Rëndësia dhe dobitë e qumështit të gjirit

braziljania

Anëtar i Nderuar
“Qumështi i nënës është specifik për fëmijën e saj,
qumështi i lopës është specifik për të voglin e lopës”
(UNICEF)

اdo ditë e më tepër kërkimet shkencore po nxjerrin në pah vlerat që përmban qumështi i nënës. Përbërja e pasur me ushqimin e plotë që i nevojitet fëmijës, ndryshimi i përbërjes së tij sipas nevojës së fëmijës në periudha të ndryshme, përmbajtja e proteinave, lipideve dhe karbohidrateve në masat me ideale dhe plot veçori të tjera kanë bërë që shkencëtarët t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë kësaj çështjeje. Disa nga organizatat më të mëdha botërore si: World Health Organization, UNICEF, Academy of Breastfeeding Medicine, American Academy of Family Physician etj, rekomandojnë gjidhënien në mënyrë ekskluzive për 6 muajt e parë të jetës. Nga lindja deri në muajin e 6′të dieta e fëmijës duhet të përmbajë 100% qumësht nëne, jo ujë e jo lëngje. Nga muaji i 6′të e deri në muajin e 12′të, 50% qumësht nëne dhe 50% ushqim i rekomanduar nga mjeku. Nga muaji i 12′të deri në muajin e 24′të, qumështi i nënës duhet të përbëjë 33% të dietës së fëmijës. Këto shifra na tregojnë qartë se gjidhënia duhet të zgjasë dy vite të plota dhe ushqimet shtesë duhet të fillojnë pas muajit të 6′të me rekomandim nga mjeku dhe jo që në muajin e dytë apo të tretë, siç po ndodh sot. Eshtë për të ardhur keq kur shikon se sot tregjet janë mbushur me një shumllojshmëri ushqimesh për fëmijë. Nënat, veçanërisht ato që jetojnë në qytete, mundohen t’i ushqejnë fëmijët sipas modelit përëndimor. Si rrjedhojë, është vërejtur një rritje dramatike në mosdhënien e gjirit dhe në fillimin e hershëm të ushqimit. Po ashtu ka edhe një rritje të diares, malnutrisjonit dhe vdekjeve tek fëmijët. Ndoshta përmendja e disa veçorive që ndodhen në qumështin e nënës mund t’u nevojitet nënave që të tregohen më të kujdesshme ndaj fëmijëve të tyre dhe të mos hedhin ndonjë hap që mund t’u kushtojë më vonë.
Rëndësia e gjidhënies
Qumështi i nënës ka veçori imunitare dhe e mbron fëmijën ndaj infeksioneve, prandaj dhe është quajtur “vaksina e parë për bebet”. Ai përmban ushqimin e nevojshëm për 6 muajt e parë dhe njëkohësisht i bën fëmijët rezistues ndaj infeksioneve si diarea, otitis media (infeksion i veshit), infeksione të rrugëve të frymëmarrjes…etj.
Përmban substancën “Bifidus Faktor” që ndihmon bakterin Lactobacillus Bifidus të shumohet në zorrët e fëmijës dhe ndalon bakteret e tjerë të shtohen dhe të shkaktojnë diare.
Përmban ujë të mjaftueshëm për fëmijën edhe kur moti është tepër i nxehtë, në të njëjtën kohë është zgjedhja numër një në ndalimin e dehidracionit.
Përmban më shumë laktozë se çdo qumësht tjetër, dhe kjo është ajo për të cilën ka më shumë nevojë fëmija.
Përmban hekur të mjaftueshëm dhe të përshtatshëm për t’u abzorbuar në zorrët e fëmijës, prandaj dhe tek fëmijët e ushqyer me qumështin e nënës nuk vërehet anemia dhe mungesa e hekurit.
Përmban enzimën LIPASE që tret lipidet dhe ndihmon në tretjen e qumështit. Prandaj dhe këta fëmijë mund të kërkojnë të ushqehen përsëri, më shpejt se fëmijët e tjerë. Po ashtu është vënë re se koha e zbrazjes së stomakut tek fëmijët e ushqyer me qumësht lope është 4 ore, ndërsa për ata që vazhdojnë gjidhënien është 1.5 orë. Kjo ndodh për shkak të kazeinës që në qumështin e lopës ndodhet në masa shumë herë më të mëdha se në qumështin e nënës.
ثshtë vërtetuar se fëmijët e ushqyer me qumështin e nënës janë ngritur në këmbë më herët se fëmijët e tjerë. Po ashtu është parë se në vitet e mëvonshme tek këta fëmijë, niveli i IQ (testi i zgjuarsisë) është më i lartë. Në 5% të fëmijëve të ushqyer me qumështin e nënës për 4 deri në 9 muaj, niveli i IQ ishte 130, ndërkohë që një nivel i tillë nuk është vënë re tek fëmijët e ushqyer me qumësht lope (vlera normale e IQ është 100-110). Shpjegimi më i mundshëm është niveli i proteinave dhe lipideve, që në qumështin e nënës ndodhen në masa të përshtatshme për zhvillimin e trurit.
(Të mos harrojmë se 50% e trurit zhvillohet kur fëmija është në barkun e nënës, 40% në 2 vitet e para të jetës dhe pjesa tjetër në vitet e mëvonshme.)
Gjidhënia është e dobishme sa për fëmijën ashtu edhe për nënën. Fillimi i gjidhënies menjëherë pas lindjes, rrit nivelin e sekretimit të hormonit OXYTOCINE i cili bën uterusin të tkurret, përshpejton mbledhjen e tij, lehtëson nxjerrjen e placentës dhe si rrjedhojë, ul gjakderdhjen.
Gjidhënia pengon fryrjen dhe qelbëzimin e gjirit nga qumështi. Po ashtu pengon shtatëzaninë në 6 muajt e parë. Ul rrezikun e osteoporosis dhe frakturave në pjesën e legenit te gratë pas menopauzës.
Tek nënat që e praktikojnë gjidhënien, kanceri i gjirit dhe i vezoreve është më i rrallë. Në 200 vitet e fundit kanceri i gjirit është përhapur shumë, dhe është virusi më i përhapur tek gratë në vendet e zhvilluara. Në shtetet përëndimore, në çdo 20 gra, njëra vdes nga kanceri i gjirit, ndërsa në çdo 4 gra, njëra ka sëmundje neoplastike në gji. Po ashtu ka rritje edhe në kancerin e uterusit. Për shembull, në Angli në çdo 5 gra njërës i hiqet uterusi.
Në të njëjtën kohë gjidhënia ndikon edhe në psikologjinë e nënës dhe fëmijës, i bën ata që të lidhen fort me njëri-tjetrin.
ثshtë për t’u përmendur se përbërja e qumështit të nënës ndryshon në mënyrë fiziologjike duke iu përshtatur nevojave të fëmijës në etapa të ndryshme.
” Nëse do të ekzistonte një vaksinë që do të pengonte vdekjen e miliona fëmijëve në vit, që nuk ka efekte anësore, që mund të merret nga goja dhe që është ekonomike, do të praktikohej menjëherë për vetë faktin se është mënyra ideale imunitare për shëndetin e shoqërisë. Dhe ja, të ushqyerit me qumështin e nënës është një mënyrë e tillë imunitare.”(Lancet 1994)

