Rikthim te gjuha shqipe. Në gjimnaze do të bëhet si lëndë e veçantë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rikthim te gjuha shqipe. Në gjimnaze do të bëhet si lëndë e veçantë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Pas 32 vitesh, futet lënda e gjuhës shqipe në shkollat e mesme, si fillim në klasat e dhjeta.

Gjimnazistët do të bëjnë 2 orë në javë gjuhë shqipe, me qëllim nxënien e rregullave drejtshkrimore dhe ato gramatikore, pasi është konstatuar mungesë e theksuar e respektimit të tyre edhe në radhët e vetë intelektualëve dhe studentëve, pa llogaritur më pas të tjerët që shkruajnë keq gjuhën shqipe.

Erida Koleci, specialiste në Ministrinë e Arsimit, tha: “Ka qenë kërkesë e universiteteve, por edhe në opinonin publik perceptohet që gjuha shqipe nuk është përvetësuar siç duhet. Nxënësit sot shkruajnë me gabime”.

Edhe letërsia do të marrë rëndësinë e duhur, me dy orë në javë, madje, sipas Kolecit, gjimnazistët do të mund të bëjnë në shkollë letërsi të avancuar, çka mund t’i shërbejë atyre që duan të vijojnë studimet për Gjuhë-Letërsi, Gazetari e të tjera.

/ Top Channel
 
Gjuha e Perendive, ka me shume se 2 shekuj qe tanet po e bastardojne me terma latinisht, greqisht e se fundmi moda e re, arabisht!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top