Rraca shqiptare, trashegimtaret e abelit

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Alban Guri

Kjo është pema e gjuhëve indo-europiane e ndërtuar ne vitin 1974 nga Instituti i Gjuhëve në Suedi dhe botuar më 1975 në : “Webster’s New Twentieth Century Dictionary, Unabridged Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World Publishing Co., Inc., 1975”. Siç shihet, gjuha më e vjetër është SHQIPJA.
Një pemë të ngjashme botoi gjatë viteve 1985-1999 edhe historiani arbëresh (arvanitas) Aristidh Kola në Greqi.

Images.jpg

DODONA PELLAZGJIKE…
303659_2412010578416_111476401_n.jpg


Këtu paraqitet udhëtimi i Noës, pas përmbytjes universale, nga Teba për në Malin e Tomorrit
dhe pjesa tjetër ndaloi në malin Ararat, ne Armeni.
(shpjegimi jepet me poshtë… vazhdo leximin)
SHQIPTARثT JO VETثM JANث PELLAZGث, POR DIKUR
ZOTثRONIN PJESثN Mث Tث MADHE Tث JUGUT Tث EUROPثSArgumentet filologjike të zotit Fornander, na kujtojnë fuqishëm ato me të cilat M. Benloew tregoi së fundi (libri “Greqia para grekëve” / La Grèce avant les Grecs) se shqiptarët jo vetëm janë pellazgë, por se pellazgët dikur zotëronin pjesën më të madhe të jugut të Europës dhe një pjesë të mirë të së Azisë Lindore.

————————————-
Mr. Fornander’s philological arguments strongly remind us of those by which M. Benloew lately demonstrated (La Grèce avant les Grecs) not only that the Albanians are Pelasgians, but that the Pelasgians once held most of the South of Europe and a good deal of East of Asia.Titulli: The Saturday review of politics, literature, science and art, Volume 45
Autori: John Douglas Cook, Philip Harwood, Walter Herries Pollock, Frank Harris, Harold Hodge
Botues: J.W. Parker and Son, 1878

pellazget-shqiptaret.jpg



EPOKA PELLAZGJIKE ISHTE EPOKA E ARTث, NISUR NGA PROVAT SHQIPTARثT JANث PELLAZGث Tث MBIJETUARPoetët grekë kanë përcjellë gojëdhënën, se epoka pellazgjike ishte një epokë paqësore, Epoka e Artë: gjë që ka mundësi të jetë vajtimi i pellazgëv

e të mbijetuar, se ajo ishte një “Epokë e Artë” për ta, derisa shpërthyen grekët. Shenjtorja e tyre kombëtare në korijet e Dodonës në Epir e ruajti prestigjin e saj në kohët greke. Legjenda greke tregon gjithashtu se njerëzit më të hershëm të Argosit ishin pellazgët. Odiseja, gjatë ditëve të luftës së Trojës, i jep pellazgët si një prej popullsive të përziera të Kretës (Shih 58-a). Nisur nga tiparet me vazhdimësi të varreve, të arkitekturës dhe të zakoneve në Iliri e Shqipëri, vitet e fundit, është sugjeruar se shqiptarët janë pellazgë të mbijetuar.
*Foto: Shqiponje bronzi gjetur ne Dodona,(muzeu i Janines)
mendohet te jete e nga nje statuje e Zeusit

———————————————–
Greek poets have transmitted the tradition that the Pelasgian age was a peaceful, Golden Age: which is probably the complaint of surviving Pelasgi that it was a “Golden age” for them, till the Greeks broke in. Their national sanctuary in the groves of Dodona in Epirus maintained its prestige in Greek times. Greek legend also makes the earliest people of Argos to have been Pelasgi. The Odyssey makes the Pelasgi one of the mingled peoples of Crete (See 58-a) in Trojan war days. From persisting features of tomb and architecture and customs in Illyria and Albania, in recent years, the suggestion has been made that the Albanians are surviving Pelasgi.Titulli: Ancient oriental history: new light on the Old Testament, some factors shaping ancient Palestine, Edition 2
Autori: Allen Howard Godbey
Redaktor: Wallace I. Wolverton
Botues: J.S. Swift Co., Inc., 1934

