Rikonstruktohet kisha e ‘Shën Mërisë’ në Elbasan

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P




Kisha Ortodokse Autoqefale “Shën Maria” në qendër të kalasë së qytetit të Elbasanit, është rikostruktuar tërësisht me një fond prej 12 milion lekësh, akorduar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Kisha e stilit bizantin, ndërtimi i së cilës mendohet se daton në vitin 1656, është një nga vlerat etnokulturore e arkitekturore të rralla në rajonin e Elbasanit. Famulltari i kësaj kishe, At Nikolla Marku tha se “përmes fondit prej 12 milion lekësh u rikonstruktuan mjediset e brendshme dhe të jashtme të kishës, ndërsa pritet akordimi i një fondi tjetër për restaurimin e afreskeve dhe pikturave murale, të cilat gjatë periudhës së diktaturës u lyen me gëlqere”. Burimet historike dëshmojnë se kisha ka filluar të funksionojë në vitin 1656, ndërsa u dogj plotësisht në 11 nëntor të vitit 1819. Në periudhën 1826 -1833 filluan e përfunduan punimet për rindërtimin e saj. Kisha “Shën Maria” është një ndërtim arkitekturor i stilit të vonë bizantin, i ndërtuar me gurë të gdhendur nga mjeshtrit dibran. Ajo ka shërbyer jo vetëm si objekt kulti, por edhe si një vatër e atdhetarisë. Rreth kësaj kishe kanë ushtruar veprimtarinë për shkrimin e gjuhës shqipe dhe deklarimin e psalmeve në gjuhën shqipe që nga Dhaskal Todri, Teodor Haxhifilipi, Konstandin Kristoforidhi, Aleksandër Xhuvani, etj. Ndërtesa pranë Kishës shërbeu si shkolla e parë shqipe në Elbasan në vitin 1908. Aktualisht kisha përfaqësohet nga famulltari At Nikolla Marku. Vendndodhja e saj është në zemër të kalasë dhe radhitet ndër kishat më të vjetra të vendit tonë. Mjeshtërit më të zgjedhur të qytetit të Elbasanit kishin mundur të sillnin në pamjen origjinale fasadën prej guri të gdhendur të kishës së Kalasë. ثshtë punuar me shumë kujdes për pastrimin e pasojave të agjentëve atmosferikë në gurë, si dhe për shpëlarjen e tyre me solucione të posaçme për sjelljen e mureve të jashtme të ndërtesës së kishës njësoj siç kanë qenë këtu e 200 vjet më parë. Nevojiten edhe rreth 100 milionë lekë të tjera për restaurimin e mjediseve të brendshme në gjendjen e mëparshme.

Restaurimi
Në tetor të vitit të kaluar, në kishën ortodokse të Shën Mërisë, e cila ndodhet brenda mureve të kalasë së qytetit të Elbasanit, patën nisur punimet për restaurimin e pjesshëm të saj, nën kujdesin e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Punimet qenë përqendruar në riparimin e çatisë së kishës e mureve, si dhe në zbulimin e disa afreskeve të kishës më se 350-vjeçare, të cilat kanë qenë të mbuluara me gëlqere që në kohën e komunizmit. At Nikolla Marku, ka theksuar se vlerat e kishës së Shën Mërisë janë jo vetëm historike, dhe se ajo “shënon gjithashtu dëshminë e pavarësisë së Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare”.
GSH
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top