Rikthehet tragjikomedia “Fqinjët”, në Uiversitetin e Arteve

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
52897.jpg

TIRANث- Tragjikomedia “Fqinjët” e autorit Ruzhdi Pulaha, nën regjinë e Alfred Trebickës, pas premierës javën që shkoi, rikthehet sot dhe nesër në skenën e Universitetit të Arteve.

Në vepër interpretojnë 11 aktorë, të cilët regjisori i ka ndarë në dy grupe, në atë shqiptarë dhe grekë. Interpretojnë aktorët: Violeta Trebicka, Marjana Kondi, Gëzim Rudi, Adelina Muça, Dasara Xhangolli, Marsias Lila, etj.

Përmes situatave dramatike, tepër emocionuese dhe plot humor, autori sjell mesazhe dhe ide që gjithsecili i ka ndeshur, ndërsa nëpërmjet nënteksteve hedh dritë mbi shumë të vërteta historike dhe njerëzore. Stili, gjuha dramatike, karakteret, problematika, mesazhi, idetë që përcjell autori, por dhe ato që do të përcjellë realizimi skenik do të jenë kombëtare.

Ngjarjet zhvillohen në një fshat të Greqisë së veriut, në shtëpinë e një fermeri grek. Barba Kosta jeton me familjen e tij dhe kantinën e verës, ku ka punësuar një familje të re shqiptare në biznesin e tij. Dashuria e nipit Marko me Borën, motrën e Beharit (Lefterit), përbën ngjarjen shkakore që nxit zhvillimin dramaturgjik. Konflikti bazë është kombësia e dy të dashuruarve.
(ma.ar/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top