Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

Rritja e numrit te madh te aksidenteve automobilistike,mos'respektimi i rregullave dhe sinjalistikes rrugore,mungesa e edukates dhe kulturës ne komunikacion,janë një ndër preokupimet e mija,koheve te fundit.
Si i komentoni ju te nderuar forumista keto ''fenomene''?
A duhet auto-shkollat të sanksionohen?Ose eshte faji i policise së trafikut rrugor?
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

fajin e ka shteti qe nuk rregullon rruget.ashtu sic duhet......keshtu do te eliminoheshin shum aksidente....pastaj vijne te tjerat per tu permiresuar...
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

po ja fuske kot fare!

un kam autoshkolle,cfaj kam un pse nje nga ish kursantet e mij i cili ka fituar testimin dhe eshte vleresuar i afte per mesimin teorik dhe praktik te drejtimit te mjetit beka aksident?!

le qe faji nuk eshte vetem i personit qe i ndodh,por jane edhe kushtet teknike te rrugeve,trafiku i renduar,momenti e mbi te gjitha fati i keq!

askush nuk e don ti ndodhe.
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

Rritja e numrit te madh te aksidenteve automobilistike,mos'respektimi i rregullave dhe sinjalistikes rrugore,mungesa e edukates dhe kulturës ne komunikacion,janë një ndër preokupimet e mija,koheve te fundit.
Si i komentoni ju te nderuar forumista keto ''fenomene''?
A duhet auto-shkollat të sanksionohen?Ose eshte faji i policise së trafikut rrugor?

per mua nuk eshte faji i policeve, as i autoshkollave, eshte faji i njerezve qe nuk jane mesuar me rregulla ne shqiperi.
shteti ka pjesen e vet te fajit, ne ate qe duhet ti beje me mire sinjalizimet, tabelta semaforet, vijat e bardha etj etj.
ama fajin kryesor e kane njerezit.
sguxon robi te dali ne rruget e tiranes ne kembet, se ta hypin makinat persiper, le t ejesh ti ne vija te bardha e me semafor.
kembesori ka perparesi .
ndaj dhe qeveria te zbatoje rendshem gjobat.
po jo nga keto gjobat 5 mije lekeshe, po 100 euroshe, dhe per 2 here te njejtin gabim te te heqin patenten, e shofim apstaj se si disiplinohen shqiptaret.
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

edhe zbatimi i ligjit eshte shum i rendesishem,pasi ketu askush nuk don te dije per zbatimin e kodit rrugor,por eshte ne fuqi si kudo ne shqiperi,ligji i xhungles.

se kodi rrugor eshte i shkruar me te gjitha hollesirat dhe parashikon marjen e patentes per shkeljen e vijave te bardha ose semaforit,po puna eshte se kush do e zbatoje!
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

clidhje ka autoshkolla mer ke te duash italian amerikan anglez kur vijne ne shqiperi vejne duret ne koke ne nuk zbatojme rregullat semafor i kuq ne futemi parakalojme siper tertuarit i japim makines tape parakalojme nga te na doje qefi dhe si te na teket skane faj autoshkollat kane faj policet e korruptuar qe nuk i bejne gje trapava qe kan zى ble makine se kan ra ne lek e kujtojne se o gamore dhe iken vete dhe faj kane njerezit qe nuk kujdesen per veten e tyre nuk zbatojne rregullat dhe pak faj e ka autoshkolla se dhe aty ka korrupsion
 
me te bo nji pyetje,ku e sheh ti korrupsionin tek autoshkollat?!

cfare korrupsioni mund te bej autoshkolla?
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

me te bo nji pyetje,ku e sheh ti korrupsionin tek autoshkollat?!

cfare korrupsioni mund te bej autoshkolla?

