Rituali i dasmes Labe

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Shkruan: Laureta Petoshati

ثshtë verë dhe kanë ardhur emigrantët, të cilët më shumë se për pushime kanë ardhur dhe për tu martuar. Për t’u njohur më mirë me ritualin e dasmës labe jam munduar të shikoj ritualet e dasmës në disa zona të Labërisë si: Tërbaçi, Tragjasi, Dukati, Smokthina, Vajza, Kurveleshi, veçanërisht Progonati - Tepelenë, etj. Nuk është e rastësishme që poezitë dhe poemat rrëzëlluese të princit të lirikës shqiptare Ali Asllanit të kenë shtratin e bukur të magjisë së folklorit të dasmave labe. Ja si e përshkruan ai këtë ritual të bukur tek poezia “Dasma Shqiptare”:
“Krisi një kobure, erdhi një peshqesh,/Krisi dhe një tjetër, një cjap e dy desh,/Krisi, po kërcasën, na dhe ca të tjera,/Në një orë e sipër, dy tre mijë harera!”
Në zonën e Labërisë martesa ka qenë dhe mbetet një nga ritualet dhe ngjarja më e rëndësishme, më e gëzueshme në jetën e një çifti të ri. Ajo realizohej dhe në disa raste, vazhdon edhe sot të realizohet ndërmjet disa kërkesave e marrëveshjeve. Përpara se të bëhet dasma caktohet dita që labët thonë “e prenë ditën” me marrëveshje midis krushqive, zakonisht me prindërit ose xhaxhallarët e të fejuarve. Një javë përpara dasmës fillonte kënga në se familjet nuk ishin në zi. Vajza në shtëpinë e saj fillonte zbukurimin me një ndryshim rrënjësor për mirë,që nga koka deri tek këmbët. Ajo ndryshonte dhe ngjyrën e flokëve duke përdorur këna, ngjyrën e arrave dhe mazi, e cila nxirrej nga lëngu i kokrrave të lisit që nxin vetullat dhe flokët. Më përpara në shtëpinë e dhëndrit përgatiteshin drutë e dasmës dhe kjo ditë quhej dita e karthjeve. Një ditë përpara dasmës nga ana e dhëndrit, nuses i shpinin veshjen e nusërisë. Jo vetëm ajo ditë, por edhe ditët më para ky ritual shoqërohej me këngë, si psh disa këngë të Smokthinës:

Moj e mira n’atë derë,
t’u prenë rrobat t’u prenë,
t’u prenë ditën e dielë.
Lumthi tinë o djalë levenë,
ajo nuse që po merrë,
trëndafil për të marrë erë.


Zakonisht ditën që merrej nusja, merrej dhe paja e cila ngarkohej në kuaj dhe sixhadeja ose qilimi hidhej sipër pajës. Tradita labe ishte që paja të punohej me lesh, në tezgjah nga duart e nuses, kjo përbëhej nga qilimat, sixhadetë, stroma, velenxat, jastëkë leshi, hejbe, një sixhade të vogël për samarin e kuajve, ndërsa çorapet dhe trikot punoheshin me shtiza për dhurata për të afërmit e dhëndrit. Në ceremoninë e dasmës së vajzës merrnin pjesë edhe përfaqësues të dhëndrit, që quheshin simixhinj. Në dasmë miqtë, farefisi i vajzës shkonin me peshqeshe të ndryshme, sidomos copa për veshje, ndërsa miqtë e farefisi i dhëndrit çonin revani në formë piramide dhe i vinin një ftua ose një mollë në mes, kush e merrte frutën për të ngrënë hidhte lekë. Tek djali çonin gjithashtu bagëti të imta si desh, cjep, të cilët i lyenin me bojë të kuqe, veçanërisht miqtë dhe farefisi i largët. Që në ditën e parë që hapej dasma fillonte një hare mistike. Nuses dhe dhëndrit i këndohet pothuajse në çdo këngë të dasmës ku sublimohet bukuria e tyre. Vajza që martohet vishet me rrobat më të bukura, asaj i këndohen këngë për bukurinë, sjelljen, fisin, për punën, për marrëdhëniet me vjehrrin dhe vjehrrën, për fëmijët që do të vinin në jetë, etj. Këngët mund të kenë dhe romuze të holla brenda tyre për ta kthyer atmosferën e dasmës të qeshur dhe të gëzueshme. Ja disa këngë të tilla dasmash labe, ku jo vetëm sublimohet bukuria e nuses dhe dhëndrit, por edhe tregohen shakatë e romuzet:

