Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Respekti

Ylli-1

Etnoshqiptar
Kështu e dëshirojmë. ??????????? Dëshiroj të shpresoj përsëri.



Jam i(e) edukuar sipas principeve të përgjithshme morale:

Kur isha i;e vogël: prindërit, profesorët, gjyshërit, të afërmit, fqinjët.... ishin njerëz të denjë për t'i nderuar.
Sa më të afërt që ishin ose më të moshuar, aq më shumë na jepnin keshilla e ndjenja te ngrohta.

Ishte jashtëzakonisht sjellje jo e mirë për tua kthyer fjalën të moshuarve, mësuesve ose të panjohurve me te vjeter....

KISHA RESPEKT.

Kishim besim tek ata që ishin më të vjetër sepse ishin prindërit, nënat ose të afërmit e të gjithë fëmijëve, qofshin të grupit të lagjes ose të qytetit....

Frikësoheshim vetëm nga errësira, gogolët, shtrigat dhe nga filmat e frikshëm.

Sot jam pa masë e pikëlluar për çdo gjë që kemi humbur, për të gjitha ato nga të cilat nipërit e mijë do të jenë një ditë të frikësuar nga frika në shikimin e fëmijëve, të rinjve të rriturve dhe të vjetërve.

Të drejtat e njeriut për kriminelet...?

Të drejtat e pakufizuara për qytetaret e ndershëm...?

Pagesat e faturave, kthimi i borxheve dhe je i marrë...?

Amnisti për mashtruesit...?

Të ndershmit janë budallenj...?

Mos shfrytëzimi i përparësisë dhe del se je budalla...?

اfarë është duke na ndodhur kështu ???

Profesorët e rrahur nëpër shkolla!

Tregtarët iu kërcënohen ekonomistëve!

Grilat nëpër dritare tona!

Secili i mbyllur në botën e vetë!

اfarë vlera janë këto?

Automobili që vlen më shumë se përqafimi,

fëmijët që kërkojnë shpërblim për të kryer një vit shkollor.

Celularët në çantat e fëmijëve që posa kanë dalë nga pelenat.


اfarë kërkon në këmbim për një përqafim?

Më shumë vlen një Armani se sa diploma.

Më shumë vlen një ekran i madh se sa një bisedë.

Më shumë vlen një makijazh i shtrenjtë se sa një akullore e përbashkët.

Më shumë vlen DUKJA se QENJA.


Kur ndodhi kjo kështu që të gjitha të zhduken ose të duken qesharake?

Dua që ti heq grilat nga dritaret që të mund në to t'i vej lulet!

Dëshiroj të ulem jashtë në lagjen time dhe t'i lë dyert e hapura gjatë netëve verore....

Dua ndershmërinë si nxitje të krenarisë.

Dua karakter të shëndosh, faqen e bardhë dhe shikimin drejtë në sy.

Dua turpërimin dhe solidaritetin.

Dua shpresë, gëzim, mirëbesim...

Dua t'i kthehem jetës së vërtetë, të thjeshtë porsi shiu, të pastër si qielli i prillit, të lehtë si puhiza në agim.

Poshtë "KAM"

Rroftë "JAM"


E çmoj jetën e përbashkët the të thjeshtë; të bazuar në Dashuri, Dhembshuri dhe Solidaritet.

Neveri kundrejt mungesës së etikës, moralit dhe respektit....

Të kthehemi për të qenë "NJERثZ",

Për të ndërtuar një botë më të mirë, më të drejtë, ku njeriu e respekton njeriun....


Utopi...? Jo...? Po...? Ndoshta...?

Të provojmë të molepsim boten duke e përhapur këtë mesazh.


Fëmijët tanë këtë e meritojnë, kurse nipat tanë për këtë do të na falënderojnë.

Ua dërgoni këtë miqve tuaj, dhe do të shihni se sa shumë jemi që kështu mendojmë dhe këtë e dëshirojmë.
 
Pe: Respekti

Kemi filluar te humbasim nga vlerat tona morale edhe njerezore.
Gjerat negative te shoqerise po na duken normale edhe kemi filluar te themi: Hajde se ka akoma me keq.
 
Pe: Respekti

Nje thenje e popullit tone thote: Per cdo gje qe desheron te besh kunder tjetrit, vendose vehten ne vend te tij qe ta shohesh nese te pelqen apo jo??
 
Pe: Respekti

Kto gjerat siper me duket origjinal si kushtet qe i ka dhen europa Shqiperis per te hyr ne eurozone se shikoj kun qe ka lidhje me respektin.
 