- HERKULI PELLAZGJIK -RETZIUS: KAFKA E HERKULIT TREGON TIPARE PELLAZGJIKE, BRAKICEFALE, ASHTU SI PASARDHثSIT E PELLAZGثVE, SHQIPTARثT
VIHET RE SHUME QARTE EDHE SOT KY TIPAR I SHQIPTARVE.

98_493730240640468_1368125422_n.jpg


Unë i kam futur Helenët në numërimin tim të dolikocefalëve të Europës. Arsyet e mia për këtë janë dhënë

diku tjetër në 1847.* Megjithatë, sipas të gjitha fakteve që kam qenë në gjendje të mbledh, forma dolikocefale nuk i ka përkitur kurrë shumicës së kombit grek, i cili (komb) paraqet, në të kundërt, veti të brakicefalëve. Forma brakicefale i përket sllavëve ortodoksë, si dhe shumicës së Levantinëve (shënim: të krishterët latinë në Perandorinë Otomane) dhe Pellazgëve, shqiptarëve të ditëve të sotme. Në punimin e cituar më parë, kam tërhequr tashmë vëmendjen për faktin se statujat antike të caktuara, të tilla si ato të Apollonit, Venusit dhe të tjerë personazhe nga më fisnikët, i përkasin llojit dolikocefal, ndërsa të tjera, si ato të Jupiterit (shënim: Zeusit) dhe Herculit, janë brakicefale; diferencë e cila rrjedh, pa dyshim, nga diferenca e racave që i përkisnin individët të cilët artisti dëshironte që t’i pasqyronte.

* V. Oefversigt af Kongligka Votensk. Academ. forhandligar, 8 September, 1847Titull: Anual report of the board of regents of the Smithsonian Institution, showing the operations, expenditures, and condition of the institution for the Year 1859
Cituar: Professor Anders Retzius, of the Carolinska Institute, Stokholm
Autor: Smithsonian Institution
Botues: Thomas H. Ford, Printer, Washington, 1860

PIRRO I BIRI I AKILIT !
Sipas Virgjilit, te Eneida, Libri 2, Priami u vra nga Pirroja (i njohur edhe si Neoptolemus), djali i Akilit. Pirroja fillimisht vrau Politin, djalin e Priamit, para syve të këtij të fundit, në altarin e Zeusit. Priami i hedh një ushtë Pirros, por pa e dëmtuar. Pirro mbërthen Priamin dhe e tërheq zvarrë, duke e vrarë edhe këtë në altarin ky vrau të birin.


king_pyrrhus_of_epirus_by_anestakos-d30bku6.jpg

———————————————–
The Sack of Troy–Pyrrhus Killing Priam
Engraved by Pierre Lombart (French, 1612/13–1682 Paris (active Britain))Artist:Designed by Franz Cleyn (German, Rostock 1582–1658 London)
Date: before 1654

540362_505749316105227_401606803_n.jpg


ARTI I DREJTIMIT !

