Rëndësia e bukës në ushqimin e fëmijëve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
162107696lajmetari162107696.jpg


Buka është një nga drithërat kryesore, e cila përmban celulozë, e cila është shumë e shëndetshme dhe e nevojshme në ushqim të fëmijëve. Celuloza lehtëson funksionimin e zorrëve, sepse parandalon bllokimin dhe mirëmban florën e zorrëve.

Ky ndikim i celulozës është posaçërisht i rëndësishëm në vitet e para të jetës së fëmijës sepse sistemi tretës njeh sa më shumë lloje ushqimesh dhe duhet të mësohet me sa më shumë kërkesa.

Sa bukë gjatë ditës?

Në moshën një gjer në dy vjeç, fëmijës i mjafton, që të konsumojë 40 – 60 g bukë të bardhë në ditë. Ndonjëherë duhet ti jepni edhe ndonjë copëz buke të zezë apo bukë thekre.

Pas vitit të dytë të jetës, fëmijës mund ti jepni bukë nga mielli i bluar më trashë, p.sh. bukë misri apo bukë krundesh. Një copë buke e lyer me gjalpë, është një mëngjes i përkryer për fëmijët e kësaj moshe, ndërsa kubet e thata të bukës së zezë, përdorini në supë, në vend të shirjeve për supë.

Në moshën tre vjeç, fëmija mund të konsumoje gjer në 100 g bukë të bardhë apo të zezë, gjatë tërë ditës. Kjo bazohet edhe në bukë të shtëpisë dhe pjekurinë.

Mos e teproni me bukën

Ndani racionet e bukës në mes të vakteve sepse fëmija shumë lehtë mund të shtojë në peshë. Nëse është i uritur, më mirë jepini mollë apo ndonjë lloj peme tjetër, e cila nuk është shumë e ëmbël. Pemët krijojnë ndjenjën e ngopjes përkohësisht dhe nuk përmbajnë shumë kalori.

Buka dhe lloje të ndryshme të saj

Në ditët e sotme, mund të gjeni nëpër furra të bukës, lloje të ndryshme të bukës, nga ato të përgatitura në mënyrë tradicionale, gjer tek ato të pasura me fara nga më të ndryshmet. Këto lloje bukësh janë shumë të shijshme dhe janë të pasura me materie ushqyese, më shumë se sa buka e bardhë.


B;lajmifundit
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top