Reportazh nga bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij

braziljania

Anëtar i Nderuar
Nga plazhi i Spillese

Vija bregdetare e Kavajes, e cila fillon tek perroi i Agait (kufiri me Durresin) e deri tek grykederdhja e lumit Shkumbin, ka një gjatesi prej afro 35 kilometra. Relievi tepër i larmishem i kësaj gjatesie bregdeti, me brezin e reres qe shkon rreze kodrave, perrenjte e shumte qe e "copetojne" këtë bregdet te bukur, brezi i paprekur i pishave qe e gjelberojne atë, etj., e bëjnë bregdetin e Kavajes një nder pikat turistike bregdetare me te bukura në vend, por me potenciale ende te pashfrytezuara ne nivelin e duhur.

Pergjate gjithë gjatesise se bregdetit shtrihen fshatra te shumte, emrat e te cileve i kanë dhënë emrat edhe segmenteve te caktuara te plazhit. Kështu, njeri pas tjetrit, shtrihen plazhi i Golemit, i Karpenit, ai i Bagose, plazhi i Spillese dhe i Grethit.

Plazhi i Spillese dhe i Grethit, me një gjatesi prej afro 8 kilometra, nis në fund te zones shkembore te Bardhorit dhe zgjatet deri ne grykederdhjen e lumit Shkumbin. E gjithë gjatesia e plazhit pershkohet nga një brez i gjelber pishash. Ndërkohë, masivi i vargut kodrinor te Kryevidhit e ndan plazhin e Spillese nga zonat urbane (fshatrat dhe qyteti i Kavajes). Plazhi i Spillese gjendet afro 20 kilometra larg nga Kavaja.

Plazhi i Spillese me studim urbanistik

Pas zones turistike te Golemit, edhe zona e Spillese është "zyrtarizuar" si zone turistike. Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikës se Shqipërisë (KRRTRSH) miratoi para pak muajsh termat e references për zhvillimin e zones turistike te Spillese. Me 7 maj 2005, KRRTRSH-ja miratoi masterplanin për zhvillimin e zones turistike te Spillese me siperfaqe 430 hektare.

Miratimi i master-planit e kategorizon zonen turistike te Spillese si "zone turistike e nivelit te mesem", duke ruajtur kështu te njëjtin nivel me zonen turistike te Golemit dhe Malit te Robit dhe duke sjelle ne këtë mënyrë një vazhdim te llogjikshem ne rritje për nga ana cilesore, krahasuar me zonen turistike te nivelit masiv te plazhit te Durresit. Masterplani ndalon kategorikisht ndertimet ne brezin e reres dhe ne brezin e gjelber te pishave. Ne këtë mënyrë, ndertimet me karakter turistik do të kryhen vetëm ne thellesi te territorit duke mundësuar edhe integrimin e fshatrave te zones ne zhvillimin turistik te bregdetit.
 
Monumentet e natyres ne Kavaje

Ne vitin 2002, territore të ndryshme ne zonen e Kavajes u shpallen "monumente te natyres". Ndonëse ato shtrihen pergjate gjithë territorit te rrethit te Kavajes, ato janë te vizitueshem dhe perbejne një domosdoshmeri për t'u pare nga pushuesit. Monumente te natyres u shpallen fosilet detare te Thartorit, burimet sulfurore te Fliballijes, burimet e kripura te Golemasit, masivi me dafina i Kalase se Turres (ne plazhin e Spillese), etj.

Burimet e kripura te Golemasit ndodhen ne lindje te fshatit Golemas, afro 110 metra mbi nivelin e detit. Uji është i ëmbël, por kthehet ne ujë te kripur teksa kalon nëpër shtresat e kripes se gurit ne masivin shkembor te Golemasit. Ne një siperfaqe prej 2 hektaresh gjenden dhjetra e dhjetra pika, nga ku uji del ne ajër me një zhurme karakteristike për shkak te perzieries se trashe me argjile, duke krijuar kratere nga ku buron edhe "llave" prej argjile. Burimet konsiderohen te kenë qenë një vend kulti i besimeve te lashta pagane pasi, edhe sot, vizitohen nga gratë qe nuk kanë fëmijë apo vajzat qe duan te martohen.

Ndonëse rrugët ekzistojne për t'i vizituar thuajse të gjitha monumentet natyrore te Kavajes, ne pjesen me te madhe të tyre ato janë te paasfaltuara dhe u mungon sinjalistika.
Një komune e rrethit te Kavajes, një plazh buzë detit Adriatik me pisha te buta te mbjella ne kohën e komunizmit e me disa hotele te ndërtuara vitet e fundit.

Spilleja është fare pranë Durrsit e Golemit plazheve te mbipopulluara nga pushues te mbarë trojeve shqipëtare. Më poshtëë ne vijë bregdetare shtrihet Divjaka. Por Spilleja ngjan se është fshehur ne hartën bregdetare te vendit pasi shumë njerëz nuk dinë se egziston. Dhe shkak për këtë është një gjatsi rrugë prej reth 15 kilometrash sa del nga ruga nacionale. Ruga e pashtruar dhe me shumë probleme e bën te vezhtire udhëtimin drejt plazhit Spille por jo pak familje nga Elbasani, Kavaja dhe Tirana vine gjithsesi për te pushuar ne plazhin e qetë të Spillese.

Qetësia e një plazhi ndryshe nga pjesa tjetër e plazheve te vendit tërheq jo pak persona qe do të pëlqenin atë qe mund te quhet një plazh i stilit të viteve para nëntëdhjetës. Mund te shijosh largësine e çadrave nga njera tjetra, freskine pishave te buta e nëse je tip tradicional do ndjehesh mirë ne te vetmin plazh te vendit ku degjon vetëm muzikë shqiptare kryesisht te Shqipërisë se mesme, ku mund te konsumosh fruta e perime te fshatit e jo te arkave te inportuara.