po dhe unte pergjigjem korrupsioni ne autoshkola eshte ti japesh patenten dikujt qe se meriton dhe kjo mos me thua qe nuk ndidh sepse ndosh dhe ne cdo vend te botes jo me ne shqiperi qe per lek shesin baban e vet ;) shembull dikush qe njoh ka mare patenten me lek pa shku fare nese ste mbushet mendja hedhim bast un ne itali paguj 700 euro e mar patenten pa shku fare dhe se sdi ti jap makines :gallate:
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

po dhe unte pergjigjem korrupsioni ne autoshkola eshte ti japesh patenten dikujt qe se meriton dhe kjo mos me thua qe nuk ndidh sepse ndosh dhe ne cdo vend te botes jo me ne shqiperi qe per lek shesin baban e vet ;) shembull dikush qe njoh ka mare patenten me lek pa shku fare nese ste mbushet mendja hedhim bast un ne itali paguj 700 euro e mar patenten pa shku fare dhe se sdi ti jap makines :gallate:

po pse autoshkolla ta jep patenten apo komosionet e drejtorive rajonale ?!

autoshkolla vetem te pergatit per te qene i afte,por marjen ne prova dhe patenten ta jep shteti.
keto qe thua ti mund te ndodhin sic e the vet ne gjith boten,por mgjt njerezit jan te pergjegjshem kur i japin mjetit se kan frike nga ligji,kurse ketu tek ne me lek shkel cdo ligj e cdo rregull.
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

komisioni te jep patenten por komisionit i futet mik instruktori apo jo ? ku kam bere un patenten ne it ska qene 1 dite ne shkolle dhe instrutori me ka bere tezen e provimit me shkrim sepse njihte komisionin prandaj korrupsion ka kudo fajin per cfare ndodh ne al e ka korrupsioni dhe njerezit qe nuk rrespektojne asgje
 
mos i degjo fjalet ,se un nuk kam asnje mundesi te bej te tilla gjera,dhe kete ta them me siguri 100 %
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

mos i degjo fjalet ,se un nuk kam asnje mundesi te bej te tilla gjera,dhe kete ta them me siguri 100 %

spo them per ty per te tjere dhe sjane fjale eshte realiteti patenten e kam mare sic e kam shpjeguar me lart . po lerme mua se kisha 10 vjet qe bridhja me makine po te tjere qe in me fut marrshin ikin e bejne budalliqe ne rruge :poezi:
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

Eshte per te ardhur keq se si i japin shqipetaret makinave.
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

per mua nuk eshte faji i policeve, as i autoshkollave, eshte faji i njerezve qe nuk jane mesuar me rregulla ne shqiperi..

nuk ka sinjalizime rrugore..nuk ka vija te bardha,semafore,tabela..dhe kur vendosen...se si prishen prap sa hap e mbyll syte...ky esht problemi
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

i lexova me kujdes postimet por vetem fajin e autoshkolles nuk mund tia vesh pasi une personalish mynyren se si e ngase tani dhe mynyren se si e ngava kur thashe praktiken ka nje ndryshim shume te madhe ,dhe jame i bindur se asnjeri nuk e nget makinen ashtu sic e ka bere praktiken per mua nuk e ka fajin autoshkolla.
ne shqiperi une do e krahasoja me indine
infrastruktura eshte per turp
vijezimet mungojne por dhe ku jane asnjehere nuk respektohen
semaforet e kane deshire punen plus qe shume shoferet e rretheve (flas per ne tirane )nuk e kane iden e semaforit
policia e korruptuar por dhe kur jane ne kryqezime harrojne se cfare po bejene dhe ule tabelen muabete ne telefon
shoferat nuk kane kokrren e respektit per koleget ,kembesorin ,zebren, limit e shpejtesis alkoli eshte si normale
behen aksidente me vrasje ne mes te qytetit kur maksimumi i shpejtesi eshte 40 km\ore (ne mos gabohem )qe me kete shpejtesi 10% e shanceve ke te vdesesh
plus dhe njerzit si bageti jane bere
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

edhe zbatimi i ligjit eshte shum i rendesishem,pasi ketu askush nuk don te dije per zbatimin e kodit rrugor,por eshte ne fuqi si kudo ne shqiperi,ligji i xhungles.

se kodi rrugor eshte i shkruar me te gjitha hollesirat dhe parashikon marjen e patentes per shkeljen e vijave te bardha ose semaforit,po puna eshte se kush do e zbatoje!
-Me vjen mire qe shumica mendoni qe nuk jane fajtor auto-shkollat,kjo eshte me se e vertete.I njejti fenomen ndodh edhe ne Maqedoni.Na si instruktor mundohemi ne maksimum ti edukojme brezat e rinj,shoferët e rinj,per sjellje korrekte ne trafik,por kur ato dalin nga duart e tona i harrojne te gjitha.....