Mjekësia.Net
 
sikur e kam lexuar dhe nje teme te till...ose pak a sh me te njetin subjekt....


gjithsesi si qumeshti nenes ska.....
 
Rëndësia dhe dobitë e qumështit të gjirit

Rëndësia dhe dobitë e qumështit të gjirit

Hulumtime të ndryshme botërore dëshmojnë se nuk ekziston ushqim që e zëvendëson qumështin e gjirit të nënës. Kështu deklaron edhe Dr. Roch Lurins, profesor i pediatrisë në Universitetin Ronshister në Nju-Jork të SHBA-së, duke thënë: “Duhet ta dinë femrat se qumështi i gjirit është ushqimi më i preferuar i fëmijës dhe e mbron atë nga shumë epidemi. Me gjithë zhvillimin teknologjik, askush nuk ka arritur të zbulojë ushqim të ngjashëm me qumështin e gjirit. Nuk ekziston në sipërfaqe të tokës ushqim biologjik që zëvendëson qumështin e gjirit.”
Shtypi britanik pohon duke thënë: “Qumështi i gjirit vazhdon të jetë më i leverdishmi për fëmijën deri në moshën dyvjeçare, duke e ndihmuar fëmijën edhe me ndonjë ushqim përkatës që nga mosha katërmuajshe.”
Profesor Sejid Kutbi, Allahu e mëshiroftë: thotë: “Allahu i detyroi femrat t’i ushqejnë fëmijët e tyre në një fazë dyvjeçare, ngase Allahu i Lartësuar e di se kjo fazë zhvillimore e fëmijës është shumë e dobishme për fëmijën nga aspekti shëndetësor dhe psikik. E kanë vërtetuar shumë hulumtime shëndetësore dhe psikiatrike botërore se faza dyvjeçare zhvillimore është faza e detyrueshme e zhvillimit për shëndetin e fëmijës. Allahu është i Gjithëmëshirshëm ndaj robërve të Tij e sidomos ndaj këtyre fëmijëve të vegjël, të cilët kanë nevojë për mëshirë dhe përkujdesje.”

