Rezultatet paraprake flasin për një numër të njëjtë mandatesh

Зngjεll

___________
Presidenca suedeze e BE, që filloi dje mandatin e saj 6-mujor, ka shprehur shqetësim për situatën paszgjedhore në Shqipëri. Në një deklaratë të saj qeveria suedeze u bëri sot thirrje "partive politike në Shqipëri të bëjnë një dialog konstruktiv për procesin zgjedhor dhe për formimin e një qeverie që të jetë përkushtuar ndaj agjendës së reformave dhe rrugës së progresit drejt BE-së. Procesi i numërimit të votave, që ende nuk ka përfunduar, është me rëndësi të madhe," përfundon deklarata e presidencës suedeze. Përfundimi i këtij procesi dhe dalja e rezultatit zyrtar përfundimtar nga KQZ mbahet peng nga tri kuti votimi të qendrës së votimit Nr. 20, në Libofshë, në komunën e Fierit. Procesi i numërimit në këtë qendër u bllokua mbrëmë nga komisionerët e PD-së pasi, sipas tyre "fletët e votimit kishin parregullsi teknike, gjë që e bënte të pamundur numërimin dhe të domosdoshëm dërgimin e tri kutive të votimit në KQZ në Tiranë." Ky qëndrim u kundërshtua nga komisionerët e Partisë Socialiste, që nuk pranuan të kishte pasur parregullsi teknike. Për më tepër dërgimin e kutive në Tiranë ata e perceptuan si "një mundësi për komisionerët e PD që të manipulojnë gjatë rrugës rezultatin e këtyre tri kutive." Rezultati në Fier deri tani është në favor të PS, 9 me 6. Në mbështetje të komisionerëve socialistë shkuan në orët e para të mëngjesit të sotëm disa mijëra militantë të PS, që rrethuan qendrën e votimit në Libofshë të Fierit dhe penguan transportimin e kutive të votimit drejt Tiranës. Acarimi i situatës solli deklarata ekstreme te tilla si ato të deputetit socialist, Gramoz Ruçi, se "do të mbrojmë votën me çdo çmim." Situata është qetësuar vetëm pak orë më parë, me ardhjen e një eksperti nga KQZ dhe me konfirmimin nga KQZ se tri kutitë do të shoqërohen drejt Tiranës nga komisionerët socialistë të Fierit. Rezultatet paraprake zyrtare të KQZ flasin për një numër të njëjtë prej nga 70 mandate që kanë fituar si e djathta në pushtet ashtu edhe e majta në opozitë. /Deutsche Welle/
 
te humbi ben blushi ty me?ku eshte spo e shikojme te dale eshte fshehur se po thoje gooo korca...ku e ke korcen?6-6 te doli..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top