efB7fCDUjQfvv0btj5P6FHkZ0u2jlcB60Vyb20Me8CRTwVP-_Q.jpg

Në qoftë se në shtete filozofët nuk bëhen mbretër ose në qoftë se mbretërit dhe pushtetmbajtësit e tashëm nuk bëhen filozofë të vërtetë dhe të mirë , e në qoftë se këto të dyja pra:- ”Fuqia politike dhe filozofia nuk bëhen një, deri atëherë nuk do të ndalen fatkeqësitë jo vetëm per shtet, por as për fisin njerëzor”
- Platoni-
…………….
BECKER:
ASHTU SI DORIANثT ILIRث Nث GREQI,
DIOKLECIANI ILIR VURI RENDIN Nث PERANDORINث ROMAKE
“CHRISMON” I KONSTANDINIT, SIMBOLI I HEROIT PELLAZG IXION
Akademia Europiane Perëndimore nuk është e interesuar për zbulimin e kontributeve që rrjedhin nga kultura Joniane që e parapriu atë helene, ose për njohjen e shtresave të ulëta që ishin baza e gjithë kësaj dhe që do të bëheshin farishta për krishterimin, e as në gjetjen e ndonjë prejardhje ilire për dorianët. Mendja e Europës Perëndimore lumturohet duke e përmbledhur Greqinë e Epokës së Artë si një ngjarje të izoluar. Kuptimi i mjedisit më të gjerë të ndryshimit, do të sillte shumë ç’rregullsi, lodhje e stërmundim per qarqet e mendimit europjan.

[...]
Perandoria Romake ishte nën kontrollin e ushtrisë e cila zgjodhi si pasardhës të Claudius II, të birin e një fshatari ilir, Domitius Aurelianus. Kjo ndodhi në vitin 270. Ndërmjet viteve 270 dhe 285 perandoria gjendej në kaos, me mbi 20 perandorë të ndryshëm dhe 30 pretendentë të ndryshëm për fronin. Vetëm një prej tyre vdiq nga vdekje natyrale. Prapseprap, Diokleciani arriti të rivendosë rendin. Diokleciani shpuri më tej “Monarkinë Orientale” të nisur nga Aurelianus. Atdheu i Dioklecianit, Dalmacija ose Dalmatia, ishte gjithashtu i krahinës së vjetër ilire. Ai braktisi Romën me lojërat e saj të zhurmshme dhe popullatën e neveritshme për t’a bërë selinë perandorake pak kilometra në jug të Bizantit në Ballkan. Kjo gjë e çoi atë më pranë te “buka e gojës” dhe te tregu i skllevërve, të cilat çonin para perandorinë. Në të vërtetë, Diokleciani, për herë të parë në historinë e Romës, balancoi buxhetin. Ashtu si dorianët ilirë vunë rendin në Greqi një mijë vjet më parë, ashtu edhe Diokleciani ilir tani vuri rendin në Perandorinë Romake. Pasardhësi i Dioklecianit ishte Konstandini.
Konstandini pati një vizion në një ëndërr i cili e urdhëroi që të përdorte një simbol të krishterë, “chrismon”, mbi mburojat e njerëzve të tij para betejës së urës së Mulvian-it në vitin 312. Chrismon është simboli grek për Jezusin. Chrismon shfaqet si një X, shkronja greke “chi”, e kombinuar me shkronjën greke “rho”. “Chi” dhe “rho” janë dy shkronjat e para të fjalës greke që do të thotë “Krisht”. Kjo gjë, me sa duket, pasqyron një konvertim të Iksionit, heroit të vjetër pellazg, i cili u sakrifikua duke u kryqëzuar në akset e një rrote.Titulli: A Modern Theory Of Language Evolution
Autori: Carl J. Becker
Botues: iUniverse, 2004

…………..

-nga alban guri-

PLISAT E BARDHE TE SHQIPTARVE ! PATRIARKANA E DECANIT, I ASHTEQUAJTURI “DJEPI I KISHES SERBE”, ESHTE SHTEPI SHQIPTARESH, NDERTUAR NGA SHQIPTARET!

Plisat e bardhë, plisat e shqiptarve…! Bota akademike naive nuk e di… por ajo Bota e keqe dhe ziliqare, ajo bota e njemije intrigave e prapaskenave, e di mirë dhe është munduar me çdo mjet, me çdo mënyrë që t`i zhdukë… sepse plisat tregojnë, dëshmojnë, trashëgiminë. Plisat tregojnë, dëshmojnë, kush kanë qenë dhe kush janë Barinjt e vërtetë, Trashëgimtarët e Abelit!

