Rrally Albania: Larg politikës, me shpejtësi dhe korrektësi

cent

...Lontano
timthumb.php

-Rrally Albania ka filluar të organizojë gara që në vitin 2006. Sot, numërohen nëntë edicione dhe tani në Rrally Albania ka më shumë se 10 pilotë shqiptarë dhe më shumë se 20 vende të huaja që garojnë me pilotët e tyre. Në edicionin e nëntë të Rally Albania, marrin pjesë 130 garues nga 24 shtete të ndryshme të botës. Dita e djeshme ishte dita e katërt e Rally Albania. Garuesit lëvizën nga Pogradeci drejt Voskopojës në një itinerar prej 217 kilometrash. Ndërkohë që, në 8 ditë, deri në datën 14 qershor kur do të jepen edhe çmimet, do të përshkruhen në Shqipëri gati 1750 kilometra. Duket se këtë vit, stafi i Rally Albania është shumë i kënaqur me pjesëmarrjen dhe me mënyrën sesi po prezantohet gara, ndërkohë që nuk janë shënuar incidente. Nuk bëhet fjalë fare për aksidente. Vendi ynë ka një potencial të madh në organizimin e këtyre garave automobilistike. Dhe kudo që kanë shkuar, pilotët tanë kanë reklamuar edhe Rrally- n që ofron Shqipëria. Për më tepër “Shekulli” ka intervistuar një nga emrat më të njohur të Rrally në Shqipëri, Edvin Kasimatin, djalin e “çmendur pas makinave dhe motorëve. Edvin Kasimati, drejtues i Rally Albania, komenton për gazetën “Shekulli” motivet që e kanë shtyrë në organizimin e kësaj gare, por edhe kompeticionin mes motorëve, makinave dhe quadëve në garë. Ai na tregon se niveli që këta të huaj sjellin në Rrallyn shqiptar i bën pilotët tanë të përgatiten akoma edhe më mirë. Në këtë mënyrë, edhe ai ka dëshirë më të madhe për të garuar.

timthumb.php


Edvin, cili është qëllimi i kësaj gare? Si bëhet organizimi i 9 saj?

ثshtë një garë sportive, off road. ثshtë e ndarë në tre kategori: makina, motorë dhe quad. Padyshim që, brenda saj ka elementin shpejtësi dhe korrektësi, sidomos në zbatimin e orareve dhe roadbook-ut, i cili përgatitet nga ne shumë kohë para garës. Për të gjithë lexuesit tuaj më duhet të them se ky është edicioni i nëntë i Rally Albania dhe këtë vit, garojnë mbi 130 pilotë nga 24 vende të ndryshme të botës. Këtë vit për herë të parë ka edhe vende të reja që kanë sjellë garuesit e tyre, jo në sensin e organizimit nga shteti, por nga ato që janë dëgjuar për garën. Psh, Estonia, Finlanda, Danimarka, kanë përfaqësues për herë të parë në garën Rally Albania, ndërkohë që në konkurrimin e këtij viti, ka nga Anglia, Greqia, Italia, Gjermania, Republika Ceke, Australia, Sllovakia etj. Janë mbi 1750 kilometra që për 8 ditë gjithë këta pilotë do t’i kalojnë pothuajse në gjithë Shqipërinë. Dhe për ne, stafin organi- zator të garës Rally Albania, çështjet e organizimit të garës, emrit të mirë të saj, por edhe Shqipërisë, të jenë shumë pozitive. Sepse jemi një staf profesional, me njerëz energjikë, që garat i kanë pasion, ashtu sikurse edhe dëshirë për të bërë një gjë ndryshe në një vend që s’duhet të merret vetëm me politikë.

timthumb.php


Pse vijnë gjithë këta garues? Eshtë kjo një garë ndërkombëtare?

