Revolucion në futboll, Botërori dhe Europiani do të luhen çdo dy vjet

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
RIZGJIDHET-INFANTINO_frame_851-1100x620.jpg
Një revolucion që do ta ndryshojë futbollin ashtu si e njohim. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk e ka përjashtuar mundësinë që dy prej turneve më të rëndësishëm, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian, të zhvillohen çdo dy vjet.

Aktualisht, turnetë zhvillohen në harkun e katër viteve, duke i lënë njëri-tjetrit vendin në çdo dy vjet. Propozimi për ndryshimin radikal është dhënë nga ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, aktualisht në rolin e Përgjegjësit për Zhvillimin Global të Futbollit pranë FIFA-s. Wenger deklaroi se konfederata botërore, duhet të përqendrohet më tepër tek eventet e saj kryesore, duke përfshirë edhe Kupën e Botës. Nga ana e tij, Infantino deklaroi se FIFA duhet të jetë e hapur, që të bëjë revolucionin e formateve ndërkombëtare.

“Duhet të jemi të hapur për çdo ide dhe propozimin e gjithëkujt. Arsene Wenger nuk është vetëm një trajner i suksesshëm, por edhe një profesor i futbollit. Natyrisht që FIFA ka organizatat e saj dhe do të nisim menjëherë diskutimet rreth kalendarit gjatë muajve në vazhdim. Sa më shpejt, aq më mirë do të ishte, në mënyrë që në fund të vitit, ose maksimumi deri në fund të vitit 2022 të kemi një plan konkret”, u shpreh Gianni Infantino, president i FIFA-s.

Në këtë mënyrë, drejtuesi më i lartë i FIFA-s konfirmoi se vendimi rreth ndryshimeve të mëdha në futbollin botëror mund të merret brenda12 muajve të ardhshëm, edhe pse kjo do të shkaktonte përmbysjen e kalendarëve aktualë të futbollit.
A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top