417403_4335825597467_1066903370_n.jpg


268680_477077722302849_1414669318_n.jpg


601581_554172157951027_838457491_n.jpg


Burra të skalitur, të lashtë, epik si malet,
me zemër të derdhur në ar, të but porsi dëbora,
ketyre majave kam parë, të heshtur të jetojn.

As kenget, jo as vallet, as nderin e fustanellat,
qëndisur me fije ari,
popuj të tjerë “fatlumë”, jo s`ua vjedhin dot.

Gratë e tyre zana, të bukura të bekuara,
të pastra e të dlira si ujrat e burimeve,
më të hijshme jo nuk i gjen në glob.

Tek i takoj, u jap nderin e merituar,
pastaj dorën nga pak, e fjalën që gjyshrit na mësuan,
dhe të çuditur stepen, e më shohin gjat e gjat.

Po, më vërejn dhe habiten,
se si i “vogël” un, gjej vet shtegun e humbur,
njoh fjalën e përzgjedhur në qindra e qindra shekuj.

Atje po lart në shpate, e po prap në loge e maja,
ata mbi det jetojn.
Askush nuk di të thot përse nuk vijnë teposht…

por un e di dhe lart, tek ta nxitoj të ngjitem,
t`i shoh, t`i ndjek në këngë, në valle e përjetime.
Po po, me ta të rroj! *

Veç tyre askush tjetër, më shumë nuk njeh në botë,
sekretin pse burimet dhe lulet erëmira
dhe uj i freskët, këngët, pse vallë atje burojn*!

Pse njerzit edhe delet,
mbajnë fyej a këmborë…
Pse ngjan bariu i malit, me nje artist Hyjnor*.

Jo jo, askush nuk mund ta dijë,
se atje lart mbi male, shpesh herë zbardhur me borë,
leviz një lumë i rëndë, një oqean i tër, me prijsa shekullorë.

Dhe pse kjo grigja e tyre,
me shumë fytyra e ngjyra,
me plisa e opinga, këndon, gjithmon këndon!

Leviz e shtruar, heshtur,
me simfoni të zgjedhur, grup koresh, blegërimash,
shtegut të çdo mali, në një vallzim përrallor.

Në krye është ai, gjithmon për bes Ai,
që shquhet prej së largu
nga plis i bardhë mbi kokë…

Ai pra është bariu, i vetmi, jetëgjati,
ai është shpëtimtari, që shekujt e nderuan,
çdo gjë të mirë i falën ndaj zë e thur kurorë…

për një liri në paqe, në meditim dhe heshtje,
larg zhurmave plot brejtje,
njeri, njeri të mbetet , i bardh edhe pa njollë

Dhe njerëz quhen thjesht sepse kështu u thonë,
por kur këndojnë, kur ecin, madje kur kuvendojnë,
afrohem e i shoh, tek flasin bukur hollë…

kuptoj se janë të ngjashëm,
po po, më ngjajnë me Zotin,
të heshtur, hijerëndë, me plisa përmbi kokë,

-alban guri-

521642_10200909179430504_63975909_n.jpg


SEPSE HISTORIA E SHQIPTARVE FILLON ME…:

DODONA PELLAZGJIKE !