-Pra njeri nga faktoret kryesor eshte mosfunksionimi i shtetit juridik,policia rrugore,duhet te zbatoj ligjin me perpikmeri,jo me masa represive por me masa preventive.
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

Ore ne shqiperi esht e kote ti vesh krejt fajin autoshkolles , kur njerzit kan tendezant me i marre patentat me lek nen dore apo nga menyrat nga me te ndryshmet , ne shqiperi gjeja kryesore esht menatileti apo me mire , menyra se si mendohet me i kryer punet e nuk i marrin parasysh aspak cfar mund te ndodhe nga nje mos mesim apo respektim i rregllores, pastaj normal qe dhe shteti ben rolin e tij nga ana tjeter ne mos sistemimin e rrugeve me senjale etj etj etj etj
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

nuk ka sinjalizime rrugore..nuk ka vija te bardha,semafore,tabela..dhe kur vendosen...se si prishen prap sa hap e mbyll syte...ky esht problemi

ore ne bulevard te tiranes ka semafore ka dhe vija te bardha, po pa ik e provvoje cik te kalosh nga njera ane e lanes ne tjetren dhe e shofim kalon dot apo jo.
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

-Me vjen mire qe shumica mendoni qe nuk jane fajtor auto-shkollat,kjo eshte me se e vertete.I njejti fenomen ndodh edhe ne Maqedoni.Na si instruktor mundohemi ne maksimum ti edukojme brezat e rinj,shoferët e rinj,per sjellje korrekte ne trafik,por kur ato dalin nga duart e tona i harrojne te gjitha.....

-Pra njeri nga faktoret kryesor eshte mosfunksionimi i shtetit juridik,policia rrugore,duhet te zbatoj ligjin me perpikmeri,jo me masa represive por me masa preventive.
une sja vej fajin autoshkolles ne asnje menyre dhe me sa kam pare une kursi i makines ne shqiperi eshte nje muaj( te pakten deri para 2 vitesh) dhe i bije te beje cdo dite nje ore me makine mesim.
jashte shqiperie, te pakten ketu ku jam une, oret e praktikes jane vetem 2 jave, e patenta kushton me shtrenjte, po prape s eprape njerezit i zbatojne rregullat si dreqi se ju vjen gjoba pas koke.
po te pane policet ketu, ose kamera, qe kalon me te kuqe, te heqin patenten per 5 vjet dhe ik e merre, plus gjoba qe te bie tulle kokes
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

Rritja e numrit te madh te aksidenteve automobilistike,mos'respektimi i rregullave dhe sinjalistikes rrugore,mungesa e edukates dhe kulturës ne komunikacion,janë një ndër preokupimet e mija,koheve te fundit.
Si i komentoni ju te nderuar forumista keto ''fenomene''?
A duhet auto-shkollat të sanksionohen?Ose eshte faji i policise së trafikut rrugor?

pse ka polici rrugore atje ? hmm e pabesueshme . Lol
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

ne greqi pagova ligjerisht 1100 euro per makine dhe motor kuptohet teori dhe praktike plus 500 euro per te mos me prere ne praktike dhe ju them qe isha shum i pergatitu ,kurse ne shqiperi jam i bindur dhe di plot raste qe mjafton te kete leket klienti dhe patenta i ka shkuar me pare se ai ne shtepi
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

Rritja e numrit te madh te aksidenteve automobilistike,mos'respektimi i rregullave dhe sinjalistikes rrugore,mungesa e edukates dhe kulturës ne komunikacion,janë një ndër preokupimet e mija,koheve te fundit.
Si i komentoni ju te nderuar forumista keto ''fenomene''?
A duhet auto-shkollat të sanksionohen?Ose eshte faji i policise së trafikut rrugor?

