Rëndësia e aktivitetit fizik

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kështu do të shmangni shumë probleme shëndetësore që kanë të bëjnë me zemrën, tensionin e gjakut, mbipeshën, etj. Aktiviteti fizik sjell edhe një formë të mirë fizike. Një studim i ri i botuar në numrin e fundit të Revistës së Shoqatës Mjekësore Amerikane, analizoi gjendjen shëndetësore të 4 mijë e 500 të rinjve të moshave 18-30 vjeç për 15 vjet radhazi. Gjendja shëndetësore u përcaktua nga përgjigjja e sistemit kardiak dhe atij të frymëmarrjes gjatë përdorimit të një aparature për stërvitje. “Një ndër përfundimet kryesore të studimit ishte se të rinjtë që nuk gëzonin shëndet të mirë me kalimin e kohës ndesheshin me një rrezik më të madh, për t’u prekur nga sëmundja e zemrës. Ata që bënin një nivel të ulët ushtrimesh fizike kishin 3-6 herë më shumë gjasa të vuanin nga tensioni i lartë, diabeti dhe probleme të metabolizmit sesa ata që bënin ushtrime rregullisht. Ndërsa ata që bënin fare pak stërvitje fizike kishin 40 për qind më shumë shanse për nivele të larta kolesterine”. Dr. Karnethon është autore e studimit mbi rrezikun e problemeve koronare tek të rinjtë. Ajo thotë se pjesëmarrësit që përmirësuan gjendjen fizike gjatë studimit, ulën njëkohësisht rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Pra mesazhi është i qartë: Nuk është kurrë vonë të vish në formë të mirë fizike. Ata që filluan fizkulturën dhe që ruajtën gjendjen e mirë fizike kishin rrezik më të vogël për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare në moshë të mesme.KS
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top