303659_2412010578416_111476401_n.jpg


S’ka dyshim,historia është shkenca lëvruese e cila regjistron të kaluarën tonë,shpesh herë priret të ceki ngjarje të caktuara ku aktor e protagonist janë personazhet njerëzor,civilizimet e qyteterimet e ndryshme,lindjet,lulëzimet dhe rrënimet e tyre,por disi ndryshe do doja ta nisja këtë shkrim.Vëmendja kësaj here shkon tek historiku i një peme fisnike që e ka emrin “Lis”, e pse do të thoni ju…?! sepse kjo pemë dëshifron kodet e lidhura ngushtë me të kaluarën dhe gjurmët e qytetërimit tonë, pokështu mundëson ringjalljen e disa hallkave të harruara e të lëna pas dore, si lindja e gërshetimi i qytetërimitPellazgo-Ilir.Të dhënat e kahmoçme dëshmojnë se mitologjia ka hyjnizuar dhe nderuar një vend në zemër të Epirit (اamerise) mes malesh të lartë e të thepisur, të quajtura (CHOMARUS-THOMARUS-TOMORRI) ku gojëdhëna të lashta pretendojnë se Dodona ka qenë zbuluar nga një pellumbë i cili ndodhej ne varkën e Noes,ku librat e shenjtë tregojnë se njëherë e që moti Zoti u zemërua me paudhësitë e njerëzve në tokë,zemërimi shkoi deri atje sa e përmbyti boten dhe çkish brenda saj,nuk shpëtoi askush veç disa njerëzve të mirë e të devotshëm,bashke me ta edhe prijësi dhe profeti i tyre “Noja-Noh”i cili ndërtoi një varke, ku morri me vete nga çdo çift kafshësh dhe shpendësh për të rifilluar një jetë të re me përkushtim ndaj Zotit…dhe sipas gojëdhënave,pikërisht duke lundruar mbi dallgët e detit, Noja mendonte të binte në gjurmë të ndonjë pjese toke të thatë që i kishte shpëtuar përmbytjes,keshtu ai dergon dy pëllumba për të vrojtuar nëse diku kishte tokë të papërmbytur dhe të zbarkonin nga anija e tyre, shpendët u ndanë në dy drejtime të ndryshme,njëri gjeti tokë të lirë në malet e Armenise dhe tjetri në malet e Epirit.Pëllumbi i dyte ndaloi në një pyll nën degët e një Lisi madhështor në majat e maleve “Chomarus” ku mendohet një lidhje etimiologjike midis emrit të maleve dhe emrit të rajonit që quhet “اameri”.Sipas studiuesit Ernest de Lassulx, në mozaikun gjenalogjik të njerëzimit, mendohet se guri i parë i atij orakulli është vendosur ngaDodamin i biri i Javanit,i biri i Jafethit, i biri Noes,me pak fjalë i bie të jetë ndërtuar nga stërnipi iNoes.Jafethi ishte djali i Noes,nga ku mendohet se rrjedh rraca e bardhë “Ariane” dhe pak kohë pas Noes sërisht njerëzimi kaloi në paganizëm,ku kishte lidhje të lashta bestytnie me pemën e Lisit,por tashmë iu shtua edhe domethënia simbolike e Lisit, që kishte marrë formën e një orakulli lajmërues,pra keshtu Lisi u nderua dhe u shenjtërua vite e vite me rradhë.اudia dhe habi qëndron se pozicionimi gjeografik i Dodonës dhe disa qëndrave të tjera simotra,poseidojnë një shpërndarje gjeofrafike shumë ekzakte, këndet e brendëshme të këtyre pikave ndodhen secila nga (45؛),kështu formohet trekëndësh barazbrinjësh,vërtetet interesante…!si mundet vallë, të dëshifrohet kjo dukuri!? Vetë Orakujt janë të barazlarguar nga njëri-tjetri në mënyre perfekte,pra mund të kemi një rast unikal se si Arkitekti i Universit i ndërtoi gjërat në tokë kur ato ishin brenda vullnetit të tij,por kohë më pas njerëzit filluan të degradojn! Dodona njihet mirë si pjesë e një trekëndëshi kënddrejtë,ku njëri kënd fillon me malin e “Chomarus-Tomorri” nga perëndimi,pra në (Dodonë-Janinë) dhe përfundon në pikën lindore, në malin “Ararat”,ku gjenden rrënojat e “Arkes e Noes”, e më pasj ai zbret poshtë në jug, përshkon pingul të gjithë Mesdheun dhe krijon një kënd 45؛, pikerisht aty ngrihet piramida e madhe e Egjiptit,dhe vendi ku bie ky kënd (45؛) quhet Bendet ,kryeqyteti i parë i Egjiptit. Të jetë vallë kjo një koinçidencë apo ndoshta rastësi!? Legjendat dhe gojëdhënat rrëfejnë se Lisi kishte veti paralajmëruese,dhe kur kjo pemë shtatëlartë pyetej nga njerëzia ajo përgjigjej me anë të një gongu,ku vibronte 400-të oshëtima dhe pasthirma,ndërkohe që njerëzia asokohe heshte, heshte dhe dëgjonte me kërshëri oguret e Lisit, i cili kuvendonte aso kohe me “Gluhën e lashtë” po po… me atë gjuhe qe kuvendojmë ne sot,pra me shqipen e bukur…! po sot ç’sillet me ata Lisa shtatëlartë…?! ç gjuhë janë duke dëgjuar ata fisnikë hijerënde…?! me keqëardhje e themë se sot tjetërkush e përvetëson historinë,dhe dirigjon në gjuhën e vetë,por në gjuhë të huaj Lisi nuk kupton…! ai kupton vetëm shqip…! edhe pse Lisi ka vite që hesht,dhe pret të na degjoj ne, kush ne…? Ne pra, epirotasit اam,tek flasim për të,tek i bëjmë avokati në shqip…

