Restoranti që përdor vullkanin për të gatuar ushqime në 500 gradë celsius

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Restoranti që përdor vullkanin për të gatuar ushqime në 500 gradë celsius

vullkani.jpg


Sezoni i ‘barbekysë’ sapo ka nisur, por një restorant në Lanzarote, në ishujt Kanarie ka zgjedhur të bëjë ‘barbekynë’ më të rrezikshme në botë duke gatuar ushqim mbi një vullkan. Restoranti i quajtur ‘El Diablo’ përdor temperaturën 450-500 gradë celsius të nxehtësisë gjeotermale për të gatuar mishin dhe peshkun.


vullkani1.jpg


I vendosur përbri vullkanit në parkun kombëtar të Timanfaya, në ishujt Kanarie, restoranti ka sajuar një zgarë të vërtetë mbi vullkanin e fjetur, ku përmes një vrime të thellë të veshur me gurë vullkanikë përçohet nxehtësia e nevojshme dhe mbi të gjitha natyrale për të gatuar ushqime të shëndetshme.

vullkani2.jpg


Fatmirësisht, pak shanse ka që vullkani i parkut kombëtar të Timanfaya të aktivizohet, duke qenë se shpërthimi i fundit i tij ka ndodhur në vitin 1824.


vullkani3.jpg


Pronarët e restorantit thanë për ‘ABC’ se, përpara se ta ndërmerrnin këtë nismë janë konsultuar me shkencëtarë dhe vullkanologë të cilët i kanë siguruar se metoda e pazakontë e gatimit të ushqimit është më se e sigurt dhe e shëndetshme.

vullakni3.jpg

g.shqip
 
Titulli: Restoranti që përdor vullkanin për të gatuar ushqime në 500 gradë celsius

Do doja te ikja te haja aty ne momentin qe do shperthente, atehere po qe do ishte bukur, yuhu
 
Titulli: Restoranti që përdor vullkanin për të gatuar ushqime në 500 gradë celsius

A bëjnë qofte kta ktu? Yum!
 
Titulli: Restoranti që përdor vullkanin për të gatuar ushqime në 500 gradë celsius

Aty esht te hedhesh vicin siper e ta pjekesh :P
 
Back
Top