Një garë ndërkombëtare nuk e bëjnë letrat, por pjesëmarrja në të e pothuajse të gjithë shteteve. Ka disa arsye që zgjidhet gara Rally Albania në Shqipëri. Unë që flas me pilotët dhe që kam diskutuar me ta, më kanë rrëfyer se një ndër arsyet është terreni shqiptar. Ne kemi zona që as vetë ne shqiptarët nuk i kemi parë apo nuk i kemi shëtitur. ثshtë shumë i vështirë dhe plot surpriza relievi jonë. Në një moment, mund të jesh në majë të malit, por aty takohesh me një luginë, lum, apo edhe detin. Sot, për shembull, isha duke folur me grupin e pilotëve nga Danimarka në përfundim të ditës së katërt të garës, dhe më duhet të them, se më treguan se në Shqipëri kanë parë aq shumë gurë sa nuk kanë parë gjithë jetën e tyre.

Turizmi

Garat Rrally, një mundësi e mirë për turizmin tonë


Shumë prej atyre që vijnë njëherë në garën Rally Albania, kthehen e rikthehen edhe njëherë. Por megjithatë, pranë stafit të Rally Albania janë atashuar tre gazetarë e fotografë ndërkombëtare, dhe më duhet të them e të pranoj, se kjo garë, më shumë impakt ka në revistat e gazetat sportive në botë, apo edhe në website të ndryshme ndërkombëtare, sesa në Shqipëri. Në përfundim të garës pilotët hyjnë në blogje të ndryshme, apo edhe në rrjetet sociale, komentojnë, thonë të mirat e sigurisht edhe defektet e garës në Shqipëri. Fakti që kthehen e rikthehen, do të thotë se ata e pëlqejnë terrenin dhe surprizat në Shqipëri. Kjo është një mundësi shumë më e mirë për të folur për vendin tonë.

Këta pilotë,, dhe janë me qindra që kanë ardhur për 9 vite me radhë, mund të jenë vërtet ambasadorët e Shqipërisë nëpër botë. Ndërkohë, këtë vit, më duhet të them se kemi pasur edhe shumë kufizime- në pranimin e numrit të garuesve, duke kërkuar gjithmonë profesionistët.

Pa lekë

Mungon mbështetja, mungon promovimi


Kjo është një mënyrë e mirë për të promovuar turizmin. Shumë nga garuesit kthehen gjatë stinës së verës për të kaluar pushimet e verës. Kjo ka ndodhur edhe vitin e kaluar në Dhërmi, apo eksperienca në Valbonë e Razmë gjatë viteve të shkuara, apo edhe Voskopoja. Sigurisht që, ndonjëherë, edhe mund t’i kenë kthyer sytë nga gara për ta mbështetur, por duhet thënë se këtë vit, nuk ka pasur asnjë mbështetje. Të shpresojmë që institucionet që merren me sportet e me promovimin e turizmit, ta shohin edhe këtë garë, si një mënyrë e mundësi të tillë për të promovuar vendin tonë, vlerat e Shqipërisë, turizëm, kulinari, mirësjellje, por edhe traditë, mikpritje e respekt.