Por nëse kureshtja te nxit te eksplorosh gjatë vijen bregdetare te Spillese mund te zbulosh plazhin me te veçantë te vendit. E këtu nuk bëhet fjale për ndonjë plazh privat luxsoz apo për ndonjë zonë ku vajzat e kohës do të guxonin të bënin plazh toples njësoj si kudo në plazhet e vendeve fqinje në Itali, Greqi apo Mal të Zi. Kësaj radhe dy vajza nga Tirana duke shëtitur pak larg zonës përballë hoteleve zbuluan atë që mund të pagëzohet si "Plazhi i ferexheve".

Plazhi i Ferexheve...

Në një gjatësi vijë bregdeti prej 2 deri 3 kilometrash mes Spillesë dhe Karpenit, nuk shtrihen çadrat e zakonshme të djellit por disa tenda të sajuara në formë dhomash katrore. Disa prej tyre me ngjyra të errta. Dhe përreth çadrave shikon burra me mjekrra dhe me kostume banjo të zeza deri poshtëë gjurit e gra me ferexhe të zeza që fillojnë pak milimetra lart vetullës e përfundojnë tek maja e thoit te këmbës. Ndryshe nga ferexhetë që shikohen në Tiranë apo në ambjentet e zakonshme te vendit ferexhetë këtu janë jo vetëm të zeza por edhe më izoluese për trupin e një gruaje pasi ekspozojnë për djellin vetëm sytë dhe gishtat e dorës.

Por uniforma e zezë nuk i pengon këto vajza apo zonja të reja të privuara nga dielli ti gëzohen sëpaku detit.

Të shoqëruara nga bashkëshortët apo nën shoqërinë e njëra-tjetrës shikon secilën prej tyre të lahet në det madje edhe duke notuar si ndonjë vajzë e mësuar prej vogëlisë me detin apo të marin pjesë në lojrat e ujit.

Ndërsa me shumë kujdes në momentin e mbërritjes në breg bashkëshortët qe presin gratë me ferexhe për ti mbuluar me peshqirë që pengojnë pasqyrimin e formave të trupit nën rrobën e lagur. Me pak humor mund të përcjellësh edhe ndonjë moment ku ndonjëra për shkak të rrobës rrëzohet nga dallgët, dhe bashkëshorti vrapon të ndihmojë gruan e tij.

Me kuriozitetin e një reportereje mbajta pak vesh se në cilën gjuhë flisnin pushuesit e "Plazhit të ferexheve" dhe e folura mes tyre me tingellonte e njëjtë me gjuhën e Tiranës. Të njëjtin fakt më konfirmojnë edhe targat e makinave që mbartin këta pushues të veçantë të Spillesë.

Nuk kisha parë kaq shumë ferexhe as ne ditët e premte pranë xhamive të kryeqytetit. Por një ndryshim që të bie në sy është ngjyra e zezë e ferexheve të ndryshmë nga ferexhetë me ngjyra të çelëta që veshin besimtaret që jemi mësuar të shohim zakonisht. Gratë kanë të mbuluar plotsisht trupin madje mënga e veshjes mbulon deri afër gishtavem pjesën e duarve, ndërsa këmbë këto gra megjithse në plazh mbajnë çorape dhe këpucë. Krejt uniforme duken edhe veshjet e meshkujve. Kostume banjo të zeza deri poshtëë gjurit, mjekrra të zeza që i bëjnë të dallueshëm këta persona.

Rreth këtyre çifteve në mosha të reja ka edhe fëmijë të cilët i gëzohen normal plazhi si bashkëmoshatarët e tyre në çdo plazh të vendit me kostume banje me ngjyra e me të njëjtat lojra të detit e rërës.

Spilleja mund të konsiderohet një plazh tradicional. Me pak njërëz, pa shumëvizitorë nga rrethe të tjera të vendit pa ambjente luksoze si në plazhe të tjera të shqipërisë. Ruga e keqe për të mbërritur deri këtu e bën këtë plazh pak të populluar. E mesaduket familjet myslimane e kanë zgjedhur këtë vend pikërisht për të pushuar në qetësi pa shumë kureshtarë përreth e pa ndonjë incident. Në fakt zona është e populluar nga popullsi myslimane për të cilën plazhistët me ferexhe nuk përbëjnë aspak çudi.

Por nga vinë ferexhetë e zeza!!!!

Ferexhetë e zeza i mbajnë një rrymëë e Islamit që njihen si Selafi, brënda gjirit të Synitëve.

Meshkujt mbajnë mjekrra të gjata e pantallona treçerekshe. Femrat janë komplet të veshura e në disa raste të mbuluara edhe tek sytë.

Kjo lloj ryme është e shtrirë në Arabi, Jemen, Oman e sëfundmi e përhapur edhe në Irak.

Në Europë besimtarë të kësaj rrymëë janë përhapur edhe në Britani, Francë, Hollandë, Gjermani, Bosnje e mesaduket sëfundmi edhe në Shqipëri.
 
