Rrethoje veten me gra të forta.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rrethoje veten me gra të forta, gra më të bukura se ti, më të zgjuara se ti, dhe mos i ki zili, admiro ato.
Rrethohu me gra të mira që dinë të dëgjojnë, që dinë të kujdesen, nga të cilat mëson të lidhesh me botën, gra që të mësojnë fuqinë e tyre.
Rrethohuni me gra për të thurur një rrjet të padukshëm, një rrjet për gratë e tjera, që të mos i lini të bien, që të ndjejnë përqafimin kolektiv, që të mos ndihen vetëm ose të çmendura.
Rrethohuni me gra që përqafojnë hijen e tyre, që nuk kërkojnë falje që janë dritë, që janë të vetëdijshme për bukurinë e tyre dhe se janë gjallë.
Rrethohuni me gra të papërfillshme dhe të guximshme, gra luftëtare që hapin rrugë dhe rrëzojnë mure, gra referente, gra që nuk kërkojnë leje, që ndërtojnë shtëpitë e tyre me të njëjtat duar, me të cilat djepin dhe përkëdhelin.
Rrethohuni me gra që ju ndihmojnë të jetoni ashtu siç jeni, që ju japin besim dhe dashuri, që ju kujtojnë se janë të gjitha një. "
Roy Galán
1727800918151.png


Dakortsohem totalisht me shkrimin.
Por pyetja ime eshte;
Perse shpesh ne realitet tona ambjente sociale pune etj etj,ndeshim te kunderten e kesaj?
Perse zilia eshte me forte se vlersimi per te miren dhe vleren ne vetvete!?
kompleksitet,travm apo mos vlersim i vetvetes,,,sjell pozicione tilla mendje.
 
Njëherë i kërkova një gruaje shumë të suksesshme që ta ndante sekretin e saj me mua.

Ajo buzëqeshi dhe më tha..

"Fillova të kem sukses kur fillova të lë luftimet ë vogla për luftëtarët e vegjël.
Ndalova së luftuari ata që më bënë thashetheme...
Ndalova së luftuari me vjehrrat e mia...
Ndalova së luftuari për vëmendje...
Ndalova së luftuari për të përmbushur pritshmërinë e njerëzve nga unë...
Unë ndalova së luftuari për të drejtat e mia me njerëz të pakonsiderueshëm...
Ndalova së luftuari për t'i kënaqur të gjithë...
Ndalova së luftuari për të provuar se ata e kishin gabim për mua...
Luftime të tilla i lashë për ata që nuk kanë asgjë tjetër për të luftuar...
Dhe fillova të luftoja për vizionin tim, ëndrrat e mia, idetë dhe fatin tim.
Dita kur hoqa dorë nga luftimet e vogla është dita kur fillova të bëhesha e suksesshëm & shumë më e kënaqur. "
Disa luftime nuk ia vlejne te japesh nga koha jote.....
Zgjidh atë për të cilën lufton me mençuri.
~ Autori i panjohur
 
Eh moj Nev sa here e pyes dhe une veten, punoj me shum gra, te gjitha kam nje nivel te larte formimi por kjo i ben te jenë pak humane, te sinqerta dhe qe vertet të të duan të mirën e kolegeve.
Kush te dali më e zgjuar se tjetra, kush te fshihet pas nje gabimi duke mos pranuar gabimin. Janë të rralla ato që të shtyn të arrish projektet, nje shoqe e ngushte, nje moter e nje nënë.
 
Prandaj rri une forum se ndjehem i rrethuar me gra te forta 🤗
 
Shpesh e kam konsideruar veten të ndjeshme e të dobët por kush ka njohur historinë time deri këtu ku jam sot më kan cilësuar të fortë dhe luftarake.


