
Një ndeshje që nisi me reshje të dendura shiu, terren të rënduar, gola të anuluar dhe një arbitrim që në fund la për të dëshiruar.
Takimi nisi i barabartë dhe me raste të shumta në të dyja portat, por mungoi finalizimi dhe saktësia në kuadrat.
Në minutën e 41 të takimit arbitri Maresca i dha kartonin e dytë të verdhë lojtarit të Romës, Pedro për t’i lënë verdhekuqtë me 10 vetë.
3 minuta më vonë drejtuesi i ndeshjes i anulon një gol vendasve të shënuar nga Mkhitaryan. Për të mos mbaruar këtu. Në fund të takimit një topi që ra në dorën e mbrojtësit të miqve, Maresca nuk denjoi as ta shikonte VAR duke i dërguar të dy ekipet në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekura.
A2news.com