Biu molla në kuti,
ja mollo, ja lule!(refreni)
Dega-dega mbi shtëpi.
Këputa një dorë fletë,
Gjëkundi plakë mos mbetë.
ا’t’i bëj tavanxhiut-o,
që nuk la një dhogë bosh,
t’a mbulojnë nuset me llosh,
ato plakat e qoshes,
shuan farën e kafesë,
këpunë bishtat e xhezvesë.
Ha, ha, ha, bela, ha,
jo, plaka se bëj shaka,
se dasma kështu e ka,
me lodra dhe me shaka.


Ose në një këngë tjetër, ku tregohet himnizimi jo vetëm i bukurisë, por edhe i prejardhjes dhe kamjes:

Dil moj mizë e dheut-o,
Dil moj dil! (refreni)
S’jam mizë e dheut-o
jam bijë e beut-o
e bijë e beut je,
po florinjtë ku m’i ke,
ja kam hedhur gushës-e.


E njëjta gjë ndodh edhe në shtëpinë e dhëndrit, duke e ngacmuar e duke i thënë se ti je më i miri dhe ke kohë të zgjedhësh akoma. Ja për shembull një këngë e tillë:

O bilbil i nënës-o
Bëni tok e zgjidh në to,
Të marrësh kapedanen-o
Kapedane sylarman-o


Ose, për ta ngacmuar për shpenzimet që dhëndri ka bërë kur i ka shpënë nuses nishanet e dasmës, këndohet kjo këngë:

Theva një degë dardhë,
dardhë e zeza dardhë!(refreni)
Seç m’u ngjit një zog e larë,
m’u ngjit e më bëri trok,
më kërkon flori me ok!


Dhëndrit, dikur i vishnin rroba të reja e të qëndisura me gajtanë. Për të treguar se u bë burrë, atë e rruanin tek berberi edhe kur ai nuk kishte fare qime në faqe. Gjatë kësaj kohe i këndoheshin këngë që i kujtonin djalërinë, shoqërinë kur ngacmonin dhe ndonjë vajzë. Sa bukur e shpreh kjo këngë e Lumit të Vlorës këtë rit:

Bijat e shehut të tria,
mbushnin ujë tek xhamia,
ç’i ngacmonin djemuria,
në rrugë doli Baxhia:
ا’kini me vajzat e mia,
merrni një dhe jo të tria,
kështu thotë Hanko Baxhia.


Pra siç shihet, në Labëri, parimi i zbukurimit në këngët e dasmës është shumë i realizuar, nusja na vjen në këto këngë si më e bukura, më e hijshmja, më e stolisura. Pra, pyetjes pse në këngët e dasmës nuk përmendet palumturia e mundshme, ose bukurisë ndonjëherë jo dhe shumë e arrirë tek ndonjë nuse mund t’i përgjigjemi se brenda këtyre këngëve veprojnë disa faktorë subjektivë përzgjedhës, përveçsues, apo zgjerues. Në varësi të rasteve konkrete mbi bazën e cilësive reale të nuses, të rrethit të saj familjar e miqësor, etj, parimi i zbukurimit në këngët që e përshkruajnë nusen zbatohet gjerësisht. Këtu kemi të bëjmë edhe me zbatimin e një prej parimeve krijuese të artit folklorik në përgjithësi. Në një rast, ku nusja ka qenë e dobët, pra e thatë në fytyrë, shpirti i popullit ka ngritur një këngë aq të bukur dhe aq kuptimplote, me krahasimin dhe metaforën e bukur, që tingëllojnë plot hijeshi në vargjet e mëposhtme:

Dardhë e thatë e plot lule,
fryn një erë e ç’i hodhe.
I mblodhi kjo nuse e re,
seç i futi xhepave,
xhepave, jelekëve,
moj jelekut kadife.


