Roli i muzikës në rrëzimin e Murit

redi-

Anëtar i Respektuar
Bashkë me politikanët dhe shkrimtarët që ishin duke kërkuar ndryshimin në Berlin Lindor, një rol luajtën edhe muzikanët dhe Toni Krahl ishte më i njohuri ndër ta.
Ai ishte lideri i City, një prej grupeve të muzikës rock, më popullore në Gjermaninë Lindore.

Kënga e tyre më e njohur ishte Am Fenster, që përkthehet Në dritare.

Toni Krahl kishte firmosur edhe Rezolutën e Artistëve, një lëvizja kulturore e cila përpiqej të promovonte ndryshim brenda kufijve të sistemit socialist.

اfarë roli luajti kjo lëvizje revolucionare në rrëzimin e sistemit njëzet vjet më parë?

James Coomarasamy i BBC-së e pyeti muzikantin fillimisht se çfarë po bënte kur u rrëzua muri.

Krahl: Ditën e 9 nëntorit, unë isha me grupin tim City në Gjermaninë Perëndimore dhe po jepnim një koncert pranë qytetit Kasel.

Ky koncert ishte planifikuar prej kohësh dhe po zhvillohej normalisht, derisa dikush papritur në mes të tij, hapi dyert dhe thirri: "ثshtë hapur Muri!".

Askush nuk mund ta besonte me të vërtetë dhe ne kishin edhe disa këngë të tjera për të luajtur.

Pasi përfunduam koncertin u ulëm përpara televizorit me gojë hapur, nuk mund ta besonim.

Teksa shikonit këtë çfarë ju shkonte në mendje?

Krahl: Ajo që mendova atëherë, ishte se nëse Muri kishte rënë, mund të vazhdonin jetën.

Në muajt përpara se të ndodhte kjo, situata kishte qënë e patolerueshme, njerëzit nuk flisnin për tjetër gjë.

E vetmja gjë për të cilën flisnin, jo në media, por mes miqsh, ishte se sa njerëz prisnin në ambasadat e kryeqyteve në mbarë bllokun lindor për të marrë viza të Gjermanisë Perëndimore dhe sa njerëz kishin kaluar kufirin e Hungarisë për në Austri për të shkuar në Gjermaninë Perëndimore.

Njerëzit nuk flisnin për tjetër gjë. Nuk ishte më jetë normale.

Unë mendova se nëse kufiri ishte hapur dhe çdokush mund të shkojë ku të dojë, ndoshta çdo gjë do të qetësohet dhe mund të kthehet në normalitet.
Na tregoni për Rezolutën e Artistëve, ju keni qënë një prej nënshkruesve të saj. اfarë fshihej prapa saj, cila ishte filozofia?

Krahl: Mua më pëlqen të them se asokohe askush nuk fliste për gjë tjetër, përveç situatës politike, ndaj edhe ne personat e njohur ishim në një fare mase të detyruar të mbanim një qëndrim publik për atë që po ndodhte.

Asokohe sapo kishte dalë Forumi i Ri, një grup shtetasish që dëshironin të njiheshin si një organizatë politike, me qëllim që të bisedonin me njerëzit e pushtetit, se si të reformonin Republikën Demokratike Gjermane.

Forumi i Ri kishte nevojë për mbështetje popullore dhe ne dëshironim ta promovonin atë.

Ne ishim një grup muzikantësh rrok dhe mes nesh kishte edhe kantautorë që kërkonim që Forumi i Ri të njihej si parti politike.

U mblodhëm një grup miqsh dhe shkuam të takonim Bنrbel Bohley, që ishte një prej bashkëorganizatorëve të Forumit të Ri dhe për të diskutuar me të dhe për të marrë vesh se çfarë po planifikonin.

Ne i thamë, në rregull do të mbështesim dhe disa ditë pas kësaj, hartuam një rezolutë ku kërkonin që Forumi i Ri të njihej si një organizatë politike.

Ne e dërguam këtë deklaratë kudo, në shtyp në zyrat e qeverisë, madje e lexuam edhe në koncertet tona.

Ajo pati me të vërtetë efekt, megjithëse jo që të gjithë e pëlqyen atë dhe për shkak të kësaj u përballëm me sanksione
A e ndjenit që ishte më e lehtë për ju që të sillnit ndryshime, sepse sistemi iu besonte?

Krahl: Ne nuk na besohej, por ne ishim të mbrojtur prej popullaritetit tonë, që do të thotë se mund të thonim gjëra që një person normal nuk mund t'i kishte thënë në jetën e tij normale.