Mendoj qe fillimisht u be shume mire qe u rrit koha e trajnimit neper autoshkolla. Me nje muaj kurs, vetem po te lindesh me timon ne dore, del nga autoshkolla i pregatitur, pa dale pastaj tek femrat qe o nene o nene per reflekset e tyre :col:

Shkaku i pare per aksidentet mendoj qe eshte vertete mosrespektimi i sinjalistikes. Studentet e autoshkollave nuk bejne aksidente, maksimumi gervishtin makinat ne parkim. Aksidenti behet kur ke fituar besim te larte tek vetja dhe kete e kryejne shoferat me eksperience.

P.sh ne Tirane eshte kaos, nje shofer qe zbaton rregulloren, i duhet nje dite te rrotullohet ne Tirane veri-jug, dikush qe nuk e zbaton dhe qe sillet si "taksixhi", e kryen rrugen per 30 min.
Njerezit, dmth kembesoret nuk respketojne vizat e bardha, semaforet. Gjithashti X5, apo makinat e tjera me xhama te zinj apo me stop fals policie ne kroskot, gjithashtu shkelin cdo rregull.

Mendoj qe ai sistemi i krediteve per shoferet eshte shume funksional, per cdo kundravajtje te penalizohesh me heqje pikesh, qe te con deri ne heqjen e patentes.

Abuzimi me alkoolin apo droga te tjera, ndikon gjithashtu ne shtimin e numrit te aksidenteve.

Persa i perket autoshkollave, mendoj qe duhet minimizuar ne maksimum korruptimi si ne provimin teorik dhe ate praktik. Te mendojme qe nje gabim ne kete rast nenkupton vdekjen dhe me vdekjen nuk luhet.

Makina ne shpejtesi te caktuar, konsiderohet arme.

Shume teme interesante !
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

po ja fuske kot fare!

un kam autoshkolle,cfaj kam un pse nje nga ish kursantet e mij i cili ka fituar testimin dhe eshte vleresuar i afte per mesimin teorik dhe praktik te drejtimit te mjetit beka aksident?!

le qe faji nuk eshte vetem i personit qe i ndodh,por jane edhe kushtet teknike te rrugeve,trafiku i renduar,momenti e mbi te gjitha fati i keq!

askush nuk e don ti ndodhe.

Ti (jo ti personalisht se nuk u njoh )ke faj se shume qe kane autoshkolla u japin patenten njerezve qe as te lexojne nuk dine, le pastaj te kene lexuar librin e patentes.
Ndaj dhe ka aksidente,se vetem ne Shqiperi shikohet qe te parakalon makina ne kthese....E shume çudira te tjera.
Ndaj dhe filloni te jepni patentat atyre qe e meritojne,se duke i lene faj shtetit nuk zgjidhet gje.
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

Ti (jo ti personalisht se nuk u njoh )ke faj se shume qe kane autoshkolla u japin patenten njerezve qe as te lexojne nuk dine, le pastaj te kene lexuar librin e patentes.
Ndaj dhe ka aksidente,se vetem ne Shqiperi shikohet qe te parakalon makina ne kthese....E shume çudira te tjera.
Ndaj dhe filloni te jepni patentat atyre qe e meritojne,se duke i lene faj shtetit nuk zgjidhet gje.

Patentat nuk i japin autoshkollat. Maksimumi qe mund te bejne autoshkollat, te japin ndo1 certifikate te kryqit te kuq, kur ti kete te fundit nuk e kryen. Por nga ana tjeter, eshte mentaliteti yne "qytetar" qe i nxit. Ne te kundert nje tjeter autoshkolle qe te siguron kete baze te pamerituar, fiton klientelen.

Pastaj instrukturet edhe mund te arrijne te kompromentojne ndo1 inxhinier, por korrupsioni i vertete eshte tek keta te fundit.

Nqs kane nje defekt autoshkollat, jane librat qe perdorin (italishte e shqiperuar ), qe vetem shqip nuk duken. Fiks Fare e trajtoi kete problem disa dite me pare...
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

