Rikthehet stazhi te Mjekësia

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në ndryshim nga fakultetet e tjera të UT-së, Mjekësia ka të drejtë të aplikojë stazhin. Në rregulloren e UT-së përcaktohet qartë numri i krediteve që duhet të plotësojë një student për të kaluar nga njeri vit akademik në tjetrin. Kështu për të përfunduar vitin e parë një student duhet të ketë plotësuar rreth 30 kredite, ndërsa për të kaluar në vitin e tretë duhet të ketë plotësuar minimalisht 90 kredite nga të dy vitet paraardhës.

Në rastin e fakultetit të Mjekësisë, plotësimi i krediteve nuk është i mjaftueshëm. Senati ka shtuar një pikë në rregullore, ku e lejon fakultetin e Mjekësisë të përcaktojë disa lëndë, të cilat i konsideron të rëndësishme. Dhe për të kaluar në vitin pasardhës, një student duhet patjetër të rezultojë kalues në këto lëndë, edhe në rastin kur i ka plotësuar kreditet e duhura.

Part-time, katër vite
Universiteti i Tiranës në fakultetet e tij organizon studimet me kohë të pjesshme, por ndryshe nga programi me kohë të plotë, i cili realizohet për tri vite, programet e studimeve të ciklit të parë të studimit me kohë të pjesshme realizohen për jo më pak se katër vite, gjatë kësaj kohe studenti duhet të ketë plotësuar kuotën e 180 krediteve.

Programet mësimore në ciklin e parë të studimeve në formën e studimit me kohë të pjesshme janë të njëjta me atë të sistemit me kohë të plotë, ku ngarkesa mësimore ditore është jo më shumë se 8 orë mësimi 60-minutëshe. Departamenti dhe fakulteti ku organizohen studimet me kohë të pjesshme kanë të drejtë të përcaktojnë mënyrën e zhvillimit të mësimit, afatet e likuidimit të detyrimeve, si dhe numrin e sezoneve për çdo vit akademik.
Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top