Dobitë nga përdorimi i qumështit të gjirit dhe dëmet nga qumështi artificial mund t’i ndajmë në disa lloje:

Një: Dobitë shëndetësore nga qumështi i gjirit për vetë foshnjën:

-Qumështi i gjirit është i sterilizuar, i gatshëm dhe nuk përmban mikrobe.
-Me qumështin e gjirit nuk mund të krahasohet asnjë qumësht artificial, qoftë edhe qumështi i lopës, deles apo i devesë, ngase qumështi i gjirit është i përgatitur që t’i mbulojë të gjitha nevojat e foshnjës që nga lindja e deri në kohën e vetushqyerit.
-Qumështi i nënës përmban proteina dhe sheqer të mjaftueshëm për moshën e foshnjës, kurse proteinat që përmban qumështi i kafshëve i dëmtojnë organet e tretjes te foshnjat, ngase qumështi i kafshëve është i përgatitur që t’u përshtatet të vegjëlve të kafshëve. Këto lloje qumështi përmbajnë elemente të cilat nxisin alergjinë dhe bëjnë që fëmija që nga mosha dymujore të fitojë alergji, kurse qumështi i gjirit dobëson alergjinë në lëkurë, diarre, etj..
-Qumështi i nënës përmban komponentë të ndryshëm e të detyrueshëm për ta ushqyer foshnjën si nga sasia ashtu edhe nga lloji. Elementet që përmban ky lloj qumështi e favorizojnë dhe e zhvillojnë foshnjën fazë pas faze. Qumështi në fazat e para pas lindjes ka shije të ëmbël dhe shuan etjen e foshnjës. Në këtë fazë qumështi quhet kulloshtër, veprimi kryesor i të cilit është t’u shërbejë organeve tretëse dhe ta mbrojë fëmijën nga alergjia. Sa më shumë rritet fëmija, aq më shumë shtohet edhe përmbajtja e elementeve të qumështit dhe yndyrave, të cilat i janë përshtatur moshës së foshnjës.
-Temperatura ku ruhet qumështi i gjirit është shumë e përshtatshme për të gjitha fazat zhvillimore të foshnjës dhe mund të merret (thithet) nga fëmija në çdo kohë.
-Ndalohet që foshnja e porsalindur të fillojë përdorimin e lëngjeve, si glukoza, çaji i nanës etj., sepse dëmtojnë stomakun e foshnjës dhe bëjnë që foshnja të ngopet, duke larguar foshnjën nga marrja e qumështi të gjirit të nënës.
-Qumështi me shishe (biberon), qoftë edhe i gjirit, e bën foshnjën ta braktisë gjirin e nënës.
-Që nga viti 1939, Dr. Sicil Viljamis e konsideron gjidhënien artificiale krim dhe vrasje. Organizata Shëndetësore Botërore në vitin 1988 në një deklaratë pohon se mbi dhjetë milionë foshnje kanë humbur jetën si rezultat i mosushqimit nga qumështi i gjirit.
-Qumështi i gjirit e furnizon fëmijën me hekur dhe vitamina, të cilat i mundësojnë tretjen e ushqimeve. Qumështi i gjirit është muri mbrojtës nga sëmundje të ndryshme. Ai përmban sulmues të ndryshëm të sëmundjeve, si Macrophage, i cili bën mbytjen e baktereve dhe viruseve. Qumështi i gjirit përmban 80% të tyre, të cilat e mbrojnë foshnjën nga sëmundja e anemisë. Nga urtësia e Allahut xh.sh. është se nëna, me ndihmën e Allahut, përmes qumështit të gjirit prodhon antitrupa (trupa imune), të cilat i vijnë në ndihmë fëmijës duke e mbrojtur nga sëmundjet e ambientit rrethues.
Foshnja gjatë ditëve të para të lindjes është epiqendër e sulmeve të ndryshme si rezultat i baktereve, por qumështi i gjirit është prodhues i disa baktereve kundërhelmuese, që quhen lactobacillus, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe përmes saj zvogëlohen sëmundjet e kapsllëkut, barkqitjes, alergjisë, etj.. Qumështi i gjirit e mbron foshnjën edhe nga diarreja, infeksionet në veshkë, të vjellët, prostata, problemet në frymëmarrje etj..
-Qumështi i gjirit forcon shtresën e zorrëve të fëmijëve të vegjël.


