Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Reportazhi i BBC për Shqipërinë

Për 30 vite me radhë, Julia Langdon kalonte thuajse cdo vit pushimet në brigjet veri-lindore të Korfuzit dhe në anën tjetër të Kanalit dëgjonte të shtëna armësh dhe varkat e Rojes Kufitare në ndjekje të personave që kërkonin të linin Shqipërinë.

Bëhej fjalë për Shqipërinë komuniste, të cilën korrespondentja e BBC-së thotë se e kishte shmangur edhe në këto 20 vite demokraci për shkak të imazhit. Pas 30 vitesh, Julia vendos të marrë një motor uji dhe të vizitojë Sarandën.

“Tani po i afrohem Sarandës, për herë të parë në jetën time. Jam me një motor uji dhe e përgatitur për t’u përballur me vapën e madhe, varfërinë dhe fëmijët që lypin. Por jo! Gjëja e fundit që prisja të shihja ishin çadrat e plazhit, baret, hotelet dhe dyqanet luksoze të mbushura me vizitorë, megjithëse duket që pak prej tyre janë të huaj”, thotë korrespondentja e BBC.

Pasi shtanget nga ajo që gjen në Rivierën shqiptare, Julia thotë se pavarësisht zhvillimit të bërë në këto 20 vjet, Shqipëria ka ende shumë punë përpara për të qenë një vend i denjë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Korrespondentja e BBC nënvizon infrastrukturën, luftën ndaj korrupsion dhe krimit të organizuar si detyrat më të rëndësishme për cdo qeveri shqiptare. Ajo ndalet edhe tek zhvillimet politike. Udhëtimi është bërë rreth 1 muaj pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Langdon thotë se ndjehet një optimizëm tek shqiptarët pas rezultatit të këtyre zgjedhjeve dhe flet për programin e kryeministrit të ardhshëm të vendit, Edi Rama. Rama, shkruan ajo për BBC, ka një armë sekrete për zbatimin e programit të tij: Tony Blair.

13 vjet pas vizitës në Shqipëri, shkruan BBC, Blair “rikthehet” këtë herë për të konsultuar qeverinë e re që doli nga zgjedhjet e fundit. Ai është shumë popullor në vend dhe ka ofruar ndihmën e tij në rrugën e vendit drejt BE-së./tch/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back