Pe: Respekti

Keto lart nuk i shikoj si respekt por titulli me i mire do ishte: MORALI DJE SOT DHE NESER...
Fatkeqesisht vlerat njerezore jane degraduar ne maximum. Arsyet jane te shumta si sociale ekonomike personale politike etj... P.sh. Sociale: ndikimi nga perendimi na solli nje model te nje rinie te shthurur...na solli se leku eshte kapital i jetes..varferia detyrin vjedhjen...alkolizimin... Ekonomike:varferia sjell depression...vjedhje...ose korrupsion qe tfitosh me shume... Politike:lederet qe supozohen ti japin rolin model popullit jane mashtrusa individualista te padrejte genjeshtar... Etj etj..
E shikoj me pesimizem te ardhmen pasi ne shqiperi nuk k me ndergjegje qytetare qofte individuale apo kolektive...

Njerizit jane t lodh pasiv pa shprese per permisimin e situate(edhe pse ne vete e kemi krijuar ate)

Por kjo gjendje sdo ndryshoj deri sa ne te gjith te ndryshijme vetet tona.
Dhe pikerisht te vetmit kush mund ta bej me mir jemi NE...rinia..nqs skemi forcen te perballemi me padrejtesite...nqs nuk duam per njeri tjetrin ate qe duam per vetr ne menyre qe te behmi me te forte nese nuk permiresojme moralin tone..nese nuk arsimohemi me dije te dobishme nese do keshillojme njeri tjetrin per mire dhe do ndalojme nga e keqja...padyshim me mire do te behet.
 
Pe: Respekti

respekti eshte reciprok po te respektoj dikush do e repektosh dhe ti po ste respektoj nuk e respekton e ti , respekti fitohet nuk kerkohet .
 
Pe: Respekti

Respekti eshte perkujdesja per te mos lenduar tjetrin,konsiderata qe kemi ndaj nje personi...Respekti ne vetvete perfshin shume ndjenja eshte dicka emotive...Aty ke miresi,kujdes,dashuri,mirenjohje...Cdo gje me shume lidhet mevlerat morale te njerezve(gjera te cilet jane ne zhdukje sot),ne respekt egoizmi eshte dicka e larget e ska vend...Respekti eshte dicka qe fitohet,nuk kerkohet,nuk imponohet por thjesht jepet ose merret e pakushtezuar...Qe te fitosh nje respekt duhet ne rralle te pare te kesht i vete respekt per veten,ne kete menyre e transmeton kete gje personave perballe...Dihet se kapaciteti i te gjitheve per te perceptuar gjerat eshte relativ e si rrjedhoje jo gjithmone jep respekt aq sa merr...
 
Pe: Respekti

Te respektosh do te thote te bashkejetosh me mendimin e tjetrit, ta lesh tjetrin te flase e te shprehet pa i vene limitet e tua.
Respekt do te thote te degjosh.
Respekt do te thote te pranosh mendimin e tjetrit pa paragjykime.
Respekt do te thote te pranosh nje person ashtu sic eshte, me vlerat qe ka, pa kushte.
Respekt do te thote ta trajtosh tjetrin ne te njejten menyre sic do te doje te te trajtonin. Pra, si nje QENIE NJEREZORE!

Gjithesesi, respekti eshte dicka qe fitohet dhe si rrjedhim jo te gjitheve u jepe.Une jam e mendimit qe cdo njeri ne kete jete tregon veten e tij me sjelljen dhe veprimet qe ben por nuk mund te bej sikur kam respekt per dike qe te pakten te une nuk ka lene vend per ta respektuar sepse: Respekti fitohet e nuk kerkohet.
 
Pe: Respekti

Shume interesant texti!!!

Sot per sot njerezit kane humbur rrespektin kundrejt vetevehtes ne rradhe te pare perderisa manipulohen shume lehte.

Esht per te ardhur keq kur shef diferencen midis brezit te prinderve tane me neve!!
 
Pe: Respekti

Se pari duhet te kesh respekt per veten pasi ne kte menyr respekton dhe te tjer si dhe te respektojn............
 
Titulli: Respekti

Respekti fitohet e nuk dhurohet!

Si i tille mund ta fitosh me mund dhe ta humbasesh ate ne nje gjest te vetem.

Per prinderit dhe te afermit e mi nuk kam respekt,...por dashuri pa kushte!
Ata qe respektoj jane personat me te cilet me lidh e perditshmja...dhe kush vjen per respekt e ka pa pike dyshimi!
 
Ne jemi rritur me idenë,ti rrespektojmë më të mëdhenjtë.
Po fëmija,po i riu ??
Nuk ka nevojë për rrespekt.
Apo hë se pedagogu,edukatorja apo xhaxhai,gjyshi janë të vjetër.
Jo mo jo.
Siç të sillen disa njerëz,ashtu tu sillesh.
E meritojnë :):)
 
Rrespekti shumica mendojne se duhet te fitohet por ne fakt dikush lind me te.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 4 66.7%
  • Të harrrova, sepse të dua

    Votat: 2 33.3%
  • Vetëm …

    Votat: 1 16.7%
Back
Top