Rilke:Arti i vështirë i dhënies së hapësirës në dashuri

Anna*

Typing...
Mod
FB_IMG_1695668677715.jpg



"Duajeni njëri-tjetrin, por mos bëni një lidhje dashurie: Le të jetë më mirë një det që lëviz midis brigjeve të shpirtrave tuaj", këshilloi poeti, filozofi dhe piktori i madh libanezo-amerikan, Kahlil Gibran, për atë që mbeten kumtimet më të mira, për sekretin në një marrëdhënie dashurie të qëndrueshme .

Dëshira jonë paradoksale për intimitet dhe pavarësi është një forcë diamagnetike, ajo na tërheq drejt bashkësisë dhe njëkohësisht na largon prej saj, me një magnet të fuqishëm që, nëse trajtohet pa shkathtësi, mund të prishë një marrëdhënie dhe të shkatërrojë një zemër. Nën këtë magnetizëm të pafalshëm, bëhet një akt i forcës mbinjerëzore dhe transformimit, për t’i dhënë hapësirë tjetrit. Kur të gjithë dëshirojnë është afërsia ajo që vendos mbi kushtet e të lejuarit të dikujt që është sa pranë aq edhe brenda teje. E megjithatë, ky akt i vështirë mund të jetë gjëja, mbase e vetmja gjë që kursen marrëdhëniet pa pushim nga ndeshjet cfilitëse.

Dy dekada para Khalil Gibran, në agimin e shekullit XX, një tjetër poet i madh i qëndrimit të depërtimit të turbullirave të zemrës njerëzore, soditi këtë predispozitë. Në një letër drejtuar piktorit ekspresionist gjerman, Paula Modersohn-Becker, Rainer Maria Rilke (4 dhjetor 1875 - 29 dhjetor 1926) ofroi disa këshilla spektakolare për menaxhimin e tërheqjes bipolare të autonomisë dhe bashkësisë, në një mënyrë që siguron jetëgjatësinë e çdo lidhjeje të ngushtë dhe mbron dashurinë nga vetëshkatërrimi asgjesues.
Pasazhet shfaqen në poezinë dhe antologjinë e mrekullueshme të prozës, Rilke mbi dashurinë dhe vështirësitë e tjera.
Rilke shkruan:
Unë e konsideroj dashurinë si detyrën më të lartë të një lidhje midis dy njerëzve, ku secili të qëndrojë roje i vetmisë së tjetrit. Sepse, nëse qëndron në natyrën e indiferentizmit, dhe turma të mos njohë vetmi, atëherë dashuria dhe miqësia janë atje, me qëllim që vazhdimisht të ofrojnë mundësinë e vetmisë. Dhe vetëm ato janë ndarjet e vërteta që ndërpresin në mënyrë ritmike periudhat e izolimit të thellë.
Një shekull para se psikologia, Esther Perel, të pohonte në librin e saj historik, mbi paradoksin qendror të marrëdhënieve se "dashuria mbështetet në dy shtylla: dorëzimi dhe autonomia" sepse "nevoja jonë për bashkësi ekziston përkrah nevojës sonë për ndarje", Rilke konsideron se si ndërtohen kulturat tona rreth e rrotull, çfarë do të thotë të shoqërohesh, pengojnë lumturinë në bashkim. Ai shton:
Është një pyetje në martesë, për ndjenjën time, jo e krijimit të një bashkësie të shpejtë shpirti, duke rrëzuar dhe shkatërruar të gjithë kufijtë, por përkundrazi një martesë e mirë është ajo, në të cilën secili emëron kujdestarin e tjetrit, të vetmisë së tij, dhe i tregon atij këtë besim, më i madhi në fuqinë e tij për të dhuruar. Një bashkësi midis dy njerëzve është e pamundur, dhe ku duket se, megjithatë, ekziston, është një ngushtim, një marrëveshje reciproke, që vjedh njërën palë ose të dy, që të shpie në lirinë dhe zhvillimin e tij më të plotë. Por, pasi të pranohet, të kuptohet, se edhe midis qenieve njerëzore më të afërta, distancat e pafundme vazhdojnë të ekzistojnë. Jeta e mrekullueshme e tjetri, mund të rritet dhe të jetë e gjallë dhe e larmishme, nëse ata arrijnë të duan distancën midis tyre, gjë që bën të mundur, që secili të shohë tërësinë tjetër, në një hapësirë të paanë!
Prandaj edhe ky duhet të jetë standardi për refuzim ose zgjedhje: Nëse dikush është i gatshëm të qëndrojë roje mbi vetminë e një personi, por dhe nëse një nga partnerët është i prirur ta vendosë këtë person të njëjtë në portën e vetmisë së dikujt tjetër, për të cilin mëson vetëm përmes mundësisë së njohjes se ç'ka përtej... atje ku gjithçka duket e veshur në mënyrë festive, nga një errësirë e thellë.

Përgatiti: Albert Vataj
 
@Anna* ,flm per temat qe hap!
I lexoj me kenaqesi .
E gjej veten shume ne boten tende romatike dhe artistike ,te temave qe ti hap.
 
Rilke eshte nje nga shkrimtaret e ashtuquajturit "Brezi i djegur" e bashke me Remarque eshte nga te preferuarit e mi te ketij brezi.
Dmth qe jam shume subjektiv kur behet fjale per vepren e tij😁
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top