Rregullat gjatë pastrimit të dhëmbëve

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Rregullat gjatë pastrimit të dhëmbëve

Mënyra më e mirë dhe e pazëvendësueshme për higjienën oralë është pastrimi mekanik i dhëmbëve më anë të brushës!Prof. Ass. Dr. Agim B. Begzati
Për mirëmbajtje të mirë dhe korrekte është e domosdoshme që t'u përmbahemi disa rregullave:
1. Pastrimi i dhëmbëve
• pas çdo shujte (2 deri 3 herë në ditë),
• çdo herë dhe menjëherë pas konsumimit të ëmbëlsirave
• gjithsesi çdo herë para gjumit
• e pastrimit, së paku 2 minuta

2. Zgjedhja e brushës me kokë të vogël dhe fije sintetike.
3. Gjithmonë përdoreni pastën me fluor dhe mos e shpërlani gojën pas pastrimit.
4. Ndërroni brushën tuaj çdo 3 deri katër muaj.
5. Nuk ka brushë familjare! اdo anëtarë i familjes duhet ta ketë brushën e vet.
Nëse nuk keni brushë apo pastë, shpërlani gojën me ujë apo çamçakëz pa sheqer (sugar-free). Një copë djathë është po ashtu e mirë pas ushqimit, meqë ka rol mbrojtës (por kjo nuk është zëvendësim për pastrimin e dhëmbëve!). Për fëmijët nën moshën 6*vjeçare, ekzistojnë pasta të veçanta për fëmijë me më pak fluor. Nga mosha 6-vjeçare e tutje, duhet përdorur pasta normale për të rritur me fluor.
Prindërit duhet të kujdesen për fëmijët e tyre që t'i pastrojnë dhëmbët rregullisht.
Teknika e pastrimit të dhëmbëve
Janë disa metoda (teknika) për pastrimin e dhëmbëve, por varet se cilat i preferojnë dhe i propozojnë autorët e ndryshëm.
Metoda sipas Stilmanit konsiston në vendosje të brushës në kënd prej 45° në qafën e dhëmbit 2 mm mbi gingivë, në mënyrë që të bëhet edhe masazhi i gingivës, ndërsa autori Bass preferon që fijet e brushës të vendosen edhe në sulkusin gingival dhe në hapësirën interdentale, por pa presion. Më pastaj bëhen lëvizje të lehta poshtë-lart (për nofullën e poshtme) ose lartë-poshtë (për nofullën e sipërme). Sipërfaqja kafshuese pastrohet në atë mënyrë që brusha vendoset në kënd të drejtë me sipërfaqen e dhëmbëve, kështu që pastrimi i tyre të bëhet me lëvizje prapa-para. Duhet theksuar se çdo pjesë e vargut të dhëmbëve duhet të pastrohet së paku 10-15 sekonda, ndërsa e gjithë procedura e pastrimit të dhëmbëve të zgjasë 2 deri 3 minuta.
Shiko fotografinë 1726529
Brushat për dhëmbë

Funksioni kryesor i brushës së dhëmbëve është mënjanimi mekanik i materieve të ndryshme nga sipërfaqet e dhëmbëve: depozitimeve të buta, mbetjeve të ushqimit, baktereve. Në këtë mënyrë pengohet formimi i pllakut dental, si faktor kryesor për shkaktimin e kariesit dhe të parodontopatisë.
Gjatë zgjedhjes së brushës duhet të merren parasysh këto veti:
Madhësia - varet prej moshës dhe madhësisë së gojës, dhe nënkuptohet se te fëmijët e vegjël preferohen brushat që e kanë kokën e vogël. Preferohet që koka e brushës të mos jetë më e madhe se 3 cm.
Shiko fotografinë 1726530
Cilësia e fijeve. - Brushat mund të jenë të ndërtuara nga fijet natyrore dhe sintetike. Fijet natyrore nuk preferohen për shkak të mundësisë së grumbullimit të baktereve në kanalin e tyre, po ashtu sipërfaqen e jashtme dhe majën nuk e kanë të lëmuar. Për pastrim të dhëmbëve janë më të preferuara brushat, që janë të ndërtuara nga fijet sintetike, ndërsa maja e fijes është e rrumbullakësuar dhe e lëmuar.
Te fëmijët që posa fillojnë t'i pastrojnë dhëmbët, preferohet që të përdoret brusha me fije tejet të buta.
Funksionaliteti. - Brushën pas përdorimit duhet pastruar mirë dhe duhet mbrojtur nga kontaminimi dhe pluhuri. Para përdorimit brusha duhet të jetë e tharë, për këtë arsye është mirë që të përdoren dy-tri brusha sipas renditjes. Nëse dyshohet që brusha juaj është përdorur nga dikush tjetër, hidheni atë, nëse brushës i bien fijet, gjithashtu duhet ndërruar. Mos e përdorni brushën më shumë se dy-tre muaj.
Brusha elektrike
Preferohet për pastrimin e dhëmbëve te fëmijët me dëmtime të sistemit motorik të ekstremiteteve të sipërme. Karakteristikat e brushës elektrike:
1. Brusha elektrike nuk pastron më shpejt se ajo e dorës.
2. Gjatë pastrimit të sipërfaqeve të jashtme të dhëmbëve duhet bërë lëvizje të vogla rrethore.
3. I rrituri që mëson fëmijën e paaftë ose ndonjë të rritur me dëmtime të sistemit motorik, mund ta bëjë këtë më së miri me brushë elektrike.
Rrëmojësja dhe peri dental
Rrëmojësja përdoret për t'i larguar pjesët e mbetura të ushqimit ndërmjet dhëmbëve. Ajo i pastron ato hapësira ku brusha nuk mund të hyjë, në mënyrë që të largohen depozitimet e buta.
Te fëmijët e vegjël nuk preferohet, pasi që gjatë manipulimit të pakujdesshëm të saj, mund të lëndohen.
Për moshat më të rritura preferohet edhe përdorimi i perit dental, i cili kërkon kohë dhe mundim më të madh për të mësuar përdorimin e tij.
Preferohet që të përdoret një herë në ditë (në mbrëmje), kur të pastrohen dhëmbët para gjumit.
■ Merret rreth 50 deri 80 cm të perit dental.
■ Në fillim mund të ketë gjakderdhje dhe pak dhimbje. Por pas disa javëve ndalen gjakderdhja dhe dhimbja.
Shiko fotografinë 1726531
A ka ndonjë përjashtim kur nuk duhet pastruar dhëmbët menjëherë pas ushqimit?
Pas konsumimit të pemëve që përmbajnë acid (p.sh. portokaj, kivi, mollë) ose sallata me uthull, nuk preferohet larja e menjëhershme e dhëmbëve pas ngrënies, për arsye se acidi i shtresuar në sipërfaqe të smaltit, gjatë fërkimit të brushës në sipërfaqe të dhëmbit, shkakton demineraliziminn e tij. Në këto raste, më mirë është që të shpërlahet goja me ujë dhe të pritet 30 minuta dhe pastaj mund të pastrohen dhëmbët me brushë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top