Rregullat e panjohura gjatë marrjes së antibiotikëve

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shumë prej nesh janë të njohur me rregullat më të rëndësishme me rastin e marrjes së antibiotikëve, siç janë: të mos merren antibiotikët kur nuk janë të domosdoshëm; kur të merret antibiotiku duhet marrë deri në fund dhe jo të ndërpritet kur personi fillon të ndjehet më mirë. Mirëpo, ekzistojnë edhe rregulla të tjera të cilat shumë prej nesh nuk i dinë. Marrja në mënyrë jo të rregullt mund të shkaktojë efikasitet jo të mjaftueshëm apo që personi të zhvillojë infeksion që është rezistues ndaj antibiotikëve. Për këtë arsye, është e nevojshme që të merren ilaçet si duhet. Reagimi i antibiotikëve me ushqimin, ilaçet e tjera që i marrim apo me vitaminat, mundet në mënyrë dramatike që të ndikojë në aftësinë e organizmit që të absorbojë antibiotikun. Për shkak të kësaj, personi mund të marrë dozë më të vogël të ilaçit se sa që është përshkruar, e cila nuk është e aftë që të vrasë bakteret dhe me këtë të ndalë infeksionin. Marrja e duhur e antibiotikëve, kohë pas kohe mund të jetë e komplikuar dhe kjo në rend të parë ka të bëjë me gjeneratën e vjetër të ilaçeve, të cilat merren çdo 6 apo 8 orë, në stomak të zbrazët, çka nënkupton 3-4 herë brenda 24 orëve. Kohë pas kohe duhet mbajtur në mend që ilaçi të merret një orë para ushqimit, apo dy orë pas ushqimit, çka është mjaft hetuese. Nëse p.sh., ilaçi merret në stomak gjysmë të mbushur, organizmi do ta absorbojë gjysmën, apo një

të katërtën e komponentës aktive në ilaç, gjë që është e pamjaftueshme. Në këtë mënyrë, personi merr sasi të pamjaftueshme të ilaçit, nën dozën e përshkruar. Me këtë, është i rritur rreziku nga zhvillimi i rezistencës së baktereve. Gjenerata e re e antibiotikëve, më së shpeshti merret njëherë në 24 orë, kështu që mundësia e marrjes jo të rregullt, ndjeshëm është e zvogëluar. Si do që të jetë, para se të filloni të merrni antibiotikun, detajisht pyeteni farmacistin se si ta përdorni atë në mënyrë të duhur dhe nëse ekziston mundësia e ndër-reagimit me ilaçet e tjera që i merrni rregullisht. KS
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top