“Plazhi i Gjeneralit”, një pikë e veçantë turistike në zonën e Kavajës

Turizmi në zonën bregdetare të Kavajës rezervon edhe një pikë tepër të veçantë turistike, “plazhin e Gjeneralit”. Megjithëse nuk është një plazh shumë i njohur, krahasuar me plazhet tradicionale të Golemit dhe të Spillesë, ai në këto dy vitet e fundit për vetë specifikën që ai ka po tërheq gjithmonë e më shumë pushues, jo vetëm nga zona e Kavajës, por edhe nga shumë qytete të tjera të vendit, të cilët duke parë bukuritë dhe resurset natyrore qe ofron ky plazh, e kanë kthyer atë ne një adresë tepër të lakmueshme. Me një vijë bregdetare prej tre kilometrash, plazhi i Gjenerali gjendet në komunën e Synejt. Ai ka një harmonizim perfekt mjedisor, ku janë të ndërthuruar peisazhi malor me atë bregdetar, çka e bën të dallueshëm këtë plazh nga të tjerët, në zonën e Kavajës. Pjesa shkëmbore dhe ajo ranore janë në simbiozë më njera-tjetrën duke ia shtuar së tepërmi bukuritë natyrore kësaj zone, gjë e cila ka qenë edhe shkaku kryesor i frekuentimit nga pushuesit e shumtë, gjatë stinës turistike. Me këtë objektiv është punuar edhe sivjet nga drejtuesit e Komunës Synej, për të të shënuar një rritje të konsiderueshmë të pushuesve që do të preferojnë t’i kalojnë pushimet aty. Mjedisi i pastër, uji i kristaltë, gjelbërimi i kodrave përreth i japin këtij plazhi një imazh tepër interesant. Ata të cilat i kanë shijuar bukurit e Plazhit të Gjeneralit, jo pak herë i janë rikthyer atij për të kaluar aty një pjesë të pushimeve, ku plazhistëve të shumtë u shtohen edhe shumë emigrantë që vijnë për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre. Me të drejtë ky plazh është kthyer në një pelegrinazh për ta, kjo sepse bukuritë qe posedon të joshin duke u shfaqur si një pjesë e rivierës joniane në brigjet e Adriatikut. “Për t’i dhënë zhvillim turizmit në plazhin e Gjenerali, pohon kryetari i komunës, zoti Përparim Caca, ne me anë të fondeve tona, kemi ndërhyre ne rehabilitimin; si të infrastrukturës rrugore, ashtu edhe të mjediseve të këtij plazhi, duke e bërë atë funksional për turistët. Frekuentuesit ditorë, sipas statistikave që ne kemi nga viti i kaluar i kalon të pesë mijë vetat dhe në fundjave kjo shihër vjen duke u rritur, si pasoje e ardhjeve të pushuesve, jo vetëm nga qyteti i Kavajës por edhe nga Durrësi, Tirana e qytetete te tjera. “Plazhi i Gjenerali dikur i panjohur, tashmë nuk e ka më këtë epitet, sepse frekuentimi i tij nga pushues të shumtë e ka kthyer këtë plazh në një zonë të veçantë turistike. Ne si komune shpjegon kryetari i komunës së Synejt jemi angazhuar për krijimin e kushteve sa më komode të pushuesve. Kështu kemi siguruar furnizimin me energji elektrike, ujë të pishëm dhe të gjithë aksesorët e nevojshëm. Sipas parashikimeve tona, shton ai, nisur nga masat që ne kemi marrë, shpresojmë të kemi një rritje të konsiderueshmë të pushuesve”.

Gazeta 55
 
Pe: Reportazh nga bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij

Ai ishte një gjeneral italian i Luftës së Dytë botërore, i cili kishte ardhur në Shqipëri në fillim të viteve 40, kur Italia pushtoi Shqipërinë. Gjatë ekspeditave në zonën e Kavajës pikërisht në fshtin Bardhor – ku edhe sot ndodhet një nga burgjet e shtetit shqiptar – ai ndeshi në një gji të mrekullueshëm rreth 400 metra të gjerë, që puthej nga një det thellësisht blu i cili copëzohej nga pjesë shkëmbore duke krijuar një vijë të thërrmuar ujë-tokë e cila mbyllej me dy kepa majtas-djathtas, në formën e një patkoi. Ky xhep i bruztë-blu, ishte i veshur me shkurre të blerta e kodra të buta që e mahnitën ushtarakun.
P1130327-WinCE.jpg

Dhe jashtë kontekstit të luftës ai e ndau me mendjen e tij se ky ishte një gji i mrekullueshëm për të bërë plazh. Pak kohë pasi u kthye në Itali, mori familjen e tij dhe e mësyu gjirin edhe njëherë, por kësaj radhe me jaht, nga deti. Kanë kaluar më shumë se gjashtëdhjetë vjet që atëherë, por edhe sot e kësaj dite, ky gji vazhdon të quhet Plazhi i Gjeneralit, për shkak të frekuentimit që i bëri ushtaraku i dikurshëm, për vite rresht, derisa mbaroi lufta.

Tashmë ai s’mund të quhet ndryshe, ndonëse numri i atyre që e frekuentojnë është shumë më i madh se thjesht një familje e pasur e kohërave të luftës.
Megjithatë, e ka sërish një lidhje të vogël, sepse vazhdon të jetë një vend shumë i pëlqyer edhe prej ushtarakëve shqiptarë (ish-presidenti Aleksandër Moisiu), apo edhe prej figurave të njohura shtetërore që e kanë vizituar të paktën një herë këtë vend mbresëlënës, pa llogaritur persona te tjerë publikë që këtu kanë piketuar për çdo verë folenë e tyre të pushimeve.
P1280187-WinCE.jpg

Plazhi i Gjeneralit është pjesa më e bukur dhe më tërheqëse në të gjithë rivierën Kavajase të përbërë prej 30 km vijë bregdetare, i cili të bën ta dashurosh që në momentin që të shfaqet befas në horizont, sapo ke kaluar kodrat e Kryevidhit. Kepat shkëmborë që e rrethojnë, janë konglomeratikë dhe e kanë mbushur bregun me zaje të vegjël shumëngjyrësh që formojnë një mozaik të mahnitshëm i cili harmonizohet me blunë e ujit, të gjelbrën e shkurreve dhe të verdhën e rërës së plazhit.

Bota ujore është pasur me peshq të llojeve të ndryshëm dhe më një specie të veçantë breshke detare e cila ka zgjedhur pikërisht këtë plazh të vogël për të mbarështuar llojin e saj.
Panorama e gjirit është fantastike, ajo të krijon një ndjesi të plotë qetësise e çlodhjeje, të bën ta dashurosh natyrën.

