Rëra që po gllabëron gjithçka

Tuana

Nada é por acaso!
f1_1-mali11367418482.jpg


Bordeaux, 1 maj - E gjatë tre kilometra, 500 metra e gjerë dhe 100 metra e lartë është mali i rërës që më parë duket se është diku në Saharë, sesa në bregun perëndimor të Francës.
Për shkak të gjërave të çuditshme që shfaqë natyra, “Duna e Madhe e Pylës” është bërë duna më e madhe prej rërës në Evropë dhe po zmadhohet gjithmonë e më shumë, duke u kërcënuar disa lokalitete bregdetare e shkatërruar një numër banesash.
Mali i rërës gjendet 60 kilometra në jug-perëndim të Bordeaux dhe përbëhet prej 60 milionë metër kub rëre.
Si rezultat i erërave që fryjnë nga oqeani Atlantik, duna është duke lëvizur nga pesë metra çdo vit.
Mali lëvizës ka përpirë edhe rrugët të cilat ishin ndërtuar që nga Lufta e Dytë Botërore. Një shembull më të mirë e jep edhe një familje, e cila në vitin 1928 kishte vendosur që të ndërtojë një vilë afër dunës, mirëpo kur erdhën pas dy vjetëve, mali kishte filluar ta përpinte. Në vitin 1936, shtëpia ishte zhdukur plotësisht.
Për shkak të lokacionit dhe bukurisë që ka, mali i rërës është bërë atraksion turistik pasi që çdo vit miliona vizitor vijnë për ta parë./kh/



f1_1-mali21367418912.jpg




f1_1-mali31367418969.jpg




tyt7vcdk.jpg



pawl5ijg.jpg



iq23cynu.jpg
 
Pe: Rëra që po gllabëron gjithçka

Mendoj se nuk duhet nënçmohet ky rrezik
dhe sa më parë të ndërmerret diçka
sa s'është bërë vonë!
 
Back
Top