Rrënqethëse: Luanesha vret nënën shimpanzë, por shikoni çfarë bëri me foshnjën e saj

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 17:53 / 17.04.2014

rr-euml-nqeth-euml-se-luanesha-vret-n-euml-n-euml-n-shimpanz-euml-por-shikoni-ccedil-far-euml-b-euml-ri-me-foshnj-euml-n-e-saj-foto_hd.jpg


Fotografët, Evan Schiller dhe Lisa Holzwarth, ishin dëshmitarë të një ngjarje të jashtëzakonshme në një udhëtim të tyre në veri të Botsuanës, ku ata janë përballur me një grup të madh prej 30-40 shimpanzash kaotike që po ndiqeshin nga një tufë e luanëve.

Fotografët kanë arritur të kapin momente të jashtëzakonshme nga ndjekja e luanëve. Luanët po murmuronin teksa klithmat e shimpanzave nuk ndaleshin sipas fotografëve.

Por, ajo që ndodhi mes këtyre specieve është shokuese dhe është kapur në disa imazhe, të cilët duhet t'i shikoni më poshtë.

--------------------------------------------------------------------------------

Një shimpanzë femër tentoi të ikte bashkë me foshnjën e saj, por nuk kishte fat. Një luaneshë e zuri dhe e kafshoi në qafë.


Kafshimi%20i%20nenes.jpg


Luanesha nuk ishte në dijeni për atë që po ndodhte, por e kuptoi se ishte një foshnje një muajshe e nënës shimpanzë, e cila doli pranë trupit të nënës shimpanzë.

foshnaj%202.jpg



Menjëherë, foshnja e nënës shimpanzë tentoi të ikte, por ishte tepër e dobët për t'u ngjitur në pemë. Luanesha u befasua dhe u afrua për të parë atë që po ndodhte.

foshnja%203.jpg


Befasisht, në vend se të vriste foshnjën, luanesha filloi të luante me shimpanzën e vogël.

foshnja%204.jpg


Ajo ishte sa kurioze, aq edhe gjentile në veprimet e saj.

foshnja%205.jpg


"Foshnja po tregonte shenja të dhimbjeve fizike dhe të lodhjes nga gjithë ajo që ndodhi. Luanesha e mori beben e vogël në gojën e saj. Ishte agoni për ne ajo që kemi parë. E kam ndaluar regjistrimin e atyre pamjeve, pasi ishin të vështira për t'u shikuar. Prisja që luanesha të kapërdinte të tërën foshnjën shimpanzë".

foshnja%206.jpg


Befasisht, foshnja e vogël u përgjigj. Shpejt filloi të mbahej për gjoksin e luaneshës dhe madje tentoi të ta përqafonte.

foshnja%207.jpg


Krejt rastësisht, dy luanë u shfaqën në skenë. Luanesha tregoi shenja të agresivitetit ndaj tyre. A po e mbronte ajo foshnjën që e kishte gjetur?

fosshnja%208.jpg


Në ndërkohë babai po shikonte gjithçka nga një distancë prej një peme, duke pritur momentin e duhur për të shpëtuar këlyshin e tij. Ai qëndroi i qetë, duke mos tërhequr vëmendjen kah ai, por duke përcjellur veprimet e luanëve.

foshnja%209.jpg


Dhe në fund pas disa momentesh ai bëri veprimin e pritur dhe e mori foshnjën në pemë në momentin e parë që ai ka mundur ta bëjë këtë. Shpëtimtari është i ati i foshnjës shimpanzë.

foshnja%2010.jpg


Ky tregim është impresiv për shumë gjëra që ndodhën. Duke filluar nga gjentilesa e luaneshës me foshnjën shimipanzë e deri te guximi i të atit për të shpëtuar foshnjën. Cila prej këtyre gjërave ju la më shumë përshtypje, apo më shumë ju lanë përshtypje fotografët që arritën t'i fotografojnë të gjitha këto momente?

/telegrafi.com
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Rrënqethëse: Luanesha vret nënën shimpanzë, por shikoni çfarë bëri me foshnjën e

shum interesant. edhe pse kafsh e ka te kalitur ndjenjen e dhembshuris
 
Pe: Rrënqethëse: Luanesha vret nënën shimpanzë, por shikoni çfarë bëri me foshnjën e

Natyra jep shenja se si duhet vepruar i fuqishmi. Vret per egzistence ama vetem per egzistence.
 
Titulli: Rrënqethëse: Luanesha vret nënën shimpanzë, por shikoni çfarë bëri me foshnj

SubhanAllah...eshte nje pamje dritheruese.... jo per gje,por nga kjo erdha ne perfundim,se nje kafshe ka me shume dhembshuri ndaj nje te vogli,se njeriu...Luanesha shprehu meshire ndaj foshnjes shimpanz,edhe pse vrasin per ekzistenc, ndersa njerezit vrasin femije e njerez te pafajshem ne bote,por vallah vec per ekzistenc joooo....
 
Pe: Rrënqethëse: Luanesha vret nënën shimpanzë, por shikoni çfarë bëri me foshnjën e

Subhanallah, ngjason me kete ngjarjen ne video:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Rrënqethëse: Luanesha vret nënën shimpanzë, por shikoni çfarë bëri me foshnj

Interesante.
Gjate rruges se evolucionit te specieve kshu u krijua mardhenia midis njeriut dhe qenit. Njeriu nuk i zbuti ujqerit, por ishin disa lloj ujqerish me nivel te ulet hormonal dhe jo teper agresiv qe ju afruan njerezve. Njerezit i mbajten, i shumefishuan dhe ata trasheguan pikerisht keto nivele hormonesh te ulta qe ne sot i shofim ne shumllojshmeri qensh.
Do jet interesante se ca roli luan kjo luanesha ne 10.000 vjet ne rracen e luaneve nqs trashegohen vetite e saj ne brezat e tjere.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top