Rritja e numrit te madh te aksidenteve automobilistike,mos'respektimi i rregullave dhe sinjalistikes rrugore,mungesa e edukates dhe kulturës ne komunikacion,janë një ndër preokupimet e mija,koheve te fundit.
Si i komentoni ju te nderuar forumista keto ''fenomene''?
A duhet auto-shkollat të sanksionohen?Ose eshte faji i policise së trafikut rrugor?
Zbatimi i rregullave te qarkullimit rrugore ka te beje pikerisht me edukaten dhe kulturen e mases se gjere te vendit.
Ne eksperjencen time per disa vite ne Gjermani dhe tani ne Itali, kam pare nje diference te madhe(nuk po hy ne detaje).
Dhe po leme me nje ane Shqiperine ku disa zbresin nga gomari dhe hypin ne makine si drejtues te saje.
Eshte e kote te mesohen rregullat e qarkullimit ne autoshkolle, dhe pastaj ne praktike nuk zbatohen nga asnjeri dhe je i detyruar(ne sh raste) te veprosh me vetedije ne te kunderten e rregullave qe ke mesuar.
Duhet akoma kohe.....

ps. Kemi instruktor ne FV? Sa mire!
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

Tema vertete interesante. Mendoj qe fajin me te madh per aksidentet rrugore jane emigrantet, jo se keto te fundit nuk dine te ngasin makinen, apo nuk kane mare mesimin e duhur nga autoshkollat, por sepse jane mesuar ne nje rregull krejt ndryshe. Moszbatimi i rregullave nga vendasit i çorodit ato qe vijne nga diaspora dhe rezultati - nje aksident tragjik.

Autoshkollat per mendimin tim nuk duhet te fajsohen, praktika te ben perfekte. Nuk e kam kuptuar ate kursin 1-mujor ne Shqiperi, sepse te pakten pa nje vit praktike si nxenese nuk je e zonja ta zoterosh sic duhet makinen. Kjo nuk do te thote qe mesimet te jene me instruktor, jo, mesimet mund te jene me prinder, motra, vellezer, etj. Dhe me pas testet ti japesh atehere kur "je gati". Gjithashtu, nje sistem i mire me duket ky i Anglise, njehere mesohet teoria mire e mire, e me pas ke deri ne dy vjet kohe te mesosh makinen. Pa kuptuar shenjat e trafikut dhe perberesit e motorrit njehere, si pretendon te hipesh ne makine?

Por c'do gje vjen perseri tek "rregulli dhe respektimi i rregullave". Ketu te gjithe e sigurojne makinen sepse nese ta shikojne ne rruge pa siguracion ke £200 gjobe, heqjen e 6 pikeve nga patenta dhe te heqin makinen ne park grumbull makinash ku duhet te paguash £150 + £25 ne dite per sa kohe te jete aty. Ama pa bere siguracion se mer dot makinen dhe pas 2 javesh ta shtypin.
Po shpejtove ne vende ku shpejtesia eshte e matur ke £120 (ose £60 po e pagove brenda 14 ditesh) dhe te heqin 3 pike nga patenta. Hajde mos e paguaj, shkon ne gjykate e madje edhe mund te perfundosh ne burg.

C'ka dua te them, kushton me pak ketu per te zbatuar ligjin, kane frike, ndersa ne Shqiperi nuk pyet njeri per shtet. Ambulance, zjarrfikse, a makine policie, nuk begenis njeri ti liroje rrugen. Por eshte absurde te fajsohen Autoshkollat, te gjithe e dime qe asnje nuk ec sikur ecte kur po mesonte per te ngare makinen dhe kur ishte ne provim per patente. Shoferi eshte zanat i veshtire, duhet patur kujdes se ne momentin kur te hyn vetja ne qejf nga konfidenca e tepert - atehere e peson.
 
Zyrtarët e patentave të filmuar, duke marrë ryshfet

Prokuroria: Hetimi i operacionit "Gërshërët e ligjit" filloi pas denoncimit të "Fiks Fare"

Tre zyrtarët e patentave, të arrestuar dy ditë më parë në Tiranë janë filmuar duke marrë ryshfet. Njësia antikorrupsion në akuzën e kryeqytetit tha dje se hetimi për operacionin "Gërshërët e ligjit" filloi në muajin janar të këtij viti, pas denoncimit të një qytetari. Të dyshuarit, për një periudhë tremujore, janë mbajtur nën vëzhgim. "Pas denoncimit, rasti në fjalë është kopsitur dhe gjatë hetimeve kanë dalë dhjetëra raste të tjera, ku të arrestuarit kanë marrë dokumente të qytetarëve të ndryshëm kundrejt të hollave", thanë burimet nga policia, të cilat saktësojnë se patentë merrnin personat që paguanin, ndërsa ata që nuk paguanin nuk fitonin. Mësohet se zyrtarët e patentave janë arrestuar duke ngrënë drekë, pas marrjes së lekëve nga i infiltruari i prokurorisë. "Prova më të forta që sollën arrestimin e zyrtarëve janë përgjimet, ndërsa ka pamje filmike dhe fotografi. Për çdo kursant, përveç pagesës 30 mijë lekë, merrnin edhe 35 mijë lekë të tjera në formën e ryshfeteve", thanë hetuesit e çështjes.

