Shqipëria është ngjitur në vendin e 43 në renditjen e FIFA-s të muajit maj, duke regjistruar kështu renditjen e saj më të mirë në histori.
Kombëtarja kuqezi ka lënë pas ekipe si Paraguaji, Turqia apo Australia, kombëtare të cilat janë të zakonshme në fazat finale të kampionateve botërore.
Renditja e FIFA-s vazhdon të kryesohet nga Spanja, e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina. Nuk ka asnjë ndryshim në 10 vendet e para pasi në këtë muaj janë luajtur vetëm 7 takime, të gjitha miqësore.
Renditja e zonës ku gjendet Shqipëria:
40 Serbia
41 Tunizia
42 Korea e Jugut
43 Shqipëria
44 Paraguaji
45 Turqi
46 Zambia
47 Australia
48 Kosta Rika
49 Uellsi
50 Burkina Faso
/Tch