Vitet e fundit këtij gjiri i është qëndisur në kurriz të kodrave një kompleks i vogël turistik i cili para së gjithash ka respektuar natyrën, duke përdorur vetëm struktura prej druri, që nga vilat e vogla, apartamentet e deri tek verandat e restorantit që ofrojnë kuzhinë deti e peshk të freskët për pushuesit e shumtë. اdo gjë është plotësisht në harmoni dhe e vendosur aty ku duhet të jetë duke i shtuar vetëm bukuri dhe aspak ngarkesë pesisazhit.
kalaja-WinCE.jpg

Genci dhe Nardi, dy djemtë që kanë ngritur kompleksin, janë të lumtur që tashmë rruga e asfaltuar ka ardhur deri në rrëzë të kodrave, duke lënë vetëm pak metra rrugë toke, që vjen deri tek gjiri. Ata thonë se edhe më përpara njerëzit kanë ardhur me qejf për të shijuar këtë bukuri por tani që rruga është e shtruar, natyrisht që kënaqësia është më e madhe. اdo pranverë Genci sistemon pjesën e rrugës nga kodrat deri tek plazhi, që thotë se e ka hapur vetë. Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të shohësh pushues të lumtur e sidomos kur ata e shprehin këtë gjë edhe ndaj stafit.

Plazhi është i të gjithëve por nga harmonia e plotë mes çdo elementi përbërës, të krijohet përshtypja se është oborri i një familjeje të madhe ku gjërat janë sistemuar me kujdes.
- Ky është një vend që vizitohet shumë nga “Vip-at” shqiptarë – tregon Genci. – Ka qëlluar që kanë ardhur rastësisht ose me dikë tjetër që e dinte më parë dhe kanë mbetur të habitur se si është e mundur që Kavaja ka edhe plazhe të tjerë përveç Golemit e Malit të Robit, e për më tepër, plazhe aq të bukur. Pastaj kur marrin vesh historinë e gjeneralit, ndjehen të vonuar. Dhe për të kompensuar vonesën, vijnë sërish, këtë herë me familjet ose miqtë. Më pas, bëhen të përhershëm.
P1430721-WinCE.jpg

Edhe ne ramë dakord me këtë pjesën e fundit. Sepse na ndodhi e njëjta gjë kur e vizituam. Në fillim “ua sa bukur”, pastaj “si është e mundur, kaq afër dhe kaq pak e njohim”, e më pas: “po, po, sigurisht që do të vijmë më shpesh këtej e tutje”. Nëse rruga ishte e mirë, vetëm 10 km nga rruga kombëtare Durrës-Rrogozhinë, plazhi ishte i mrekullueshëm, ambienti shumë miqësor dhe mikpritës, kuzhina e shkëqlyer e mbi të gjitha, panorama e paharrueshme, atëhere pse të mos e vizitonim më shpesh Plazhin e Gjeneralit?

Plazhet

Kavaja zotëron një sërë fshatrash bregdetarë, që e kanë bërë një nga qytetet më të frekuentueshme nga pushuesit familjarë. Zona ka një klimë të qëndrueshme e të ngrohtë, që e favorizon shumë për turizmin e saj. Rreth 270 ditë me diell shënohen në kalendar dhe pjesa më e madhe e tyre i takojnë periudhës pranverë-vjeshtë, duke shënuar temperaturat më të larta gjatë periudhës korrik-gusht.

Vija bregdetare e plazheve të Kavajës, fillon që nga plazhi i Golemit, për të vazhduar me Malin e Robit, Qerretin, Karpënin, e deri në Spille. Përgjatë kësaj vije bregdetare rreth tridhjetë kilometra të gjatë, ju do të mahniteni nga pjesa jo fort e njohur e saj, që vijon pas plazhit të Qerretit. Në vijimësi të këtij segmenti ndodhen plazhet e Carinës, Kepi i Lagjit, Gjiri i Forsilukut, plazhi i Gurit të Lëmuar, plazhi i Spillesë etj.

اfarë mund të vizitoni tjetër?

Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument kulture nga shteti shqiptar. Rreth e përqark kalasë lulëzon një pyll dafinash, që përveçse është i shpallur monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në natyrë. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta. Për të vizituar kalanë duhet të shkoni në fshatin Vilë Bashtovë, në jug të qytetit.

Pak km nga Kavaja në fshatin اetë, ndodhet Kisha e Shënepremtes, një kishë mesjetare, e zbukuruar me afreske të shenjtorëve. Në këtë kishë, banorët e qytetit vijnë tri ditë pas pashkëve për të festuar dhe për të uruar njëri-tjetrin. Festa shfrytëzohet nga qytetarë të të dyja besimeve fetare, për ta organizuar në formën e një pikniku masiv në natyrë, nën hijen e ullinjve të shumtë të kodrave. Për të shkuar në اetë, duhet të merrni rrugën në daljen veriore të qytetit.

Pylli Bedenit, është gjithashtu një destinacion shumë i përshtatshëm për kohën e lirë, për eksploruesit e natyrës, adhuruesit e aventurës dhe të pasionuarit pas florës shqiptare. ثshtë një pyll shumë i përzier, me sipërfaqe rreth 300 hektarë i vendosur mbi kodrat e fshatit Beden. Rruga për atje kalon nga fshatrat Luz i Madh, Luz i Vogël e Kryevidh, 15 km në jug të qytetit.

shqip.al
 
Plazhi i Gjeneralit, kodra dhe amfiteatri që zbresin drejt bregut

Dikur ky fshat njihej vetëm për historitë rrëqethëse që shkruante koha e regjimit komunist nën diktaturën e saj të burgut, por sot ky vend njihet edhe për ekzistencën e këtij plazhi të bukur e përrallor. Ai u bë i njohur nga pushuesit, vendas e të huaj, vetëm në dhjetë vitet e fundit.

Vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, në një zonë turistike të gjirit të Durrësit, ndodhet plazhi i “Gjeneralit”. Pak veta mund të dinë për të, shumë të tjerët nuk dinë as nëse ekziston një i tillë. Ai ndodhet në periferi të qytetit të Kavajës, e pikërisht në fshatin Bardhor. Dikur ky fshat njihej vetëm për historitë rrëqethëse që shkruante koha e regjimit komunist nën diktaturën e saj të burgut, por sot ky vend njihet edhe për ekzistencën e këtij plazhi të bukur e përrallor. Ai u bë i njohur nga pushuesit, vendas e të huaj, vetëm në dhjetë vitet e fundit. Më parë askush nuk e dinte se fare pranë tyre shtrihej madhërishëm një perlë e tillë natyrore.

Një plazh i rrethuar me det dhe gjelbërim që mbushin kodrinat e ulëta të Bardhores. Pavarësisht se shumë i bukur, do të mbetej në kujtesën e kujtdo për pak kohë për pastërtinë e ujërave larg zonave të ndotura, dhe kodra të gjelbra si shkallë amfiteatri që zbresin drejt bregut. Dhe kjo deri sa të kalojë në një zonë tjetër që të të imponohej me bukuri të tjera…Po këtu në Bardhore do të ndeshësh diçka të veçantë që s’do të të shkulet mbase kurrë nga kujtesa: ثshtë një plazh me emër ushtaraku “Gjeneral” dhe që në hyrje të kompleksit plazhor ka të vendosur një minë detare mjaft të madhe. Dhe në fund të plazhit, si pikë e mbarimit të distancës, është vendosur një bunker i prodhimeve të ushtrisë në vitet e bunkerizimit, 1975-1980.

Hyrja është në pjesën jugore të plazhit, i cili si gji ka një gjatësi prej 500 metrash dhe thellësi 50-60metra. I ngjashëm deri në një farë mase me plazhin e rërës së hedhur në Shëngjin. Në pjesën veriore të tij ndodhet një bunker ushtarak, pra e gjithë sipërfaqja duket se i përket një rajoni militar. Aq më shumë se në vitet e socializmit pak kilometra më lart, në kodra, përveç reparteve të shumta të ushtrisë, ndodheshin edhe forca policore për të mbajtur nën ruajtje burgun e Bardhores, i cili ndodhet tashmë i shkatërruar plotësisht dhe jashtë çdo funksioni. Një plazh i bukur dhe një muze në natyrë njëkohësisht.

Si lindi dhe pse mban këtë emër?!

Këdo do ta mundonte kërshëria se nga e mori emrin “Gjeneral” plazhi i Bardhores. E kisha dëgjuar edhe nga banorët, por për historikun e këtij emri qe më i saktë Shefqet Kërcelli, ish- komandant i Regjimentit bregdetar në këtë rajon gjatë viteve të izolimit. Ish- komandanti Kërcelli gjatë një prononcimi për “Agon” tha se “këtu vinte dhe pushonte një ushtarak i lartë fashist në kohën e pushtimit të vendit tonë nga Italia. Ai e kishte vend të preferuar edhe për shkak të ujërave të thella, largësisë nga zonat e banuara, dhe vendit ideal për peshkim me grep”.

Madje, si amator peshkimi, vendasit thonë se këtu vinte edhe “gjenerali” tjetër i skenës dhe ekranit shqiptar, aktori i madh durrsak Guliem Radoja. Por, “gjeneral” Guliemi vinte pa shpurë. Vetëm me biçikletë dhe pak kohë më vonë me një motor të vjetër…Për gjeneralin Italian, nga ku mori emër i gjithë plazhi, vendasit thonë se qe i thyer në moshë, madje ka disa zëra që thonë se është ndara nga jeta në këtë vend. Sidoqoftë, historia e emrit të plazhit, mina detare amerikane e vendosur në hyrje dhe bunkeri në dalje të tij, sikur të japin idenë e veçantisë dhe qetësisë. Po kështu edhe dy zemrat të skalitura në rërë sikur marrin tone më të larta për bukurinë e lirizmin pranë dallgëve të kaltra të plazhit “Gjeneral” të fshatit Bardhore.


Plazhi Gjeneral, kodra amfiteatri që zbresin drejt bregut
Mina

Mina e ndryshkur që ekziston vetëm si karakasë është me një diametër rreth 1.5 m dhe e prodhuar me ribatina, teknologji që i përket viteve të para luftës së II-të Botërore. Specialistët thonë se ajo i përket prodhimit amerikan dhe janë sjellë në Europë gjatë luftës së II-të. Në Adriatik ardhja e tyre mund të jetë bërë kryesisht për mbrojtjen e rajonit të Barit nga diapozitivi ushtarak gjerman në Mesdhe. Në këtë port ushtria Amerikane kishte sjellë një arsenal të madh me armë kimike për t’i patur në gatishmëri si kundërpërgjigje ndaj ndonjë goditjeje eventuale me armë kimike nga forcat e Raihut. Mina është e tipit të prodhimit MK6, të llojit mina me spirancë. Ato zhyteshin në thellësi të detit dhe kur mjetet lundruese këpusnin telat e zgjatur prej saj shpërthente. Në raste të veçanta mina të tilla hidhen dhe me parashuta. Ajo ishte tepër e fuqishme pasi mbante rreth 400 kg eksploziv të tipit RDX, por edhe me mbushje si T4 ose EXOGEN.

Sezoni turistik

Sa herë që Komuna e Syneit në Kavajë, nën mbrojtje të së cilës është edhe ky plazh, hap sezonin e saj turistik ngado vërshojnë të rinj e të reja jo vetëm të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Kavajës, por edhe nga shkolla të ndryshme të qytetit të Durrësit. Rruga që të çon në këtë plazh është thuajse e përfunduar mungon vetëm një pjesë fare e vogël, të cilën bashkia e Kavajës, ka marrë iniciativën që ta shtroj këtë vit.