Hetimet pas "Fiks Fare"

Prokuroria e Tiranës tha dje se hetimet për zyrtarët e patentave kanë filluar edhe pas një indicie të marrë nga emisioni investigativ "Fiks Fare" në "Top Channel". Disa zyrtarë të patentave kanë lëshuar një dëshmi për drejtim automjeti me emrin e themeluesit së Tiranës, Sulejman Pasha. Gazetari ka arritur, kundrejt një pagese, të marrë patentën e rregullt. Fiksi ka arritur të pajisë me patentë ndërkombëtare edhe ish-kampionin e botës në Formula 1, Fernando Alonso. Nxjerrja e këtyre patentave ishte mjaft e thjeshtë. Gazetarët e "Fiksit" shkuan në disa autoshkolla. Në njërën prej tyre gjetën edhe një sekser, i cili merrte përsipër nxjerrjen e patentave për drejtim makine pa u paraqitur fare në provim dhe pa bërë asnjë ditë kurs. Gjatë bisedës me sekserin, u mësuan edhe çmimet e tregut, kuptohet me pagesa që bëhen nën dorë. 70 mijë lekë të reja kushton nxjerrja e një patente për një person, i cili nuk bën asnjë ditë kurs, por duhet të paraqitet në provim. Paraqitja në provim është sa për sy e faqe, sepse çfarëdo që të shkruajë në fletën e provimit, patentën e ka të marrë. Por nëse preferon të mos paraqitet fare në kurs, i duhet të paguajë më shumë për të marrë patentën. Dhe për këtë nevojiten 100 mijë lekë të reja.

"Gërshërët e ligjit"

Operacioni i koduar "Gërshërët e ligjit" realizoi arrestimin në flagrancë të 5 personave. Sipas policisë, këta persona akuzohen për "korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", "korrupsion pasiv dhe aktiv në sektorin privat" etj. "Konkretisht, në prangat e policisë përfunduan dy anëtarë të komisionit të marrjes në prova për leje drejtimi mjeti, pranë Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, një pronar autoshkollash dhe dy instruktorë teorie e praktike pranë autoshkollave", deklaroi policia e kryeqytetit. Sipas tyre, dy anëtarët e komisionit janë Emiljano Kahu dhe Sokol Breca. Ndërkohë, të arrestuarit Jonus Meshi dhe Qazim Hoxha ishin me detyrë instruktorë teorie dhe praktike pranë autoshkollës "Univers-Vip". Gjithashtu, policia arrestoi edhe Kadri Dajçin, me detyrë punonjës policie në sektorin e rendit dhe sigurisë publike në Drejtorinë e Policisë Tiranë, i cili ishte bashkëpronar në autoshkollën "Univers-Vip".

Precedenti

Prokuroria dërgoi në gjykatë tri autoshkolla

"Fiks Fare" filmoi falsifikimet e "Majestik, "Selimi" dhe "Nokia"