Sa më shumë popullor, aq edhe më i mbrojtur ishe.

Ne kishim kolegë që nuk ishin edhe aq të famshëm sa ne. Edhe ata ishin pjesë e rezolutës, por ku e lexuan atë në koncertet e tyre, për ta ishte edhe më vështirë.

Atyre iu ndalua që të luanin, apo koncertet e tyre u anuluan.

Kjo ishte më keq sesa për ne në grupin City.

Megjithëse ne nuk u përballëm haptazi me sanksioneve, patëm probleme.

Për shembull, një herë kur u kthyem në furgonin tonë të koncerteve i gjetëm gomat e shpuara, megjithëse makina ruhej nga shërbimet e sigurisë.

Pra ishte e qartë se kush e kishte bërë, kush i kishte çarë gomat, për të na ndëshkuar pse e lexuam rezolutën.

Si e shikoni përparimin apo ciklin tuaj, nga pozicioni i një protestuesi, në dikë që duhet të bënte kompromise për të arritur atë që deshte në Gjermaninë Lindore tek njeriu që sot jeton një vend të lirë?

Botuar: E hënë, 09 nëntor 2009 - 16:35 CET




Dërgoja një miku Version i printueshëm

Roli i muzikës në rrëzimin e Murit



Bashkë me politikanët dhe shkrimtarët që ishin duke kërkuar ndryshimin në Berlin Lindor, një rol luajtën edhe muzikanët dhe Toni Krahl ishte më i njohuri ndër ta.
Ai ishte lideri i City, një prej grupeve të muzikës rock, më popullore në Gjermaninë Lindore.

Kënga e tyre më e njohur ishte Am Fenster, që përkthehet Në dritare.

Toni Krahl kishte firmosur edhe Rezolutën e Artistëve, një lëvizja kulturore e cila përpiqej të promovonte ndryshim brenda kufijve të sistemit socialist.

اfarë roli luajti kjo lëvizje revolucionare në rrëzimin e sistemit njëzet vjet më parë?

James Coomarasamy i BBC-së e pyeti muzikantin fillimisht se çfarë po bënte kur u rrëzua muri.

Krahl: Ditën e 9 nëntorit, unë isha me grupin tim City në Gjermaninë Perëndimore dhe po jepnim një koncert pranë qytetit Kasel.

Ky koncert ishte planifikuar prej kohësh dhe po zhvillohej normalisht, derisa dikush papritur në mes të tij, hapi dyert dhe thirri: "ثshtë hapur Muri!".

Askush nuk mund ta besonte me të vërtetë dhe ne kishin edhe disa këngë të tjera për të luajtur.

Pasi përfunduam koncertin u ulëm përpara televizorit me gojë hapur, nuk mund ta besonim.

BBC: Teksa shikonit këtë çfarë ju shkonte në mendje?

Krahl: Ajo që mendova atëherë, ishte se nëse Muri kishte rënë, mund të vazhdonin jetën.

Në muajt përpara se të ndodhte kjo, situata kishte qënë e patolerueshme, njerëzit nuk flisnin për tjetër gjë.

E vetmja gjë për të cilën flisnin, jo në media, por mes miqsh, ishte se sa njerëz prisnin në ambasadat e kryeqyteve në mbarë bllokun lindor për të marrë viza të Gjermanisë Perëndimore dhe sa njerëz kishin kaluar kufirin e Hungarisë për në Austri për të shkuar në Gjermaninë Perëndimore.

Njerëzit nuk flisnin për tjetër gjë. Nuk ishte më jetë normale.

Unë mendova se nëse kufiri ishte hapur dhe çdokush mund të shkojë ku të dojë, ndoshta çdo gjë do të qetësohet dhe mund të kthehet në normalitet.

BBC: Na tregoni për Rezolutën e Artistëve, ju keni qënë një prej nënshkruesve të saj. اfarë fshihej prapa saj, cila ishte filozofia?

Krahl: Mua më pëlqen të them se asokohe askush nuk fliste për gjë tjetër, përveç situatës politike, ndaj edhe ne personat e njohur ishim në një fare mase të detyruar të mbanim një qëndrim publik për atë që po ndodhte.

Asokohe sapo kishte dalë Forumi i Ri, një grup shtetasish që dëshironin të njiheshin si një organizatë politike, me qëllim që të bisedonin me njerëzit e pushtetit, se si të reformonin Republikën Demokratike Gjermane.

Forumi i Ri kishte nevojë për mbështetje popullore dhe ne dëshironim ta promovonin atë.

