Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rihapet muzeu arkeologjik i Apolonisë

Fier - Pas një mungese gati 20 vjeçare, rihapja e Muzeut Arkeologjik të qytetit antik të Apolonisë ka rritur numrin e vizitorëve vendas e të huaj.

f1_14apoloni1342277206.jpg


Interesi dhe pyetjet e tyre të shumta në lidhje me materialet, objektet, etapat dhe shkallën e zhvillimit të qytetit të madh e hijerëndë, siç e etiketonte Ciceroni, tashmë gjejnë përgjigje konkrete. "Numri i vizitorëve ditorë pas rihapjes së muzeut është rritur me rreth 15-20%, raporton BalkanWeb. Më parë, vizitorët nuk dilnin të plotësuar nga vizita në Apoloni. Ata shikonin rrënojat e banesave të Apolonisë dhe monumentet, por nuk dinin objektet, të kujt periudhe ishin, si ruheshin, si trajtoheshin, etj. Me hapjen e muzeut u jepet përgjigje shumë pyetjeve të turistëve dhe shuhet kureshtja e tyre për etapat e zhvillimit apolonian", tha përgjegjësi i këtij muzeu, Admir Xhelaj.

Sipas tij, edhe pse muzeu është i thjeshtë dhe i vogël, është pëlqyer jashtëzakonisht nga turistët, si për anën funksionale, infrastrukturore, estetike dhe arkitekturore, por mbi të gjitha për pasurinë dhe vlerën e objekteve të ekspozuara. "Janë materiale të rralla unikale në të gjithë botën mesdhetare, ndaj dhe turistët dhe vizitorët habiten me këto pasuri dhe vlera të trashëgimisë kulturore që ofron ky muze", thotë Xhelaj.

Numri i vizitorëve ditore, sipas tij, në këtë periudhë shkon në rreth 180, e pazakontë për vitet e mëparshme.
Burimi: ballkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back