Aty gjithashtu nuk mungojnë as vizitorët vendas e të huaj të cilët pasi sodisin ambientet e mrekullueshme që ka ky peizazh i natyrës, marrin (me anë të fotografive), me vete edhe shijen e bukur që të lë ky ambient. Ata bëjnë fotografi edhe pranë bunkerit tashmë me kupolë të rrënuar, por ideja e fshehtësisë sikur ekziston ende në mjediset e plazhit. Në rërën pranë bunkerit një çift të rinjsh sikur kanë dashur të nënshkruajnë një marrëveshje dashurie dhe kanë gdhendur 2 zemra njëra prej të cilave i përket një vajze. Emri i personazhit tjetër mbetet i fshehtë, sikur kërkon t’i ngjaj edhe historisë që mbart ky bregdet i rrallë.

Ky plazh i bukur të ofron edhe gjëra të tjera interesante që s’i ndesh në komunat fqinje. Me vendim të veçantë në plazhin e Bardhores nuk jepen leje ndërtimi për banesa me gurë. Lejohen vetëm vila prej druri./ Shqiperia
 
Pe: Reportazh nga bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij

Plazhi i Spillesë Mes pishave buzë detit

27-300x170.jpg


Plazhi i Spillesë mund të jetë ndër të paktët, në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë, ku është mbrojtur pylli me pisha, dhe e gjithë infrastruktura pritëse, është ndërtuar pas rrugës që lidh plazhin dhe pishat, me pjesën e tokave ku janë ndërtuar hotelet.

ثshtë koha më e mirë për të shijuar atë pjesë të bregdetit, që edhe pse e fshehur, të falë gjithë qetësinë shpirtërore në këto ditë të ëmbla shtatori. Aty ku mes pishave të dendura, ku dielli nuk hyn dot aq lehtë, ju pret Spilleja, e madhe, e gjerë, plot gjelbërim e freski e gjithaq plot ngrohtësi, mbi rërën e pafund.

Gatimi, natyra, akomodimi, njohja me miq të rinj, shqiptarë nga të gjitha anët, si dhe koleksionimi i “gurëve me xixa” janë disa prej gjërave që mund të bëni. ثshtë Spilleja, e ngrohtë dhe përkëdhelëse që ju pret

Jo vetëm Spille


Për një qëndrim të qetë e të rehatshëm, ju mund të kënaqeni edhe me atë që ofron Spilleja, të sigurt se keni marrë një dozë të mirë qetësie për këtë fund vere.

Por nëse doni alternativa të afërta, rreth e përqark Spillesë, mund të eksploroni plazhet që ju përmendëm më sipër, gjiret e Plazhit të Gjeneralit, Falezën e Bardhorit, unike në Shqipëri, si një monument natyre,Gjirin e Forsilukut, Plazhin e Carrinës, ku kilometra të tëra shkëmbinjsh konglomeratikë hyjnë e dalin nëpër det, duke krijuar thyerje të mrekullueshme.

Ju këshillojmë ju që jeni koleksionistë, të vishni një palë atlete e të shpenzoni pa u lodhur kohën e bollshme të ditës akoma të gjatë, për të pasuruar koleksionet tuaja me zaje të të gjitha ngjyrave, të shijoni bukurinë e “gurëve me xixa”,

copëra shkëmbinjsh me forma nga më të mahnitshmet, guaska të rralla, kuaj deti, rrënjë shkurresh që duke u lëmuar prej ujit të detit që i rreh vazhdimisht, marrin forma të çuditshme zogjsh e kafshësh.

1.jpg--300x193.jpg


Bota e pasur e nënujit, e soditur me një palë syze të thjeshta e me një tub, do t’ju falë kënaqësi të pamasë. Alga të shumta e të shumëllojshme, leshterikë, copëra shkume deti, kërminj, oktapodë, gaforre të vogla e të mëdha, gjthçka poshtë e ndanë ujit, do të pasurojë syrin dhe shpirtin tuaj.

Po deshët turizëm kulturor, lëreni pas Spillenë dhe dilni në rrugën kryesore, të vizitoni kalanë e Bashtovës, aty ku tashmë komuna Gosë, në bashkëpunim me ente të ndryshme kulturore apo ministrinë e kulturës,

nuk lë rast pa festuar e mbledhur njerëz të interesuar, për të promovuar sa më shumë këtë monument kulturor mjaft interesant, pjesë e trashëgimisë së fisit të Matrëngajve. Arbëreshët e këtij fisi e ndërtuan këtë kala në mes të fushës, edhe si një fortifikatë por edhe si një qendër banimi të shekullit XV.



Të flasësh ende për detin në të hyrë të vjeshtës, kur koha është akoma e ngrohtë, por vera po mpaket e nuk e ka më joshjen e korrikut, është njësoj si të duash të kapesh pas kujtimeve të bukura,

për të provuar sadopak ndjesinë e magjishme që të kanë lënë kur i ke jetuar. Mirëpo ka shumë pushues që kërkojnë t’i shmangen rrëmetit të plazheve të tejmbushura, që duan ta shohin shtatorin si një “muaj qetësie” e që i gëzohen pikërisht këtyre rrezeve që nuk përvëlojnë por përkëdhelin, në agoni të verës.

Një plazh i tillë “përkedhelës”, është Spilleja, në bregdetin e Kavajës.

47-300x171.jpg


Si shkohet?

Për të shkuar në Spille, ju duhet të merrni rrugën në të djathtë të superstradës Kavajë-Rrogozhinë, aty ku nën infrastrukturën e rregulluar tashmë, ju orientojnë tabelat rrugore dhe turistike.

