Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rita Ora, Ambasadore Nderi e Kosovës

1436543878ritaatifetja.jpg


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka dekoruar këngëtaren me famë botërore me prejardhje nga Kosova, Rita Ora me medaljen presidenciale Ambasador Nderi i Kosovës.

Dorëzimi i medaljes u bë të premten me një ceremoni në ambasadën e Kosovës në Angli, ku i pranishëm ishte edhe ish kryeministri britanik Tony Blair.


ritaatifetja.jpg


ritaatifetja1.jpg


ritaaambasada.jpg


Me këtë rast presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha se Rita shpreh atë cfarë ne jemi si komb. Atë cfarë kemi kaluar dhe cfarë mund të arrijmë kur na jepet mundësia.

"Ne jemi të mahnitur nga Rita. Përmes vullnetit dhe talentit të saj, ajo është bërë një frymëzim për kombin e saj. Me vështirësitë e jetës së një refugjati, të larguar nga shtëpia e tyre, familja e saj nuk e humbi shpresën. Nuk u dorëzuan. Ata kërkuan për mundësi të reja këtu në Britani, në një shtet që i përqafoi si të ishin të tij dhe i lejoi ata që të konkurrojnë si të barabartë, pa asnjë diskriminim.Sot unë dua që ju të gjithë të bashkoheni me mua për të falënderuar Verën dhe Besnikun, prindërit e përkushtuar të Ritës, të cilët e kanë rritur atë, motrën e saj Elenën dhe vëllain Donin, me vlera të forta dhe me krenari të tillë. Dhe tani, qielli është kufiri.Rita, ti përfaqëson tërë atë që ne jemi si komb. اfarë ne kemi kaluar dhe çfarë ne mund të arrijmë kur të na jepet mundësia. Përtej talentit dhe suksesit tënd, që na bën të gjithëve krenarë, ne jemi shumë mirënjohës se je një vajzë e Kosovës, e cila është krenare për rrënjët e saj. Ti je ura më e mirë ndërmjet Kosovës, vendit ku je lindur, dhe Britanisë, vendit që tani e quan shtëpi.Z. Blair, Lord Robertson, Gjeneral Jackson,Ju dhe vendi juaj na ndihmuat të fitojmë paqen dhe ju vazhdoni të mbështesni përparimin tonë. Në këmbim, Kosova ju ka dhënë Rita Orën. Wshtw shprehur jahjaga nw fjalimin e saj.

Ndërsa Rita Ora duke pranuar medaljen tha se do ta mbajë titullin e ambasadorit të nderit me krenari dhe përgjegjësi të madhe.

“Jam rritur në Britani, vend i cili më dha shumë, për cka jam mirënjohëse. Por, unë gjithmonë do të kem një vend të vecantë ne zemrën time për Kosovën, vendin e lindjes time. Jam shumë e lumtur që jam në gjendje të udhëtoj nëpwr botë dhe të ngre vetëdijen për vendlindjen time dhe t’i tregoj botës se cfarë vendi i bukur është dhe sa mikpritës janë njerëzit atje.” ka shtuar Rita Ora.

Në ceremoninë e organizuar morën pjesë edhe ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, zotëri Tony Blair, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali Michael Jackson, përfaqësues diplomatikë ne Londër dhe miq të Kosovës.

/ Top Channel
 
Titulli: Rita Ora, Ambasadore Nderi e Kosovës

Hahahaha ky lajm po qe ishte per te qeshur lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back