Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rexhep Qosja: Gjykata speciale s’duhet të themelohet nga shqiptarët, të mos vetëdënoh

Rexhep Qosja: Gjykata speciale s’duhet të themelohet nga shqiptarët, të mos vetëdënohen

Akademik Rexhep Qosja, në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ka folur për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe në Kumanovë.


qosja.jpg


Qosja ka thënë se ngjarja në Kumanovë është e shkaktuar prej politikës nacionaliste të Nikolla Gruevskit. Për ngjarjen në Kumanovë Qosja i ka ngarkuar me përgjegjësi edhe dy partitë shqiptare, BDI-në dhe PDSH-në. Duke folur në këtë intervistë edhe për dënimin me burgim të ish-komandantëve të UاK-së, Sylejman Selimit, Sami Lushtakut dhe bashkëluftëtarëve të tyre, Qosja ka thënë se këto janë dënime të frymëzuara prej motiveve politike e të bëra për qëllime politike. Qosja e ka porositur klasën politike që mos ta themelojë Gjykatën Speciale. “Për mua është me rëndësi, është me rëndësi politike dhe etike, është me rëndësi historike, është me rëndësi kombëtare, që atë Gjykatë të mos e themelojnë vetë shqiptarët. Shqiptarët nuk do të duhej, në asnjë mënyrë, ta dënojnë vetveten, nuk do të duhej të vetëdënohen”, ka thënë Qosja.
Ndërkaq, duke folur për kuvendin e fundit zgjedhor të LDK-së, zgjedhjen me aklamacion të Isa Mustafës kryetar, Qosja e ka krahasuar me bolshevikët e Stalinit e fashistët e Musolinit.

“Epoka e re”: Z. Qosja, muajin e fundit në Kosovë është shkruar e folur shumë për konfliktin në Kumanovë, për Gjykatën Speciale që duhet të formohet, për dënimin e ish-luftëtarëve të UاK-së në Gjykatën e Mitrovicës dhe për Kuvendin e Tetë Zgjedhor të LDK-së. Sa dimë, deri tani nuk keni folur për këto ngjarje. E meqë lexuesit po kërkojnë vlerësimet tuaja, ne të ‘Epokës së re’ po jua bëjmë disa pyetje në lidhje me to. Cili është mendimi juaj për ato ngjarje dhe për reagimet ndaj tyre?

Qosja: Kohët e fundit politikën kosovare e kanë shënuar ato katër ngjarje -ndonjëra prej tyre e pritur e ndonjëra e papritur. Dhe këto katër ngjarje janë: 1. Sulmi blickrig i Qeverisë së tanishme të Maqedonisë ndaj lagjes shqiptare në Kumanovë, në të vërtetë ndaj kundërshtarëve të asaj qeverie, që ishin vendosur në atë lagje; 2. Dënimi i komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, i komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, dhe i disa pjesëtarëve të tjerë të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës; 3. Mbledhja plenare e Kuvendit të Kosovës për miratimin e ligjit mbi themelimin e Gjykatës së Veçantë për trajtimin dhe dënimin e krimeve eventuale të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës; dhe 4. Kuvendi i Tetë Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilin kryetar i kësaj partie u rizgjodh Isa Mustafa. Këto katër ngjarje jehuan, cila më shumë e cila më pak, në jetën kombëtare shqiptare në përgjithësi, kurse tri prej tyre patën dhe do të vazhdojnë të kenë jehonë edhe ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto katër ngjarje do të jenë me ndikim edhe në politikën e ardhshme të Kosovës e të Shqipërisë, por dy prej tyre edhe në politikën e faktorëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës dhe, mund të jetë, ndaj Shqipërisë…
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back