Renti ka më shumë kupa se vite moshë

Rentian Sina, një djalë relativisht i ri për suksesin që ka. Ai është kampioni absolut i Rrally Albania dhe i vetmi shqiptar që ka marrë pjesë në një aktivitet si “Dresden Breslau”. Ky aktivitet zhvillohet çdo vit në Gjermani dhe është aktiviteti i dytë për nga rëndësia, pas garave “Dakar”. Garat Rrally Albania që kanë filluar të organizohen që në vitin 2006 e kanë nxjerrë atë disa herë fitues. Vetëm në vitin 2011, ai nuk mundi të rrëmbente kupën e kampionit të Shqipërisë. Dhe kjo, jo sepse ai nuk mundi, por sepse ai ndodhej në garën e madhe të Gjermanisë. ثshtë i vetmi shqiptar që ka garuar disa herë në Bullgari, Kroaci, Greqi, Maqedoni dhe Gjermani. Dhe gjithnjë ka qenë pjesë e podiumit të fituesve. Zotëron më shumë se 55 kupa. “Diçka më shumë se 55, por do t’i dyfishoj.” Dhe ka të drejtë të ndihet kampion. Ai duket se është kthyer në një makth për pilotët e makinave 4X4 në Shqipëri. Sepse ai rrëmben çdo kupë që i ofron ky vend. Renti është 26 vjeç. Udhëtimet e tij, rrallëherë, qëllojnë të jenë të qeta dhe pa rreziqe. Ato janë shëtitje ekstreme, shëtitje nga ato ku makina të mbushet me ujë dhe baltë. “Pothuajse asnjëherë nuk shkoj në shtëpi i pastër. Unë nuk jam nga ata djemtë e mirë që nuk i hapin punë mamit”, na thotë Renti. Po përtej të gjitha rreziqeve, shpenzimeve, kohës së harxhuar, mundit apo netëve pa gjumë, ai vazhdon ende të shëtisë me një makinë kaba të madhe dhe aspak elegante. Përtej të gjitha vështirësive, që mund të kalojë ai dhe makina, Renti përsëri do ta drejtojë makinën drejt llucit dhe baltës. Fatmirësisht, nuk ka bërë asnjë aksident që t’i shkaktojë plagë të dukshme, deri tani. Sepse Renti nuk është i çmendur pas shpejtësisë. “Të gjithë ata që mendojnë se Rrally është të ecësh me shpejtësi, gabohen. Rrally është thjesht të ngasësh një makinë apo motor jashtë asfaltit. Duhet shumë teknikë për t’u përballuar me një terren të vështirë”, na thotë ai. Shpenzon qindra mijëra euro për makinat që ka në shtëpi. Zbulon se vetëm në garën e Gjermanisë ka shpenzuar 25.000 euro.

Më shumë se sa pilotë

Nuk janë vetëm pilotët garues që hyjnë e marrin pjesë në garë. Po të shohësh grupin e ardhur nga Holanda, do të shohësh që stafi ndihmës i pilotëve, është shumë herë më i madh sesa vetë pilotët. Pra, ata që marrin pjesë në këtë garë, janë më shumë sesa vetë pilotët dhe në mënyrë më të përmbledhur, stafi i Rrally Albania ka prenotuar për gati 300 persona asistencë.

Edhe këtë vit, pa aksidente

Kushdo nga garuesit ka lënë një punë në vendin e vet për të marrë pjesë në garë e për të shprehur në çdo rast pasionin e tyre. Fatmirësisht, nuk kemi incidente të mëdha të regjistruara këtë vit, sepse nuk janë pranuar amatorë, sipas Edvin Kasimatit, organizatorit të kësaj gare. Gjëra të vogla mund të ketë, por kjo, jo për shkak të organizimit. Ka nga ata që e marrin për qejf këtë garë dhe nuk mendojnë në çdo minutë se terreni është ndonjëherë i vështirë.

Përfitim financiar

“Me ardhjen e pilotëve të huaj, vendi ynë ka përfituar materialisht. Unë nuk jam përpjekur të bëj këtë gjë, por jam përpjekur të sjell në Shqipëri pilotë me të cilët konkurrenca bëhet më e fortë. Ka nga ata që vijnë çdo vit, ndoshta edhe sepse i pëlqen që ta shëtisin Shqipërinë”, na thotë Renti Sina, një nga pilotët e kësaj gare.

Itenirari këtë vit

Gara ndryshe nga vitet e tjera nisi nga qyteti I Durrësit dhe duhet të falënderojmë bashkinë Durrës për mbështetjen që na dha në hapjen e ceremonisë. Më pas, në tetë ditë, pilotët kanë parë malet e Peshkopisë, Matit, kemi zbritur në Pogradec, më pas treguam Dardhën e Voskopojën. Do të kthemi për të përfunduar këtë garë në një ceremoni në 14 qershor në qytetin e Durrësit, aty ku do të ndahen edhe çmimet e fituesve për të tre kategoritë.
/Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top