Në Labëri nusja merret me krushq, të cilët caktohen nga miqtë e largët dhe më të rëndësishmit e farefisit të dhëndrit, të jenë të këngës, të fjalës, të kuvendit, të dinë të hedhin “kondothëna” pra fjalë hidh e prit, sidomos kur nusja merret larg fshatit. Dikur ata shkonin të armatosur që të krijonin situatë hareje. Kur ktheheshin ata duhet të ndërronin rrugë, zakon ky që vazhdon dhe sot për të prishur “syrin e keq”. Thuhet se ky ritual në Labëri e ka zanafillën që në lashtësi. Në një këngë shumë të hershme, që vazhdon të këndohet dhe sot, nga krushqit labë thuhet:

Do të marr o yll i dritës,
do të marr,
të dielë në mes të ditës,
do të marr,
Do të marr o yll i natës
do të marr,
të dielë, në mes të vapës
do të marr, etj...


Nusja merrej e mbuluar me cipull, i cili ishte i qepur gjysma e bardhë dhe gjysma e kuqe dhe me një xhufkë mëndafshi ku ishte vendosur një pasqyrë , që nusja të mos merrej në sy. Martesat janë bërë zakonisht në vjeshtë, se kjo stinë kishte bollëk, bereqet, fruta, rrushin për verën dhe rakinë, binte dhe vapa. Por, ashtu siç kishte bollëk në natyrë, vjeshta sillte në Labëri dhe një shpirt krijues, shpirtin e së bukurës. Me sa hijeshi dhe brishtësi janë thurur në këto vargje të Progonat-Tepelenës, kuptimi popullor për të bukurën:

Nusja jonë arbërore,
e bardhë si qumështore,
mesi i saj porsi kalore,
gushë e saj si top dëbore,
faqe saj si kokërr molle,
lum kush e merr gjitone,
lum kush e merr në shpi,
do shkojë jetë zoi.


Në këto këngë epitetet dhe krahasimet janë figurat kryesore të përdorura në paraqitjen e nuses dhe dhëndrit si psh: syzeza, syri rrush i zi, syri si filxhan, syri si pëllumbeshë, faqja si hajmali, faqekuqe, faqe si molla, vetulla shushunja Vlore , vetulla si gajtan, goja si kuti, hunda si qiri, gusha e bardhë, trupi si purteka , etj. Të bukura dhe mallëngjyese për këtë ditë të veçantë në jetën e njeriut janë edhe këngët që i këndohen nuses kur del nga shtëpia e babait dhe kur shkon tek ajo e dhëndrit. Dikur nusja merrej me kalë të bardhë shale të mbuluar me sixhade, në krye të së cilit printe Flamuri me shkabë, sot kali është zëvendësuar me makinat e bardha, të zbukuruara me fjongo dhe, në shumë raste të zbukuruara dhe me Flamur. Ja disa këngë që këndohen në shtëpinë e vajzës, kur vijnë krushqit për ta marrë:

Në shaminë tënde moj,
tri pika të verdha,
si s’të erdhi keq o babë ,
më nxore nga dera.
Në shaminë tënde moj,
tri pika të kuqe,
si s’të erdhi keq vëlla,
kur më bërë nuse.


Në vargjet e mëposhtme plot figuracion i këndohet nuses që është duke lënë shtëpinë prindërore:

Ti ke thënë do të dal,
Syzezë e vetullngjalë!


Po aq gaz e hare, po aq lirikë ka në vargjet që këndohen kur nusja shkon në shtëpinë e burrit, sa gjithë kjo atmosferë ndihet në çdo këngë e valle:

Trak e truk ato këpucë, moj zonjushe,
avash mos i bëj me llucë, moj zonjushe.
Mua beu ashtu më tha, thëllëzë e gushëkuqja,
grisi se t’i blej të ra, thëllëzë e gushëkuqja.