Dy: Dobitë psiko-fizike dhe edukative të qumështit të gjirit

-Fëmija që rritet duke u ushqyer me qumësht gjiri është më i zhvilluar sesa fëmija që rritet me shishe (biberon).
-Gjidhënia është faktor psikologjik, pasi dihet se nëna e cila mban foshnjën në gji për disa muaj me radhë veç ushqimit i jep fëmijës edhe kujdesin dhe përgatitjen, të cilat mjekët i quajnë faktorë që forcojnë lidhjet nënë-fëmijë dhe me ndikime mjaft pozitive pas moshës së fëmijërisë. Përmes gjirit fëmija përfiton cilësitë e nënës. Nga kjo pikëpamje juristët islamë nuk preferojnë që të merret qumështi i gjirit nga çdo femër e sidomos nga ato femra që njihen si mëkatare apo me sëmundje të ndryshme trashëguese. Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Gjiri ndryshon natyrshmërinë.”
-Qumështi i gjirit ndikon në rritjen e fëmijëve të shëndetshëm jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Shkencëtarët thonë se të ushqyerit e fëmijëve me qumësht gjiri gjatë nëntë muajve të parë të jetës së tyre i bën ata më inteligjentë kur të rriten. Shkencëtarët amerikanë të mjekësisë thonë se rritja e kësaj inteligjence varet nga numri i muajve që njeriu është ushqyer me qumësht gjiri gjatë periudhës së dhënies së qumështit të gjirit nga e ëma. Pas një studimi me më shumë se një mijë e pesëqind gra që nga periudha e shtatzënisë deri në kohën kur fëmijët e tyre arritën moshën tridhjetë vjeçare, shkencëtarët citojnë disa arsye që personat e ushqyer me qumështin e gjirit gjatë nëntë muajve të parë të foshnjërisë kanë një shkallë më të lartë inteligjence sesa të tjerët.
-Personaliteti i fëmijës fillon të formohet që nga fëmijëria. Njeriu mban në vetvete një grup mendimesh për sende, ndjenja dhe veprime, përmes të cilave percepton gjërat dhe me anë të tyre formon metodë të veçantë të njohjes së ambientit që e rrethon. Këto ndjenja formojnë personalitetin e tij dhe më pas rregullojnë shoqërinë që nga vegjëlia e tij e hershme, atëherë kur fëmija fillon të ketë pamjet e ndryshme dhe lidhjet e tij me të tjerët si dhe të shprehë ndjenjat e tij pranë të tjerëve. Fëmija në muajt e parë fillon të perceptojë disa zëra, tinguj, të cilët më tepër i dallon gjatë muajit të gjashtë të zhvillimit, kohë kur kontakton më shumë me rrethin, kurse gjatë periudhës dyvjeçare fillon kontaktet edhe përmes bashkëbisedimit.

Tre: Dobitë shëndetësore për nënën nga gjidhënia

-Gjidhënia është shumë e dobishme për vetë gjidhënësen (mëndeshën). Ndër këto dobi është edhe pengimi i kancerit në gji dhe mitër. Shkencëtarët suedezë gjatë hulumtimeve të tyre pohojnë se virusi Papilloma shkakton dëme në lëkurë dhe është sëmundje me përmasa të mëdha, mirëpo vendosja e vetëm njërit prej materieve të gjirit në lëkurë, që quhet Namilt, zvogëlon dëmet e këtij virusi. Sipas statistikave botërore, 6.3% të femrave në shtetet e zhvilluara i ekspozohen kancerit në moshën 70 vjeçare, kurse në shtetet e varfra 2.7%.
-Gjidhënia rehabiliton mitrën dhe zvogëlon gjakderdhjen gjatë lehonisë. Gjidhënia e mbron nënën nga dobësimi i eshtrave si dhe ndihmon në shtyrjen e kohës së sterilitetit.
-Mjekët preferojnë që nëna ta ushqejë me gji fëmijën kur të dëshirojë fëmija, ngase thithjet e fëmijës ndikojnë në lirimin e djersëve të nënës. Vëzhgimi i të thithurit ndikon në verifikimin e urinimit të fëmijës. Nëse nëna merakoset për fëmijën se apo ngopet apo jo, atëherë le t’i vëzhgojë urinimin.
-Shkencëtarët në Afrikën e Jugut thonë se kanë gjetur prova se nënat me HIV pozitiv (të infektuara me SIDA), që i ushqejnë fëmijët vetëm me qumështin e gjirit, ka më pak mundësi t’ua kalojnë infeksionin e tyre fëmijëve që pinë qumësht gjiri sesa fëmijëve që i ushqejnë me qumësht në shishe apo me ushqime të tjera. Një studim me më shumë se 2700 gra ka arritur në përfundimin se vetëm 4% e fëmijëve që ushqeheshin vetëm me ushqim gjiri merrnin virusin HIV. Kjo na jep të kuptojmë se 96% e fëmijëve të cilët ushqehen ekskluzivisht vetëm me ushqim gjiri janë të mbrojtur nga virusi HIV.