ثshtë një rrugë e re prej 15 km, që të çon në plazhin shumë të frekuentuar nga pushuesit e shumtë që gjatë verës vijnë nga Korça, Elbasani, Berati, Kuçova, Peqini, Kavaja,

Rrogozhina dhe rrethinat, për të shijuar resurset kurative, ujin e kristaltë, rërën e bardhë, rrezet e diellit me perëndimet e tij magjepsëse, pyllnajën e pishave që të ftojnë për freski, karkalecin e rrallë,

peshkun e freskët, produktet bio, shërbimin e komunitetit vendas që në katërvjeçarin e fundit po shkon drejt cilësisë dhe sigurisht, akomodimin në hotelet e reja, që vit pas viti shtohen e shtojnë kapacitetet.

Rruga kalon, nëpër fshatrat Luz i Vogël, lë në të djathtë pyllin e Bedenit, ecën përmes Sharrdushkut, Grethit të Mesëm, dhe fshati i fundit para se të mbërrish në plazh, është Spilleja.

revista_shqip-nr-1103-96-127-300x206.jpg


Luzi i vogël shtrihet i gjithi mes fushës, nëpër parcelat ku asnjëherë nuk do të mund të shihni toka të shkreta apo të pambjella e gjarpëron më pas drejt kodrinave të Sharrdushkut e Kryevidhit,

ku gërryerja e faktorëve natyrorë ka krijuar bokërrima të mrekullueshme plot thyerje e ngjyra. ثshtë një udhëtim që do ta shijoni pa masë në çdo stinë të vitit.

Një natyrë e pastër, çuditërisht e papërlyer me plehra, e kuruar si një mozaik gjigant me copëza të hirta, të kafenjta, të gjelbra, e në pranverë edhe plot ngjyra të tjera ku mbretëron e verdha aromëmirë e gjineshtrave.



Natura e ruajtur si dikur

Përmes shtëpive, thuajse të gjitha të reja të fshatrave të zonës së Kavajës, varen vilet e rrushit që pret të hyjë nëpër butet fermentuese të verës e rakisë, shegët, që gati këpusin degët e tejmbushura, fiqtë e fundit, që janë edhe më të ëmblit,

kumbullat që shpeshherë presin dorën e kalimtarëve, se të zotët nuk i vjelin më veçse për raki. E kur t’ju duket se ky udhëtim mbi kurrize kodrinash lozonjare, nuk do të marrë fund kurrë, në majën më të lartë të këtyre kodrinave,

diku pranë fshatit Greth i Mesëm, do t’ju shfaqet befasisht deti, që është fjongoja e gjatë kaltëroshe që kurorëzon mrekullisht gjithë ç’patë nëpër rrugën e bukur. Aty nuk mund të rrini pa u ngopur me frymë,

duke parë gropat shumëformëshe të kodrinave dhe detin në sfond, që ka shkrirë i gjithi me qiellin e është strukur në gjirin e stërmadh të kodrave. Duket sikur mjaft që të duash e mund të hidhesh.

Por në fakt rruga fillon e zbret, e nuk do të ndalet së zbrituri, derisa të mbërrijë në det, aty ku mes pishave të dendura ku dielli nuk hyn dot aq lehtë, ju pret Spilleja, e madhe, e gjerë, plot gjelbërim e freski e gjithaq plot ngrohtësi, mbi rërën e pafund.

Plazhi është disa kilometra i gjatë, e përshkohet fund e krye nga kurora pishash dhjetëravjeçare, të cilat gjatë periudhës së tranzicionit patën fatin e madh jo vetëm që të jetonin, por edhe të mos bezdiseshin nga ndërtesat e shumta, hotelet e pallatet shumëkatëshe, ashtu si motrat e tyre në Durrës e Golem.

Plazhi i Spillesë mund të jetë ndër të paktët, për të mos thënë i vetmi në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë, që nuk preu as edhe një pishë, e jo vetëm kaq, por e gjithë infrastruktura pritëse, është ndërtuar pas rrugës që lidh plazhin dhe pishat, me pjesën e tokave ku janë ndërtuar hotelet.



revista_shqip-nr-1103-96-130-300x205.jpg



Komuniteti i biznesit të kësaj zone dhe komuna e Spillesë, e ruajtën me fanatizëm strukturën e plazhit, duke mos lejuar as sot ndërtime tullash e llaçi, mes pemëve, e duke lejuar vetëm ndonjë verandë druri, a tendë prej cope, që intonohen shumë mirë me ambientin e që mund të hiqen kollaj.

Ju mund të uleni e të pushoni mes pishave, ashtu siç mund të keni bërë dikur (vetëm se jemi të bindur që përbërja e shportave të piknikut, nuk është e njëjtë me atë të dikurshmen), të pushoni në freskinë e jashtëzakonshme e nën aromën dehëse të pishave të buta.

Tashmë rruga që lidh plazhin me hotelet është asfaltuar, duke e shmangur edhe prej këtej pluhurin bezdisës, që makinat e pushuesve e ngrinin në mënyrë të pashmangshme, duke penalizuar këmbësorët e shumtë. Rruga e asfaltuar e lidh plazhin në dy drejtime, edhe në hyrje të tij,

aty ku qendra e plazhit popullohet jo vetëm nga pushuesit por edhe nga shitësit ambulantë, edhe në dalje, një segment i cili të nxjerr në mes të pyllit të Xhepit, pjesë e plazhit të Spillesë.