Kur hyn nusja tek porta e shtëpisë, nëna e dhëndrit, e cila mban në dorë një enë me mjaltë dhe me oriz, hedh orizin dhe karamelet, si dhe nuses i lyen dorën me mjaltë, me të cilën prek portën e shtëpisë me qëllim që të sjellë ëmbëlsi në familje, ndërsa orizi ka kuptimin e shtimit si fara e orizit. Në Labëri për këtë rit këndohet kjo këngë:

Na erdhi nusja tek dera,
nuse moj uratën paçë,
lyej duart me mjaltë,
të ëmbëlsosh brenda dhe jashtë!
Këtu ku hodhe këmbën-o,
më të rënçin dhëmbët-o!
Këtu ku fute kokën-o,
t’u zbardhshin flokët-o!


Me përmasa të kufizuara lirika popullore e dasmës trajton dhe figurën e dhëndrit, psh: me cilësimet kapedan, sokol, o pëllumb i shkruar, borzilok, trëndafil, lule limoni, trim i zgjedhur, bukurosh, bandill, aga, syzi, etj. Mund të përmendim një këngë që këndohet po në Labëri:

ا’ka konaku që gjëmon,
o lejmon, more lejmon,
nusja e djalë beut shkon,
o lejmon, more lejmon.


E bukur është dhe një këngë tjetër labe, e cila këndohet sapo nusja afrohet tek shtëpia e dhëndrit:


Një dervish që rri në portë
Dëgjoni se ç’po na thotë:
Nuseja u trashëgoftë,
Bëftë djem e mos mënoftë
Bëftë djem e një mëhallë,
Po në pleqtë të mos ngjajnë
S’janë të liq, por kanë tamanë.


Por bukuria e këngëve dhe ritëve të dasmës nuk mbaron me kaq. Më të bukura kanë qenë kur vargjet thureshin aty për aty, enkas për personin konkret. Mund të përmendim dy raste konkrete që tashmë janë kthyer në këngë tip legjende.

Dukatasit Birçe Sherifi( Dervishaliaj) dhe Balil Nezha u ftuan në ceremoninë e dasmës së mbretit Zog, të cilët aty për aty i thurën një këngë për mbretëreshën Geraldinë. Ajo, si nuse e re, në përfundim të dasmës, me porosi të mbretit, doli me tabaka në dorë duke iu shërbyer të ftuarve dasmorë kafen me tabaka. Ky veprim i mbretëreshës u bëri përshtypje këtyre dukatave, të cilët në prani të gjithë pjesëmarrësve morën këngën:

Manxhare lesheratëndë,
qysh e shkele vëndin tënë
kaluar apo në këmbë.
Kaluar se s’dija vëndë.
Fajin t’a pati jot ëmë,
të dha në oxhak të rëndë,
ç’u trete qiri më këmbë,
kafe miqe duke dhënë.


Pra me fjalën “manxhare” që ka kuptimin “hungareze”, poetët popullor i drejtohen mbretëreshës së bukur që i binin leshrat si tendë, ndërsa për të treguar prejardhjen dhe fisnikërinë e dhëndrit ata përdorin shprehjen “oxhak i rëndë”. Për të treguar shkathtësinë dhe virtytin e punës, ata iu drejtuan mbretëreshës fisnike me shprehjen “u trete qiri në këmbë”.

Një këngë që është kënduar aty për aty në Smokthinë, para 80 vjetëve , këndohet sot e kësaj dite në gjithë viset labe:

Hapi sytë e mos i mbyll,
Yll o more yll! (refreni)
Mbushi sytë e mos i derdh,
more burrë si deshe vet,
more burrë Memet aganë,
që e mban festen mënjanë,
prerë e qepur në Tiranë.