Sadat Rrustemi​
 
OBSH: Qumshti i nënës mund të shpëtojë

OBSH: Qumshti i nënës mund të shpëtojë miliona jetë foshnjesh në vit
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ushqimi vetëm me qumësht gjiri mund të shpëtojë miliona jetë foshnjash çdo vit.

Në prag të Javës Botërore për ushqyerjen e fëmijëve me qumshtin e gjirit, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e saj po promovojnë qumshtin e nënës si mënyra më e mirë për të krijuar një bazë të shëndetshme në jetën e mëtejshme të foshnjave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon përdorimin e qumshtit të gjirit si ushqimin e vetëm deri në muajin e gjashtë të jetës së një fëmije. Sipas saj vazhdimi i mbajtjes së fëmijës në gji deri në moshën dy vjecare, do të pakësojë vdekshmërinë foshnjore, të shkaktuar nga infeksioni dhe kequshqyerja në vendet në zhvillim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë llogarit se 3 milionë e gjysëm fëmijë vdesin çdo vit nga kequshqyerja. Sipas kësaj organizate deri në një milion e gjysëm fëmijë mund të shpëtohen, duke rritur metodën e ushqyerjes me gji.

Maria del Karmen Kazanovas punon në departamentin për Vlerat Ushqyese, Shëndetin dhe Zhvillimin pranë OBSH. Ajo thotë për Zërin e Amerikës, se qumshti i gjirit përmban vlera ushqyese, vitamina dhe minerale që nuk gjenden tjetërkund. Dhe këta përbërës përmirësojnë imunitetin kundër mjaft infeksioneve dhe sëmundjeve.

"Qumshti i gjirit mbron beben kundër të gjithë mikrobeve që mund ta prekin atë. Dhe, kjo është arsyeja që një fëmijë do të preket më pak nga diarreja, do të ketë më pak raste prekjesh nga infeksionet në rrugët e frymëmarrjes dhe gjithashtu do të ulen ndjeshëm rastet e vdekjes si pasojë e sëmundjeve të zakonshme të fëmijëvë, si diarreja dhe pneumonia".

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se qumështi i gjirit nuk është i rekomandueshëm në të gjitha rastet. Për shembull, nëse një nënë është e prekur me virusin HIV, ajo mund t'ia transmetojë sëmundjen fëmijës së saj nëpërmjet ushqyerjes me gji.

Por mjekja Kazanovas thotë se Organizata Botërore e Shëndetësisë beson se në mjaft vende ku virusi HIV është mjaft i përhapur, ende mund të jetë më mirë për nënat që të zgjedhin ushqyerjen me gji në vend të qumshtit të fabrikuar.

" Nëse nëna është e prekur me virusin HIV, atëherë ajo ka nevojë që të marrë një vendim personal… rreziku i transmetimit të sëmundjes eksizton… por vdekja foshnjore nga sëmundje të tjera apo infeksione të tjera mund të jetë më e lartë se sa prekja nga HIV".

Për shembull, mjaft vende në zhvillim nuk e kanë të pastër ujin e pijshëm, dhe përzierja e ujit të ndotur me qumshtin pluhur për bebe, është shkaku më i shpeshtë i vdekjes mes foshnjave.