Tani jam e rrethuar vetëm me femra të forta në shoqërin time dhe se mohoj kam mësuar shumë nga to ashtu si ndoshta dhe ato nga unë.Të gjithë kemi eksperienca të ndryshme jete që na formojnë karakterin e na bëjnë të fortë e mirënjohës për gjërat që jeta na dhuron në të tashmen e që na kan patur munguar në të shkuarën.
Femrat e forta nuk jan vetëm ato femra që kan karierë por jan dhe ato femra që kan sakrifikuar dhe i dedikohen familjes ...për mua këto femra janë më të fortat në shoqërinë tonë.
Hapet ke pjesa e duhur 😁

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/iY-C8cePIh4?t=879&si=Bv-XQ8CuYj8TfwTk



Asnjë fjalë sfola unë 😂😂😂😂

Sa më plq ky filmi 😂
 
Lum si ju kaq te forta.. :P Une per vete mjaftohem qe jam mami i H & D. Evogla psh me kish pershkruar tek detyra e gjuhes:
Mami im eshte XY.
Ajo eshte arkitekte ne universitet. 😂
Ka syte ngjyre kafe te hapur me pika. 😂
Mami im eshte zemergjere dhe e bute. 😂
Ajo eshte mesatare dhe e "shnosh". (pra jo vetem e shendoshe, por dhe ne dialekt. Kur e pyes: po ku jam e shendoshe une? Po ti -tha- rri duke thene dua te dobesohem, ku marr vesh une si je😂)
Ajo punon shume, por nuk ankohet asnjehere. 😂
Ajo eshte e dashur dhe me ndihmon me detyrat. 😅
Mua me pelqen te kaloj kohe me mamin dhe te shkoj tek latitude me te.
 
  • Dashuri
Reactions: Ivy
Lum si ju kaq te forta.. :p Une per vete mjaftohem qe jam mami i H & D. Evogla psh me kish pershkruar tek detyra e gjuhes:
Mami im eshte XY.
Ajo eshte arkitekte ne universitet. 😂
Ka syte ngjyre kafe te hapur me pika. 😂
Mami im eshte zemergjere dhe e bute. 😂
Ajo eshte mesatare dhe e "shnosh". (pra jo vetem e shendoshe, por dhe ne dialekt. Kur e pyes: po ku jam e shendoshe une? Po ti -tha- rri duke thene dua te dobesohem, ku marr vesh une si je😂)
Ajo punon shume, por nuk ankohet asnjehere. 😂
Ajo eshte e dashur dhe me ndihmon me detyrat. 😅
Mua me pelqen te kaloj kohe me mamin dhe te shkoj tek latitude me te.
O truri vogel🥰
 
O truri vogel🥰
nderkohe per burrin kish shkruar: vecorite fizike jo i gjate, sy e floke zi, e jo kshu e ashtu. dhe ne fund per personalitetin kishte thene: Babi im eshte kokeforte. 😂
 
  • Haha
Reactions: Ivy
😂😂😂

Me bere kurioze tani,ti fus ne pune femijet per te na bere pershkrimet😂
sinqerisht dhe une u habita nga ca fjali (se s'po i them te gjitha ketu) dhe ajo qe me beri pershtypje ishte se me kerkoi dicka pasdite une i thash jo. dhe kjo qe merr fletoren dhe thote: E shef? 1 faqe gjys kam shkruar per ty. Per babin vetem gjys fare. me demek, mos ma prish qefin 😂 😂
 
  • Haha
Reactions: Ivy
sinqerisht dhe une u habita nga ca fjali (se s'po i them te gjitha ketu) dhe ajo qe me beri pershtypje ishte se me kerkoi dicka pasdite une i thash jo. dhe kjo qe merr fletoren dhe thote: E shef? 1 faqe gjys kam shkruar per ty. Per babin vetem gjys fare. me demek, mos ma prish qefin 😂 😂
Ahahahahahahahaha keto te bejne dhe presion moj te keqen😂😂😂
Une te dytit ja kam friken per pershkrime se vallahi e di qe do ke tremb😂
Per kuriozitet do e pyes javen tjeter e te them cdo me mollois😂
 
Ahahahahahahahaha keto te bejne dhe presion moj te keqen😂😂😂
Une te dytit ja kam friken per pershkrime se vallahi e di qe do ke tremb😂
Per kuriozitet do e pyes javen tjeter e te them cdo me mollois😂
haha jam gjithe sy e veshe te lexoj perlat 😂
 
  • Haha
Reactions: Ivy
Back
Top