Si përfundim, këngët e dasmave janë një thesar në kulturën e popullit tonë, ato janë një pasqyrim jo vetëm i shpirtit të tij, për këtë rit sa të lashtë dhe aq të respektueshëm edhe sot nga brezat, por edhe një domethënie historike për familjen shqiptare. Me dasmën fillon jeta e një familje të re shqiptare, e cila do të nxjerrë dhe edukojë breza të rinj, filizat e rinj të kombit tonë, sepse një familje e shëndetshme lind dhe një komb të shëndetshëm.


dasemlabe2.jpg
dasmalabe1.jpg

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=tkRDiBm-9j0]YouTube - kenge dasme.syrin moj mano manushe syrin oooooo[/ame]
 
Rituali i Dasmes Labe

Nga Laureta Petoshati



Ritualet e dasmës labe mund ti shikosh në disa zona të Labërisë si: Tërbaçi, Tragjasi, Dukati, Smokthina,Vajza, Kurveleshi, veçanërisht Progonati-Tepelenë , etj. Nuk është e rastësishme që poezitë dhe poemat rrëzëlluese të princit të lirikës shqiptare Ali Asllanit të kenë shtratin e bukur të magjisë së folklorit të dasmave labe. Ja si e përshkruan ai këtë ritual të bukur tek poezia "Dasma Shqiptare":

"Krisi një kobure, erdhi një peshqesh,

Krisi dhe një tjetër, një cjap e dy desh,

Krisi, po kërcasën, na dhe ca të tjera,

Në një orë e sipër, dy tre mijë harera!"

Në zonën e Labërisë martesa ka qenë dhe mbetet një nga ritualet dhe ngjarja më e rëndësishme, më e gëzueshme në jetën e një çifti të ri. Ajo realizohej dhe në disa raste, vazhdon edhe sot të realizohet ndërmjet disa kërkesave e marrëveshjeve. Përpara se të bëhet dasma caktohet dita që labët thonë "e prenë ditën" me marrëveshje midis krushqive, zakonisht me prindërit ose xhaxhallarët e të fejuarve. Një javë përpara dasmës fillonte kënga nëse familjet nuk ishin në zi. Vajza në shtëpinë e saj fillonte zbukurimin me një ndryshim rrënjësor për mirë,që nga koka deri tek këmbët. Ajo ndryshonte dhe ngjyrën e flokëve duke përdorur këna, ngjyrën e arrave dhe mazi, e cila nxirrej nga lëngu i kokrrave të lisit që nxin vetullat dhe flokët. Më përpara në shtëpinë e dhëndrit përgatiteshin drutë e dasmës dhe kjo ditë quhej "dita e karthjeve". Një ditë përpara dasmës nga ana e dhëndrit, nuses i

shpinin veshjen e nusërisë. Jo vetëm ajo ditë, por edhe ditët më para ky ritual shoqërohej me këngë, si psh disa këngë të Smokthinës:

Moj e mira n'atë derë,

t'u prenë rrobat t'u prenë,

t'u prenë ditën e dielë.

Lumthi tinë o djalë levenë,

ajo nuse që po merrë,

trëndafil për të marrë erë.

Zakonisht ditën që merrej nusja, merrej dhe paja e cila ngarkohej në kuaj dhe sixhadeja ose qilimi hidhej sipër pajës. Tradita labe ishte që paja të punohej me lesh, në tezgjah nga duart e nuses, kjo përbëhej nga qilimat, sixhadetë, stroma, velenxat, jastëkë leshi, hejbe, një sixhade të vogël për samarin e kuajve, ndërsa çorapet dhe trikot punoheshin me shtiza për dhurata për të afërmit e dhëndrit. Në ceremoninë e dasmës së vajzës merrnin pjesë edhe përfaqësues të dhëndrit, që quheshin simixhinj. Në dasmë miqtë, farefisi i vajzës shkonin me peshqeshe të ndryshme, sidomos copa për veshje, ndërsa miqtë e farefisi i dhëndrit çonin revani në formë piramide dhe i vinin një ftua ose një mollë në mes, kush e merrte frutën për të ngrënë hidhte lekë. Tek djali çonin gjithashtu bagëti të imta si desh, cjep, të cilët i lyenin me bojë të kuqe, veçanërisht miqtë dhe farefisi i largët. Që në ditën