OBSH thotë se qumështi i gjirit është më i miri në botë, si në vendet e varfëra ashtu dhe në ato të pasura. Studimet e reja thonë se qumështi i gjirit mund të mbrojë fëmijët kundër sëmundjeve kronike edhe më vonë gjatë jetës së tyre. Fëmijët e ushqyer me gji janë më pak të rrezikuar nga problemet me tensionin e lartë të gjakut, me nivelin e lartë të kolesterolit, mbipesha dhe diabeti./kk/


Mesazhi.com​
 
Qumështi i gjirit faktor kryesor për rritjen mendore të fëmijëve

Qumështi i gjirit faktor kryesor për rritjen mendore të fëmijëve
Qumeshti_i_gjirit_faktor_kryesor_per_rritjen_mendore_te_femijeve.jpg
ثshtë ende një mister përbërësi magjik por nuk ka asnjë dyshim se ushqyerja me qumështin e gjirit i bën foshnjat më inteligjentë

ثshtë ende një mister përbërësi magjik por nuk ka asnjë dyshim se ushqyerja me qumështin e gjirit i bën foshnjat më inteligjentë. Konfirmimi vjen nga Arkiva e Psikiatrisë së Përgjithshme nga Michael Kramer i Universitetit McGill dhe në të njëjtën kohë edhe nga spitali Pediatrik i Montrealit. Qumështi i nënës u quajt si një prekje e shenjtë për të sapo lindurit, dhe jep një efekt pozitiv edhe në kohë të gjatë në shëndetin e fëmijëve. Sipas studiuesve për ta është ende mister përbërësi kryesor i qumështit të gjirit që jep efekte të tilla. Ata mendojnë që është një tip i veçantë yndyre ose edhe një faktor i ndryshëm që ndihmon në rritje që në qumështit e tjerë nuk gjendet. Në të njëjtën kohë psikologët mendojnë se ky ingredient sekret zhvillohet në momentin që nëna ushqen fëmijën e saj.
 
Gjidhënia zvogëlon rrezikun për kancerin e gjirit


Femrat të cilat kanë dhënë gji janë më pak të rrezikuara për t’u sëmurë nga kanceri i gjirit para menopauze, pavarësisht historisë familjare të sëmundjes.

Revista “Archives of Internal Medicine” njofton se në bazë të një studimi ku kanë marrë pjesë 60.000 femra, është vërejtur se në rastet e gjidhënies, rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit ishte për 59% më i ulët.

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Karolinës Veriore, pohojnë se rrezik më të vogël kishin pasur femrat të cilat kishin dhënë gji së paku tre muaj.

Studimet e mëparshme kanë treguar se, veç tjerash, gjidhënia zvogëlon edhe rrezikun e e paraqitjes të sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.
*telegrafi*
 
Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj


Gjidhënia, është vazhdim i lidhjes së natyrshme në mes nënës dhe foshnjës pas lindjes.

Dr. Teuta Sejdiu –Hasbahta
neonatologe

Mundohuni të mos e ndërpritni gjidhënien, sepse foshnja menjëherë pas lindjes do të kërkoj vet gjirin e nënës - përqafo foshnjën dhe do të bindesh. Ajo e di ç`farë është e mirë.

Pse të jepni gji foshnjës suaj?

Vazhdo të ushqyerit e krijesës më të bukur që krijove edhe pas lindjes, afroji siguri, ngrohtësi, ushqim, gjëra këto që ia dhurove për nëntë muaj rresht duke e mbajtur në veten tënde.

Qumështi i gjirit tënd është i pastër, i ngrohtë që e prodhon pa mund në çdo vend dhe kohë, falas për foshnjën tënde me plot dashuri, veti mbrojtëse dhe ushqyese që nuk i ka asnjë qumësht tjetër.

Me dhënien e gjirit ju i ofroni foshnjës suaj ndjenjën e sigurisë, butësisë, dashurisë, gjëra këto që formojnë një bazë të fortë për një jetë stabile psikike.

Si të realizoni me sukses gjidhënien?

ثshtë me rëndësi të mësoni “mjeshtërinë” e mëkimit që ka dy protagonist kryesorë njëlloj të rëndësishëm - nënën dhe foshnjën.

* Nëna do të ofrojë qumësht aq sa do të merr foshnja, andaj mundohu që foshnja juaj të zotëroj këtë mjeshtri sa më parë;

* Sigurohu për rehati dhe komoditet, së pari për veten e pastaj afro foshnjën për trupin tënd;

* Zini pozitën më të përshtatshme për ju, qoftë ulur me një mbështetje të mirë, me këmbët vendosura mbi një “shkam” të ulët me foshnjën në prehrin tuaj, mbi një jastëk më të “fortë” që ofron një komoditet foshnjës suaj;

* Mund të shtriheni (nëse gjendja juaj nuk ju lejon të uleni), por gjithnjë me kujdes afroni foshnjën tuaj afër vetes dhe gjithmonë ofroni gjirin e asaj ane në të cilën e keni foshnjën;

* Foshnjën e afroni mirë në kraharorin tuaj me fytyrë të kthyer kah gjiri, pastaj prek me thith skajin e buzëve të foshnjës dhe prit të hap gojën fort, e pastaj fut thithin me gjithë areolën (rrethi me ngjyrë kafe rreth thithit) thellë në gojën e foshnjës.