Ne ishim një grup muzikantësh rrok dhe mes nesh kishte edhe kantautorë që kërkonim që Forumi i Ri të njihej si parti politike.

U mblodhëm një grup miqsh dhe shkuam të takonim Bنrbel Bohley, që ishte një prej bashkëorganizatorëve të Forumit të Ri dhe për të diskutuar me të dhe për të marrë vesh se çfarë po planifikonin.

Ne i thamë, në rregull do të mbështesim dhe disa ditë pas kësaj, hartuam një rezolutë ku kërkonin që Forumi i Ri të njihej si një organizatë politike.

Ne e dërguam këtë deklaratë kudo, në shtyp në zyrat e qeverisë, madje e lexuam edhe në koncertet tona.

Ajo pati me të vërtetë efekt, megjithëse jo që të gjithë e pëlqyen atë dhe për shkak të kësaj u përballëm me sanksione.

BBC: A e ndjenit që ishte më e lehtë për ju që të sillnit ndryshime, sepse sistemi iu besonte?
Vendi ku ka qënë Muri i Berlinit

Krahl: Ne nuk na besohej, por ne ishim të mbrojtur prej popullaritetit tonë, që do të thotë se mund të thonim gjëra që një person normal nuk mund t'i kishte thënë në jetën e tij normale.

Sa më shumë popullor, aq edhe më i mbrojtur ishe.

Ne kishim kolegë që nuk ishin edhe aq të famshëm sa ne. Edhe ata ishin pjesë e rezolutës, por ku e lexuan atë në koncertet e tyre, për ta ishte edhe më vështirë.

Atyre iu ndalua që të luanin, apo koncertet e tyre u anuluan.

Kjo ishte më keq sesa për ne në grupin City.

Megjithëse ne nuk u përballëm haptazi me sanksioneve, patëm probleme.

Për shembull, një herë kur u kthyem në furgonin tonë të koncerteve i gjetëm gomat e shpuara, megjithëse makina ruhej nga shërbimet e sigurisë.

Pra ishte e qartë se kush e kishte bërë, kush i kishte çarë gomat, për të na ndëshkuar pse e lexuam rezolutën.

BBC: Si e shikoni përparimin apo ciklin tuaj, nga pozicioni i një protestuesi, në dikë që duhet të bënte kompromise për të arritur atë që deshte në Gjermaninë Lindore tek njeriu që sot jeton një vend të lirë?

Krahl: Në Republikën Demokratike Gjermane, çdo gjë rregjistrohej.

اdo gjë që ne kemi prodhuar apo dëshironim të botonim duhet të kalonte përmes censurave, por kompromiset që ne bëmë ishin mjaft të vogla, jo shumë të dhembshme.

Ndonjëherë pati debate dhe disa tekste këngësh do të priteshin dhe ne do të na duhej të bënim ndryshime.

Censura natyrisht ishte gjithmonë politike dhe kishte të bënte me çdo gjë që dikush në rradhët e publikut mund ta keqinterpretonte, por ne arritëm shumë mirë t'ia dilnim mbanë.

Gjithmonë si artist je nën një lloj presioni, qoftë ai nga kompania e rregjistrimeve apo kanali televiziv.

Ne ende i bëjmë këto kompromise, madje këtë e bëjnë edhe ata njerëz që kanë jetur gjithmonë në demokraci të lira.

Unë e di për shembull, që grupi Doors, nëse shkonte në televizione në SHBA, nuk mund t'i luante këngët njësoj, atyre iu duhej të ndryshonin tekstin.

Këto janë kompromise që i bën ose jo.

Nëse nuk i bën, do të humbasësh shumë mundësi në këtë biznes ku na duhet të punojmë të gjithë sëbashku.

BBC: Le të kthehemi tek ajo që ndodhi kur u rrëzua muri. Si ndryshoi jeta juaj? A ishin të gjitha ndryshimet për mirë?

Krahl: Natyrisht. Mendoj se ka gjëra që mund të përmirësohen.

Mendoj se kemi një kapitalizëm pa kufizime në Gjermaninë e bashkuar dhe në mbarë Evropën.

Por në thelb ka patur një përmirësim shumë të madh në cilësinë e jetës të shumicës së njerëzve.

Mjafton fakti që nuk ka më mur në mes të Berlinit dhe ti e ndjen vërtetë këtë.

Pra të kishe këtë kufi ndërkombëtar në mes të qytetit tim dhe fakti që ai nuk është më atje, po vërtetë, është një përmirësim i shumë i madh.


B;BBC
 
Back
Top