Nga një fshat i dikurshëm bujqësor, Spilleja është kthyer sot në një fshat turistik, që pret pushues nga e gjithë Shqipëria e Mesme dhe Juglindore. Banorët e rinj të Spillesë, thuajse të gjithë emigrantë në perëndim, por edhe biznesmenë nga Tirana dhe Elbasani,

kanë ditur të dallojnë që larg vlerat turistike dhe kuruese të këtij plazhi të mrekullueshëm, dhe hodhën aty themelet e hoteleve të para me kushte modeste por komode për të gjithë pushuesit. E mbi të gjitha me çmime jo të larta. Sot kushtet e këtyre strukturave kanë ardhur duke u përmirësuar e duke rritur kapacitetin,

në raport të drejtë me kërkesat e pushuesve. Kombësia dhe përkatësia vendore e pushuesve është rritur shumë vitet e fundit në Spille, ku tashmë gjatë verës “zbarkojnë” shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, por edhe shumë të huaj, fillimisht miq të emigrantëve, të cilët vizitojnë “shtëpitë”

dhe provojnë mikpritjen e miqve të tyre shqiptarë, me të cilët ndajnë tashmë prej vitesh përvojat e përditshme të jetës.


Plazhi zemërgjerë

Vija bregdetare e Spillesë, është mjaft e gjerë, nga pesëdhjetë, në dyqind metra gjerësi dhe disa kilometra e gjatë. Rëra e plazhit, nuk është thjesht qetësuese, ajo është edhe mjaft kuruese dhe shumë pushues vijnë aty vetëm për të.

Deti shtrihet pafund në pjesën jugore, deri në grykëderdhjen e Shkumbinit, ndërsa në veri, ndahet me Plazhin e Gjeneralit, duke u lidhur me të edhe me një rrugë të shkurtër por që nuk është e këshillueshme për të gjitha llojet e makinave.

Plazhi ranor përfundon pikërisht në veri, aty ku pastaj vazhdojnë brigjet e përziera të plazheve që vendësit e quajnë Guri i Lëmutë (i lëmuar), Plazhi i Gjeneralit, Gjiri i Forsilukut etj. Megjithëse në verë tashmë Spilleja popullohet shumë, për shkak edhe të rregullimit të rrugës,

hapësira është aq e madhe sa ka vend të lirshëm edhe për ata që duan të rrinë mënjanë, e të mos përzihen me njerëzit e shumtë. Ndarja e masivit të pyjeve, me hapësira të vogla boshe, ku përrenj të vegjël çajnë përmes fushës e derdhen në det,

krijon mundësinë që të zgjidhni vendin tuaj të preferuar. Në plazh nuk ka zhurma ekstreme, nuk ka disko me altoparlantë shurdhues, ka vetëm përplasje dallgësh dhe zhurma ere që futet mes pishave. Tek-tuk, bare të vegjël, larg njëri-tjetrit mund t’ju ofrojnë në hapësira modeste pije e birrë të ftohtë, ose ndonjë produkt zgare.

R.Shqip
 
Titulli: Reportazh nga bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Plazhi i Gjeneralit është një pjesëz prej bukurive të panumërta që të ofron bregdeti shqiptar.

I përket komunës Synej të rrethit të Kavajës dhe çfarë e bën të veçantë dhe shumë ekzotik është largësia nga zonat e banuara dhe izolimi që i bëjnë kodrinat dhe natyra e paprekur. Nardi Xhemani, administrator i një biznesi lokal, tregon: “Si fillim njihej vetëm nga banorët e zonës dhe peshkatarët. Ka 8 vite që shfrytëzohet, ka pushues ditorë dhe vendas. Ka edhe të huaj që e frekuentojnë.”

Vizitorët janë të shumtë. Ka edhe nga ata që nisen prej së largu për të pushuar deri këtu në këtë gji të vetmuar. Një prej tyre është edhe Gianpaolo, i cili gjatë një turi pushimesh nëpër bregdetin shqiptar, ka vendosur të ndalet me famijen e tij edhe tek Plazhi i Gjeneralit: “Disa miq shqiptarë më kanë sjellë këtu para 4 vitesh për herë të parë. Më pëlqeu dhe sivjet kam ardhur me familjen. ثshtë bukur. ثshtë pak si mjedis fshati këtu, akoma pak i egër. Për këtë më pëlqeu, megjithatë ka edhe disa shërbime.”

Një breg i vogël prej rreth 400 metrash ky plazh, e megjithatë ka shumë për t’i ofruar pushuesve: “Ka qetësi dhe uji është i pastër këtu. Natyra është e bukur dhe është i përshtatshëm për një pushim familjar.”

Intrigon shumë ky plazh edhe me historinë, traditat vendase dhe toponimin që mban.

“Kemi dëgjuar që një gjeneral italian e ka përdorur dhe për këtë arsye ka marrë këtë emër. Për ne është interesante edhe se kalojnë disa fshatra dhe ne shohim si jetojnë fsahatarët e Shqipërisë”, thotë një pushues nga Kosova.

Për këdo që dëshiron të vizitojë këtë plazh, distanca deri këtu është 12 kilometra nga rruga kryesore në Kavajë. Infrastruktura rrugore lë për të dëshiruar, megjithatë ja vlen të sakrifikosh për pak qetësi.

“ثshtë pak i izoluar, duhet të vish me ushqime nga shtëpia, por është pastër, është këndshëm”, shprehet një pushuese.

Me disa masa modeste edhe komuna është përpjekur tu vijë në ndihmë pushuesve që zgjedhin këtë plazh të vetmuar. Komuna ndihmon në mirëmbajtjen e rrugës dhe mundëson praninë e forcave të rendit edhe të një mjeku.

Plazhi është joshës edhe për një fakt. Ka një respekt për natyrën dhe anon nga plazhet familjare që ofron qetësi e ndryshon nga shumë plazhe të tjera.

Përtej detit kristal dhe bregut ranor, është panorama e këtij plazhi ajo që të jep një ndjesi të plotë qetësie dhe shplodhjeje, çka i jep kuptimin e plotë pushimeve.


tch
 
Prb me plazhet ne Albania ... eshte qe sapo te reklamohen, mbi popullohen ne mase. E ne k'te rast ja prishin bukurine, nuk te merr malli per plazhin ne Albania, me rehat ne ndonje buze lumi se sa ne det.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top