Riga dhe Umeo - kryeqytete të kulturës për vitin 2014

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Kryeqyteti i Letonisë - Riga dhe qyteti suedez Umeo do ta ndajnë titullin "Kryeqyteti evropian i kulturës" në vitin 2014. Titullin e marrin nga Marseja franceze dhe Koshice sllovake të cilët në vitin 2013 e festuan trashëgiminë kulturore evropiane.

18os90.jpg

Riga, kryeqytet i Letonisë, është rajoni kyç industrial, tregtar, financiar dhe kulturor në rajonin baltik. ثshtë e njohur qendra historike e qytetit me ndërtime në stilin art nuvo dhe arkitekturë të drunjtë, që numërohet në listën e trashëgimisë kulturore të botës të UNESKO-s. Multikultura është veçori e qytetit që nga kohërat e largëta, kur atje jetonin njerëz të kombeve të ndryshme - letonezë, gjermanë, polakë, rusë, suedezë, finlandezë...

Umeo ndodhet 600 kilometra në veri të Stokholmit dhe është qyteti më verior i cili deri më tani ka qenë nikoqir i kulturës në kontinentin e vjetër. Adutet e tij janë bukuria e rrallë natyrore dhe kontrastet - nga vera, gjatë së cilës dielli ngroh pothuajse 24 orë në ditë deri te dimërat nordik me ndriçimin e njohur verior. Umeo është edhe qyteti më i madh universitar në Suedinë veriore. Mbi gjysma e njerëzve të cilët jetojnë atje janë jashtë rajonit. Fliten mbi 50 gjuhë në numrin e madh të klubeve të cilat paraqesin kultura nga e mbarë bota. /koha

idc0f9.jpg
 
Back
Top