Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ritchie refuzon 30 milionë dollarë të Madonës



Ritchie refuzon 30 milionë dollarë të Madonës

اdo mjet për të mbajtur fëmijët. Martesa mbaroi. Tani duhen menduar pasardhësit. Por në fakt bashkëshorti i Madonës, Guy Ritchie, ka
refuzuar ofertën prej 30 milionë dollarësh nga bashkëshortja e tij, për ta mbyllur divorcin e tyre jashtë gjykatës. Për të marrë kujdestarinë e fëmijëve të saj, këngëtarja ka bërë një ofertë të tillë, por siç duket përpjekja e saj nuk është vlerësuar nga regjisori britanik. “Guy sigurisht që nuk do ta pranojë ofertën e parë. 30 milionë dollarë është një shumë e madhe, por jo në botën e tyre”, - ka bërë të ditur një burim. Pasuria e Madonës është afro 470 milionë dollarë dhe sigurisht që Ritchie do të pretendojë edhe më tepër prej saj.

Moore ende “ruan” vajzat e saj
Aktorja Demi Moore është aq e vendosur t’i mbajë të sigurta vajzat e saj, dhe thotë se është gjithnjë “në kontakt të vazhdueshëm” me to. Aktorja ka tre vajza nga martesa e saj me Bruce Willis: Rumer, Scout dhe Tallulah. Dhe Demi është e bindur se ajo di gjithçka ndodh me fëmijët e saj. “Vajzat ndoshta rriten, veçanërisht Rumor, por unë ende jam i njëjti person i shqetësuar, siç kam qenë. E kam një detyrim që të jem në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha vajzat, pasi ato të gjitha reagojnë në mënyrën e vet kur kanë ndonjë problem”, - ka thënë Moore. Aktualisht aktorja e filmit brilant, “Propozimi” është e martuar me Ashton Kutcher.

Roberts: Jam e vjetër për “Pretty Woman 2”
Aktorja Julia Roberts ka qeshur me thashethemet rreth vazhdimit të filmit të vitit 1990, “Pretty Woman”, duke thënë se në moshën 41-vjeçare ajo është shumë e vjetër për të luajtur prostitutën. Roli i Roberts si “prostitutë me zemër të artë”, krahas Richard Gere e ngriti atë në listën A të Hollywoodit. Por, aktorja bën të ditur se nuk ka në plan të rikthehet në rrugët e Los Angelesit duke thënë: “Askush nuk dëshiron ta shohë një prostitutë të vjetër! Apo jo?”. Në fakt tashmë që Julia është nënë, nuk do të pranonte një rol të tillë.

“Led Zeppelin”, një turne pa lider
Banda legjendare e rock-ut, “Led Zeppelin”, do të niset për në turne botëror pa liderin e tyre Robert Plant, i cili prej muajit shtator është jashtë grupit. Bateristi John Paul Jones ka konfirmuar se po bëjnë prova me disa këngëtarë për të zëvendësuar solistin historik të bandës. Një nga emrat e përmendur është edhe Myles Kennedy, lideri i grupit amerikan “Alter Bridge”. Jones ka nënvizuar se ata nuk janë në kërkim të një zëri të ngjashëm më atë të Plant. “Led Zeppelin” u shpall grupi më i mirë i shekullit të kaluar.

Dion dëshiron të bëhet nënë pas turneut

Ylli i muzikës pop, Celine Dion, do të përpiqet të shtojë familjen edhe me një fëmijë. Por për këtë ka bërë një axhendë. Dhe fëmija
është menduar të planifikohet pas përfundimit të turneut të saj botëror. 40-vjeçarja e njohur me hitin “My Heart Will Go On”, dhe burri i saj Rene Angelil, kanë sjellë në jetë djalin Rene-Charles në vitin 2001, pasi iu nënshtruan trajtimit të fertilitetit. Shtatë vite më vonë, Dion dëshiron të hyjë sërish në këtë proces, por ajo nuk do të jetë shumë e zhgënjyer nëse dështon në tentimin e dytë. “Ne do të përpiqemi pas turneut tim. Shpresoj të mbetem sërish shtatzënë. Kam një shpresë të vogël. Por tashmë jemi të bekuar. E provuam këtë gjashtë vite për Rene-Charles. Tashmë kemi një foshnjë të mrekullueshme”, - ka thënë këngëtarja kanadeze.



Ballkanweb.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back