Me kalimin e kohës u ndërtua një tempull që morri emrin “Tempulli i Dodones”.ثshtë koha të ndalemi pak në Lisin dhe zanafillën e tij simbolike,i cili hedh drite se Dodona ishte produkt i një qyteterimi “jo grek”, ku nuk gjendej asnjë e përbashkët me qytetërimin Helen.Ajo njihet si orakulli më i vjetër në trojet pellazgjike dhe daton e ndërtuar këtu e 5000 vite të shkuar, njihej si qendër e mbarë fiseve pellazgjike, kudo që ato jetonin. Gjithë gadishulli i Ballkanit banohej nga rracat Ariane pra ato Pellazgjike,parahelene.Jam i detyruar të sjell disa fakte që dëshmojnë se grekët dhe qytetërimi i tyre nuk e kanë hyjnizuar asnjëherë pemën e Lisit,por është njohur prej tyre me shume vonesë,sepse Lisi si pemë e moçme dhe kryelartë rritej larg qyteterimit tyre,pra “sipër” në veri,në malet dhe pyjet tona stërgjyshore,ndaj sërisht gjejmë një lidhje etimiologjike me fjalët “sipër-ipër-epir-ipëria-shq-iperia”që marrin kuptim vetëm ne shqip,prandaj quhej Epir,sepse ishte në pjesën e “epërme-sipërme” të Greqisë.Shumë e lidhin fjalën Epir,me kuptimin tokë apo kontinent,por mos të harrojmë se popujt qe vinin nga deti sidomos nga Korfuzi nivelin zero quanin detin,dhe kur shkelnin ne tokë ata fillonin te ngriheshin “Sipër-Ipër-Epir” pra e quajtën kontinenti apo toka sipër nesh.Në mitologjinë e popujve të bardhë pagan,pra “Arian”,Lisi ishte pema hyjni, dhe simbol i tyre ,bubullimat e vetëtimat, si kombinacion dhe dukuri natyrore linin gjurmë në jetën e tyre primitive, në botekuptimin primitiv këto forca të mbinatyrshme që krijonin këtë harmoni natyrore,perkthehej në fuqi të Zotit. Dodona ishte një orakull i veçantë që kishte lidhje me gjithë e orakujt e vjetër të botës antike, ku jep një sfond dhe na ndihmon për gjithë misteret e lashta religjioze të asaj kohe.Qëndrat e orakullit ishin vendet kryesore ku besimet praktikoheshin në botën e antike,dhe prania e tyre merrte një domethënie të veçantë.Me kalimin e kohës mbretër dhe prijës të ndryshëm vunë gurë themeli dhe ndërtuan tempuj dhe amfiteatre për nder të orakullit çudibëres, njëri prej këtyre prijësave,Pirrua i dytë,vite më pas duke kujtuar Aleksandrin e Madh e përjetësoi qëllimin e tij, dhe ndërtoi masivisht në Dodonë. Pos ndërtimeve, Pirrua themeloi edhe kulte të reja si, Herakliun, Themidën, dhe Afërditën e cila këtu konsiderohej si bija e Zeusit dhe Dionës (Divi dhe Divija). Teatri i ndërtuar në këtë kohë nga Pirro, kishte një kapacitet rreth 