Tri autoshkolla, të cilat operonin aktivitetin e tyre duke bërë falsifikime të ndryshme, kanë shkuar në gjykatë. Prokuroria e Tiranës, pasi ka shqyrtuar materialin dhe bërë hetimet përkatëse, ka nisur kërkesën për gjykim për autoshkollat "Majestik", "Nokia" dhe "Selimi". Të tri këto autoshkolla janë hetuar, falë punës investigative të gazetarëve të emisionit "Fiks Fare" në "Top Channel". Sipas prokurorisë, tri autoshkollat janë hetuar për veprën penale të korrupsionit pasiv në sektorin privat, parashikuar nga neni 164 i Kodit. Gjithçka ka nisur kur gazetarët e "Fiks Fare" siguruan prova të falsifikimeve që bënin drejtuesit e këtyre autoshkollave. Ata jepnin dëshminë e aftësisë për drejtim të automjeteve edhe personave që nuk bënin fare një kurs të tillë autoshkolle, duke iu siguruar edhe dokumente të falsifikuara. Ky skandal është bërë objekt i njëpasnjëshëm i emisionit "Fiks Fare". Ku pas saj reagoi Drejtoria e Transporteve, e cila pezulloi licencat e tri autoshkollave deri në zbardhjen e plotë të hetimeve. Prokuroria konstatoi elemente të veprës penale dhe pas hetimeve, dosjet ia kaloi gjykatës për të dhënë verdiktin përfundimtar.

G.Shqip
 
O sa mirë me qenë shqiptar

Nga Altin Metaj​

Tani ka një arsye më shumë që të jesh shqiptar. Të gjithë duhet të krenohemi dhe të mbajmë moralin lart. Që nga kjo javë ish-kampioni i botës në Formula 1, Fernando Alonso, është pajisur me patentë shqiptare kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky është një lajm i mrekullueshëm. Mirë bën që ia dhanë, do thoni ju, bravo qeverisë që e mendoi një gjë të tillë. Por jo, fatkeqësisht nuk ia dha qeveria, por kanë qënë gazetarët e "Fiks Fare" ata që kanë pajisur me leje qarkullimi ndërkombëtare dhe kombëtare ish-kampionin e botës në Formula 1. Nxjerrja e kësaj patente ishte mjaft e thjeshtë. Gazetarët e "Fiks"-it shkuan në disa autoshkolla. Në njërën prej tyre gjetën edhe një sekser, i cili merrte përsipër nxjerrjen e patentave për drejtim makine pa u paraqitur fare në provim dhe pa bërë asnjë ditë kurs. Alonso është ai, për çfarë i duhet shkolla?! Gjatë bisedës me sekserin, u mësuan edhe çmimet e tregut, kuptohet me pagesa që bëhen nën dorë. 70 mijë lekë të reja kushton nxjerrja e një patente për një person, i cili nuk bën asnjë ditë kurs, por duhet të paraqitet në provim. Paraqitja në provim është sa për sy e faqe, sepse çfarëdo që të shkruajë në fletën e provimit, patentën e ka të marrë. Por nëse preferon të mos paraqitet fare në kurs, i duhet të paguajë më shumë për të marrë patentën. Dhe për këtë nevojiten 100 mijë lekë të reja. Sekseri merr përsipër nxjerrjen e patentës në të dyja variantet. Sigurisht, nëse je në gjendje të paguash.

Patenta që "Fiks Fare" i nxori Fernando Alonsos përmban fotografinë e tij, por me gjeneralitete të tjera. Vendlindja e tij është Gjirokastra. Alonso është 27 vjeç. Bashkia e Gjirokastrës duhet ta shpall Alonson “Shofer Nderi” të qytetit.
Apo mos të lodhen ata të Bashkisë, le ta çojë Fiksi deri në fund, e nisi që e nisi.

Tribuna
 
Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat

Tani ne behar me rritjen e fluksit te automjeteve ketej rruga rendohet shume,te gjithe per plazh nga te dyja korsite,ca do bej dhe polici i trafikut,digjet freksioni te kenaq era.Emigrantet qe vijne ketej i respektojne rregullat sipas shtetit qe jane mesuar po ne ketej sado qe kemi bere praktike e kemi marr patente me pike max asnjehere sveme rripin e sigurimit,sndezim sinjalistiken,kur ndalon shteti naten e as e merr mundimin te ndezesh driten brenda gjera kshu.Shpesh ndodhin aksidente me pasoje edhe lendimin e personave,deri diku sinjalistika eshte ne meshire te fatit por jane dhe njerzit ata qe si respektojne sidomos kur makinat kane perparesi te kalojne e nisin perplasjet e si pasoje bllokimi i rruges sa te vij shteti sa te behen vijezimet me pak fjale po ke per te vajt ne plazh ne oren 10 nisu nga shtepia qe ne 6 pa cerek
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top