Si të dimë se foshnja është vendosur mirë në gji?

* foshnja është e mbështetur për trupin tënd me fytyrë të kthyer kah gjiri;
* mjekra e foshnjës prek gjirin;
* goja e foshnjës është shumë e hapur;
* buzë janë të lakuara (kthyera ) nga jashtë;

Mos u shqetëso, çdo fillim është i vështirë, por mos hezito të kërkosh këshilla dhe ndihmë. اdo gjë arrihet me përpikëri, këmbëngulësi, vetëbesim, durim dhe urtësi. Identifiko pengesat, problemet dhe kërko këshilla.

Sa shpesh duhet të jepni gji foshnjës suaj?

Nuk ka orar të caktuar, por ushqejeni sa më shpesh (8, 10, 12 herë për 24 orë),sa herë të dojë foshnja e juaj.

Si ta vëreni se foshnja e juaj është e uritur?

Foshnja juaj nuk di të flasë, por ajo do t'ua bëjë me dije. Ajo do të :

* fut gishtat në gojë;
* thith gjuhën e tij;
* hap gojën kur i prek buzët;
* kthen kokën kah gjiri kur e përqafon;
* lëshon zëra dhe lëviz me gjymtyrë e më në fund do të filloj të qaj me zë të lartë.


Si ta dini se foshnja juaj është e ngopur?

Nëse foshnja juaj e lëshon gjirin nga goja, është e qetë apo edhe e zë gjumi, atëherë ajo me të vërtetë është e ngopur.

اka e bën të suksesshëm të ushqyerit në gji?

* Sa më shpejt që është e mundur të realizohet mëkimi (thithja) i parë edhe pse qumështi mund të mungoj ose të ketë në sasi të vogël;

* Pozita e foshnjës dhe e nënës gjatë mëkimit të jetë adekuate;

* Sa më shpesh t’i ofrohet gjiri foshnjës. Nuk ka orare;

* Mos të përdoren memet mashtruese, sepse ajo shkakton huti te foshnja në marrjen e thithit të gjirit pastaj;

* Kujdesi për thithat të jetë i rregullt si pastrimi, tharja dhe zbutja me ndonjë krem vitaminoz në mënyrë që të mos vjen deri te qarja e tyre, gjë që dukshëm ndikon në procesin e gjidhënies;

* Nëse vjen deri te infeksioni i gjirit me skuqje, ënjtje, dhembje e përcjellë me ethe dhe zjarrmi, atëherë menjëherë kërko ndihmë mjekësore;

* Ushqimi të jetë i ndryshëm dhe kalorik e sidomos sasia e lëngjeve duhet të shtohet pasi që nevojat e lehonës për kalori rriten deri 500 kcal në ditë;

* Pushimi dhe qetësia shpirtërore;

Si mund ta dini se foshnjës suaj i mjafton qumështi i gjirit tuaj?

Ju më së miri mund të vëreni se foshnjës suaj i mjafton apo jo qumështi i gjirit nëse i bëni vetes këto pyetje:

* foshnja juaj ka gjumë të rehatshëm apo zgjohet shpesh duke qarë?
* i lag mnelat shpesh apo jo?
* ka lëkurë të lëmuar apo të thatë?
* barku i foshnjës është lehtësisht i fryrë dhe mbi nivel të kraharorit apo ai është i rrafshët ose edhe nën nivel të kraharorit?
* gjuha dhe buzët janë rozë dhe të lëngshme apo janë të thata?
* shton në peshë apo jo (prej 15-30 gram për një ditë)?

Për gjitha këto pyetje mund të kërkoni këshilla dhe ndihmë nga pediatri i juaj në këshillimore. Preferohet vizita e parë menjëherë në javën e parë të jetës, e pastaj çdo muaj në këshillimore. Vëreni gjërat me kohë, sepse koha është flori.

اfarë duhet të dini për qumështin e gjirit?

Qumështi i gjirit nuk është i njëjtë si në ditën e parë. Ai do të prodhohet ashtu që t`i përshtatet moshës së foshnjës suaj.

Në fillim, pesë ditët e para është më i trashë me një ngjyrë të verdhë - më i yndyrshëm dhe quhet kulloshtër, në dy javët e ardhshme është diçka më i hollë dhe më pak i verdhë (qumështi kalimtar), e më pastaj qumështi i ashtuquajtur qumështi i pjekur me gjitha të mirat e tij.