15.000 shikues. Sipas Euripidit dodona ishte në tokën e thesprotëve pra në اamërinë e sotme,ndërsa Herodoti,historiani i lashtësisë tregon se”Thesprotia në kohët e lashta është quajtur Pellazgji”pra ishte e banuar nga Pellazgët,por historiani i antikitetit nuk mjafton me kaq,ai përmend seThesprotia ishte vendë frymëzimi dhe peligrinazhi për gjithë botën e njohur të asaj kohe,aty ndodhej tempulli me i lashtë në Evropë (Tempulli mistik i Dodonës). Duke iu referuar mitologjisë “KurOdisea u kthye në botën reale,ai kërkoi të kthehej tek toka e tij (Thesprotia) pra kishte një lidhje gjaku dhe marrdhënie shpirtërore midis Itakës-Thesprotisë-Dodonës,sepse në territorin eTheprotisë ndodhej tempulli i Dodonës ku ai orientohej dhe lajmërohej për profecitë…veç kësaj kur ai donte të kthehej nga tempulli i Dodonës për në Itakë,mbreti i Thesprotisë Pheidoni e përcolli atë me një prej anije Thesprote nga flota e tij. Pra siç lexuam më sipër rëndësia e këtij rajoni ishte më shumë se sa një pozicion gjeografik,dhe ironia qëndron gjetkë, në vitin 1878-të studiuesi Kostandin Karapano zbuloi Dodonën në jugperëndim të qytetit të sotëm të Janinës. Dodona shtrihej në shpatin lindor të malit të Tamouris-Chamouris, i cili ndodhet midis qyteteve të Janinës dhe atij të Paramithisë.Pas ketij zbulimi grekët me doemos shpejtuan që territori ku shtrihej Dodona të ishte pjese e historisë dhe trashegimise tyre,kështu që bënë çmos,derisa më 1913-ën ia arritën qëllimit ta aneksonin rajonin e اamerise,dhe të përvetësonin pasurinë,historinë,kulturën dhe qytetërimin e kësaj treve.Pak kilometra në veri,në breg të detit Jon, ndodhej një tjetër qytet antik,ku përbënte një pjesë të rëndësishme të trashëgimise Iliro-Epirotase dhe ishte gurë i çmuar në mozaikun e qytetërimit Pellazgo-Thesprot,por fati ishte me të kësaj here,ai i shpëtoi fatmirësisht gllabërimit grek,dhe pse do të thoni ju…?! sepse në vitet 1926-1936 italiani Luigi Ugolini filloi misionin e gërmimeve në jug të shqipërisë për të zbuluar Butrintin,por në këtë periudhë Shqipëria kishte fituar pavarësinë dhe ishte njohur si shtet sovran nga liga e kombeve,ndaj grekët nuk ia dolën ta gllabëronin Butrintin, ashtu siç bënë me Dodonën.Mbetet për tu falenderuar puna dhe mundi i Ugolinit,i cili la një informacion të zgjeruar për vendbanimet në jug të vendit, botoi disa vëllime dy prej këtyre botimeve ju kushtuan Finiqit dhe Butrintit të titulluara (Shqipëria Antike).

