Marche eshte nje rajon me mijera fytyra dhe mijera ngjyra, ofron nje natyre te mrekullueshme : fusha me luledielli, kodra te gjelbra, parqe natyrore dhe nje det ngjyre blu te thelle qe lag mbi 180 kilometra breg dhe 26 vende, nga ku spikat me interesanti, Riviera del Conero.
Riviera del Conero, plazhe mesdhetare.
Mes shume vendeve me det, e mrekullueshme dhe unike me bote eshte Riviera del Conero, qe shtrihet nga kepi i fshatit Portonovo, Ancona, deri ne portin e komunes Numana, fshat historik me te kaluar historike qe i ka rrenjet e saj ne Greqine e lashte.
Ne veri te Ancones gjendet plazhi i bukur ranor Polombina, ndersa ne jug, nisur nga Passetto, karakteristik per pozicionin panoramik, skenografia e shkalleve qe te con ne det dhe shpellat tipike te peshkatareve, simboli i Riviera del Conero qe ben pjese ne Parkun Rajonal.
Kepi i gjelber i Malit Conero nderpret shtrirjen uniforme te bregut me nje plazh te kendshem me gura dhe shkembinj te pjerret qe zhyten ne det. Parku Rajonal i Malit Conero, qe pasqyrohet ne det duke ofruar pamje te nje bukurie te rralle, eshte i zene me pyjet me lisa, ndersa bimesia karakterizohet nga Mesdheu.
Riviera, me plazhet e strehuara si ato te 'Due Sorelle', dy burime qe burojne nga uji, merr trajta tonaliteti te nje delikatese te pazakonte. Nje vecori e Marche eshte se nga deti mund te arrihen shume vende qe shtrihen lart nga ballkoni strategjik i bregdetit :jane vende antike strategjike nga te cilat me vone jane kthyer ne qendra 'detare'.
Nga vendet shkembore, ne lartesine e Ancones dhe te kepit te Conero, uji merr ngjyre te kalter, ku transparenca lejon te shihet shtrati i detit. Ne kete shtrirje te detit hapen gjire sekrete dhe portet e mrekullueshme te Portonovo, Sirolo dhe Numana. Pas Portonovo, per te vizituar eshte Sirolo, fshat antik me pozicion piktoresk me 125 metra mbi det.
Ky vend ka plazhe te vegjel dhe te magjishem qe arrihen duke ecur me kembe nga pylli ose nga deti. Ndersa pastertia dhe qartesia e ujerave, plazhet ranore dhe portet me objektet e tyre, jane pika e forte e Numana.
Se fundmi, Marcelli eshte zona me moderne e rivieres, e mbushur me shume fshate turistike, rezidenca dhe struktura te shumta.
infoal