Restaurohet filmi "Tomka dhe shokët e tij"

PiNkY

Anëtar i Nderuar
tomka.jpg


Eshtë një film emblematik i kinemasë shqiptare që falë restaurimit dhe rezervimit do të mund ti trashëgohet brezave.

Zbulojmë kësisoj imazhet e filmit tanimë të restauruar “Tomka dhe shokët e tij” i cili do të shfaqët premierë në festivalin filmit të Prishtinës mbrëmjen e 26 prillit.

“Do të jetë premiera e parë për të cilën unë ndjej dhimbje dhe do të doja shumë që të ishte Xhanfize Keko, do të doja shumë që të ishte Rexhina Longo e cila na ka bërë kaq shumë deri tani për arkivin dhe për të gjithë ne, jo vetëm për arkivin e filmit.”-u shpreh aktorja Elvira Diamanti.

ثshtë një nismë e vyer kjo e cila bën të mundur shpëtimin e vlerave tona kombëtare çka institucionet publike nuk po e bëjnë siç duhet.

“ Restaurimi jo vetëm dyfishon jetëgjatësinë e një filmi sepse filmat e restauruar quhen që janë prodhuar sot, këtë nënkupton restaurimi dhe rezervimi. Ka ndodhur që filmat duke marrë pjesë në festivale të ndryshme të arkivave, në vente të ndryshme kemi arritur që audienca ndërkombëtare të njihet me kinemanë shqiptare. Kjo nuk është pak.”- theksoi Diamanti.

Pas premierës filmi i restauruar tanimë do të ketë rrugëtimin e tij. “Ka arritur të diskutohet Xhanfize Keko si një figurë emblematike e kinemasë shqiptare. Dhe po ju them se rrallë e gjen edhe ne Holly Wood një figurë të tillë kaq të kompletuar. Në laboratorin e biblotekës së kongresit kanë menduar që dekori i qytetit të beratit është një dekor i bërë dhe nuk e kanë menduar kurrë që ai është një qytet origjinal.”- bëri të ditur Diamanti.

Ndërkaq disa filma të tjerë shqiptarë po kaq emblematikë kanë nevojë urgjente për restaurim për të mos u degraduar pakthyeshmërisht.

/albeu.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top