të drejtën e një ore të ajrit të pastër. Ata marshojnë në rreth në një marshim obsesiv, pa rrugëdalje. Mirëpo, nga masa anonime e të burgosurve të tjerë veçohet njëri prej të burgosurve, ai në plan të parë me flokë të kuq.
IMG_20230310_113318.jpg
Kushtojini vëmendje, duket se ju shikon drejt e në sy. Shikojeni atë nga afër: ka vetëdije në shikimin e tij. Ndryshe nga të gjithë të tjerët që duken jo burra, por makina automatikë që bëjnë një rrath sepse robëruesit e tyre u thonë të bëjnë.
Ky i burgosur ka diçka si rebelim.
Sipas disa kritikëve, ky i burgosur do të ishte vetë Van Gogh.I përbuzur dhe i përjashtuar nga shoqëria që shihte tek ai vetëm një dështim, një të çmendur, Van Gogh tregon historinë e tij përmes kësaj pikture: historinë e një njeriu të keqkuptuar nga një shoqëri përbuzëse. Por nëse shikoni më me kujdes, do të vini re një detaj që shumë njerëzve i mungon: dy flutura të vogla lart në murin e burgut. Ata kanë hapur krahë dhe duket se ikin larg gjithë shëmtisë së botës. Këto flutura përfaqësonin shpresën për Van Gogh. Liria.
“Refuzimi ka qenë gjithmonë një gjest thelbësor. Shenjtorët, eremitët, por edhe intelektualët. Të paktët që bënë histori janë ata që thanë jo!"
Van Gogh në rrethrrotullimin e të Burgosurve po ju thotë të njëjtën gjë: i vetmi i burgosur që mund të shohë fluturat, simbol i shpresës dhe lirisë, është ai që nuk e mban kokën të ulur poshtë, por që ngre lart sytë drejt qiellit
 
Lauri ndoshta duhet thene qe kjo pikture origjinen e ka nga prints of Gustav Dore ne 1872shin me titull Piligrinazhi ne mos gaboj.
Van Gogu thejsht e ka risjelle me ngjyra e te perpunuar.
 
Tani kërkova në web ku ndodhet aktualisht origjinali..në një muzeum më Moskë.
Nuk kuptova lidhjen me këtë përsonazhin Gustav dore
@Soulmind
 
Tani kërkova në web ku ndodhet aktualisht origjinali..në një muzeum më Moskë.
Nuk kuptova lidhjen me këtë përsonazhin Gustav dore
@Soulmind
Gustave Doré eshte artist francez, i viteve 1800+
Dhe kete pikture te van gogut si fillim ka qene ilustrimni tij.
Me vone Gogu filloi te krijonte koleksione te artisteve te ndryshem, prints, dmth vizatime te printuara, bardh e zi, dhe e risolli ilustrimin e tij(qe eahte ky burgu) ne versionin e tij me ngjyra. Une keshtu e di.
origjinali
SmartSelect_20230310_184854_Chrome.jpg
 
Gustave Doré eshte artist francez, i viteve 1800+
Dhe kete pikture te van gogut si fillim ka qene ilustrimni tij.
Me vone Gogu filloi te krijonte koleksione te artisteve te ndryshem, prints, dmth vizatime te printuara, bardh e zi, dhe e risolli ilustrimin e tij(qe eahte ky burgu) ne versionin e tij me ngjyra. Une keshtu e di.
origjinali
Shiko fotografinë 1960973
Jo se dija këtë 👍
Ja pse duhen temat e artit me historinë që e rrethon një kuadër 🤗
 
Jo se dija këtë 👍
Ja pse duhen temat e artit me historinë që e rrethon një kuadër 🤗

@Soulmind më vej autorin poshtë temës të lutem. A- Vataj
Ky Gustave ka bere shume ilustrime 180 cope per librin: London: The piligrimage, dhe i ka marre 4 vite. disa info mund te lexohen ketu


 
Pse nuk na i përkthen në shqip dhe i sjell si temë 🙂
Qoftë edhe copëza
 
Pse nuk na i përkthen në shqip dhe i sjell si temë 🙂
Qoftë edhe copëza
jam.me cel. e kam tveshtire. kur tjem ne pc ndonje dite pasi tmarr veten 😊
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top