e parë që hapej dasma fillonte një hare mistike. Nuses dhe dhëndrit i këndohet pothuajse në çdo këngë të dasmës ku sublimohet bukuria e tyre. Vajza që martohet vishet me rrobat më të bukura, asaj i këndohen këngë për bukurinë, sjelljen, fisin, për punën, për marrëdhëniet me vjehrrin dhe vjehrrën, për fëmijët që do të vinin në jetë, etj. Këngët mund të kenë dhe romuze të holla brenda tyre për ta kthyer atmosferën e dasmës të qeshur dhe të gëzueshme. Ja disa këngë të tilla dasmash labe, ku jo vetëm sublimohet bukuria e nuses dhe dhëndrit, por edhe tregohen shakatë e romuzet :

Biu molla në kuti,

ja mollo, ja lule!(refreni)

Dega-dega mbi shtëpi.

Këputa një dorë fletë,

Gjëkundi plakë mos mbetë.

ا't'i bëj tavanxhiut-o,

që nuk la një dhogë bosh,

t'a mbulojnë nuset me llosh,

ato plakat e qoshes,

shuan farën e kafesë,

këpunë bishtat e xhezvesë.

Ha, ha, ha, bela, ha,

jo, plaka se bëj shaka,

se dasma kështu e ka,

me lodra dhe me shaka.

Ose në një këngë tjetër, ku tregohet himnizimi jo vetëm i bukurisë, por edhe i prejardhjes dhe kamjes:

Dil moj mizë e dheut-o,

Dil moj dil! (refreni)

S'jam mizë e dheut-o

jam bijë e beut-o

e bijë e beut je,

po florinjtë ku m'i ke,

ja kam hedhur gushës-e.

E njëjta gjë ndodh edhe në shtëpinë e dhëndrit, duke e ngacmuar e duke i thënë se ti je më i miri dhe ke kohë të zgjedhësh akoma. Ja për shembull një këngë e tillë:

O bilbil i nënës-o

Bëni tok e zgjidh në to,

Të marrësh kapedanen-o

Kapedane sylarmanen-o

Ose, për ta ngacmuar për shpenzimet që dhëndri ka bërë kur i ka shpënë nuses nishanet e dasmës, këndohet kjo këngë:

Theva një degë dardhë,

dardhë e zeza dardhë!(refreni)

Seç m'u ngjit një zog e larë,

m'u ngjit e më bëri trok,

më kërkon flori me okë!

Dhëndrit, dikur i vishnin rroba të reja e të qëndisura me gajtanë. Për të treguar se u bë burrë, atë e rruanin tek berberi edhe kur ai nuk kishte fare qime në faqe. Gjatë kësaj kohe i këndoheshin këngë që i kujtonin djalërinë, shoqërinë kur ngacmonin dhe ndonjë vajzë. Sa bukur e shpreh kjo këngë e Lumit të Vlorës këtë rit:

Bijat e shehut të tria,

mbushnin ujë tek xhamia,

ç'i ngacmonin djemuria,

në rrugë doli Baxhia:

ا'kini me vajzat e mia,

merrni një dhe jo të tria,

kështu thotë Hanko Baxhia.

Pra siç shihet, në Labëri, parimi i zbukurimit në këngët e dasmës është shumë i realizuar, nusja na vjen në këto këngë si më e bukura, më e hijshmja, më e stolisura. Pra, pyetjes pse në këngët e dasmës nuk përmendet palumturia e mundshme, ose bukurisë ndonjëherë jo dhe shumë e arrirë tek ndonjë nuse mund t'i përgjigjemi se brenda këtyre këngëve veprojnë disa faktorë subjektivë përzgjedhës, përveçsues, apo zgjerues. Në varësi të rasteve konkrete mbi bazën e cilësive reale të nuses, të rrethit të saj familjar e miqësor, etj, parimi i zbukurimit në këngët që e përshkruajnë nusen zbatohet gjerësisht. Këtu kemi të bëjmë edhe me zbatimin e një prej parimeve krijuese të artit folklorik në përgjithësi.

ndryshe
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top