Në përfundim të këtij shkrimi,shkeputur nga studimi “اamërishtja gluhë Perëndie” shpresoj që të kem sjellë disa fakte të qarta dhe kuptimplote nga trashëgimia jonë e cila duhet rizgjuar pas një përgjumje të gjatë letargjike e rraskapitëse.

………..
New York Times per shqiptaret:
KODI I LEKث DUKAGJINIT ثSHTث NJث THESAR I MADH KULTUROR,
I KRAHASUESHثM ME KAPITUJT E DHIATثS Sث VJETثR
…KODI I LUFTثTARثVE ILIRث ESHTE PARAHISTORIK

“Për të gjitha sjelljet, ligjet dhe zakonet e tyre, njerëzit, si rregull, kanë vetëm një shpjegim: “ثshtë në Kanunin e Lekës”- ligji që thuhet të jetë sjellë në atë formë nga prijësi Lekë Dukagjini… Ndonëse ligjet dhe zakonet që i vishen atij, në pjesën më të madhe janë padyshim shumë më të hershëm se shekulli i XV-të, në të cilin thuhet ai ka jetuar. Ato ndoshta ishin të zbatuara nga luftëtarët e panjohur me armë bronzi të varreve parahistorike (shënim: e ka fjalën për varret antike ilire në Shqipëri)”- Edith Durham, High Albania”Të gjitha këto rituale të cilat përforcojnë zakonet e tyre shoqërore janë të një rëndësie shumë më të madhe për gegët se sa ritet e kishës apo xhamisë, të cilat nuk janë edhe aq të përshtatura për këtë formë të veçantë të shoqërisë. Një tjetër mekanizëm i tillë është ligji tradicional, kodifikuar dhe futur në kujtesë si Ligji i Lekë Dukagjinit, i cili shpreh qëndrimin malësor për martesën e përzgjedhjen e grave, si dhe për gjakmarrjen. Ai shërben për të kristalizuar format e sjelljes dhe të pengojë ndryshimin për ata që janë edukuar që nga fëmijëria për të besuar në autoritetin e tij të pagabueshëm.”- Carleton Coon, The Mountains of Giants”Komunistët shpenzuan goxha kohë dhe energji, duke u përpjekur që zhduknin gjakmarrjen dhe vrasjet për hakmarrje… në këtë ata ishin duke ecur në gjurmët e para-luftës të Mbretit Zog, në rrugën e tij për integrimin e fiseve të veriut në shtetin modern… Një shënjestër kryesore e propagandës komuniste mes fshatarësisë, sidomos në malësitë veriore, ishte kanuni i Lekë Dukagjinit. Kanuni është një fjalë me origjinë turke, që do të thotë kod ligjor… Me përfundimin e komunizmit ka pasur një rigjallërim të dukshëm të interesit në lidhje me Kanunin, veçanërisht në veri. – James Pettifer, Albania (Blue Guide,)”Kodi i Lekë Dukagjinit është një thesar i madh kulturor, i krahasueshëm me kapitujt e Dhiatës së Vjetër… Ai ofron zhbirime të thella mbi shoqërinë e lashtë të shqiptarëve, dinjitetin e tyre hijerëndë dhe ndjenjën e tyre madhështore të nderit “- David Binder, New York Times“Besa” apo fjala e nderit, siç thuhet në Kanunin e Lekë Dukagjinit, e cila do të thotë paqe dhe mbrojtje ndaj atyre që u është dhënë, është bërë sot një mjet i rëndësishëm luftimi në betejën politike të shqiptarëve të Kosovës kundër shtypjes serbe.” – Victor Meier, Frankfurter Zeitung AilgemeineTitulli: Long life to your children!: a portrait of High Albania
Autori: Stan Sherer, Marjorie Senechal
Botues: Univ of Massachusetts Press, 1997

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top