Por, edhe qumështi në fillim të thithjes përmban më tepër ujë dhe sheqer për tu bërë më pastaj (pas 10 min.) më i trashë dhe më i yndyrshëm.

Prandaj, mbajeni foshnjën tuaj në gjirin e njëjtë deri 20 min. në mënyrë që foshnja të merr qumështin më kalorik, i cili është më i ushqyeshëm dhe e ngopë më mirë. Nuk ka qumësht gjiri të keq, të hollë dhe të pa dobishëm.

اfarë të bëni nëse duhet filluar punën apo duhet ta lëni foshnjën tuaj për disa orë apo ditë?

Mjeleni dhe rezervoni qumështin e gjirit, por si?

* pastroni paraprakisht duart mirë;

* mjeleni gjirin butësisht me duar apo pompa të posaçme për mjeljen e gjirit;

* qumështin vendoseni në shishe të qelqit, paraprakisht të pastruar mirë dhe të tharë;

* mbylleni mirë me kapak dhe shkruani gjithsesi datën dhe kohën e mjeljes së qumështit;

* vendoseni në frigorifer (më së shumti deri 5 ditë) apo në friz (ngrirje) ku mund të qëndroj me muaj nëse është nevoja;

* duhet të keni kujdes që para përdorimit ta ngrohni qumështin ashtu që shishen e mbani nën ujë të nxehtë të rrjedhshëm (nga qesmja ) vazhdimisht duke e lëvizur shishen;

* ngroheni deri në temperaturën e trupit tuaj dhe testoje në atë mënyrë që e pikë qumështin nga shishja në pjesën e brendshme të parakrahut tuaj ku lëkura është më e ndjeshme;

* para dhënies gjithsesi lëkunde shishen me qumësht në mënyrë që qumështi të përzihet më mirë e të mos ndahet nga qumështi maza (në sipërfaqe bëhet një shtresë e verdhë);

* foshnjës tuaj qumështin mund t`ia jepni me lugë apo bebiron.
Mësojeni mirë personin i cili do ta ushqej foshnjën tuaj në mungesën tuaj.

Pra, menyja ditore e bebes suaj do të ishte:

* 0 - 4 deri 6 muaj - qumësht gjiri

* 4- 6 muaj deri 7 muaj - qumësht gjiri, ushqim shtesë gjysmë të lëngët, një herë në ditë në fillim dhe në sasi të vogël, e pastaj (pas dy tri javësh) kalohet në qullna (nga drithërat, orizi, keks i bluar, pure patatesh, pure karotash që janë burim i mirë i hekurit dhe vitaminave B), e poashtu edhe qullna pemësh (mollë e zier, banane, portokall i shtrydhur, që janë burim i mirë i mineraleve dhe vitaminave hidrosolubile);

* mbi 7 muaj moshë. Tani bebes suaj mund t`i jepni ushqim më të trashë dhe më të fortë dhe atë 3-4 racione brenda ditës. Ajo veç e ka mbizotëruar “mjeshtërinë“ e përtypjes dhe gëlltitjes. Mund të filloni me :
- pure mishi të zier me patate, me oriz, bizele, spinaq;
- të kuqen e vezë mirë të zier (gradualisht dhe nga pak )
- pemët e ndryshme, pa bërthama dhe fara, të freskëta ose në formë deserti (puding, jogurt pemësh etj.);

Mbajeni mend, mos shtoni ushqimit të përgatitur, as kripë dhe as sheqer!

Sa duhet të ishte numri i shujtave të bebes suaj sipas moshës për 24 orë?

1 javëshe 6-10-12 - racione qumësht
1 javë – 1 muajshe 6-8-10 - racione qumësht
1 muaj – 3 muajshe 5-6-7 - racione qumësht
3 muaj – 7 muajshe 4-5 - racione qumësht dhe 1-2 racione ushqim adekuat shtesë
7 muaj - 9 muajshe 3-4 - racione qumësht dhe 3-4 racione ushqim shtesë
9 muaj -12 muajshe 3 - racione qumësht dhe 3- 4 racione ushqim shtesë

Keni kujdes në sasinë e ushqimit dhe llojllojshmërinë e ushqimit.

Me rëndësi është të dini se kur dhe me çfarë rendi të jepni llojet e ndryshme të ushqimit.

Lloji:

I - drithërat:

1. qulli i misrit (griz), mielli, orizi - për 4-6 muajsh moshë);
2. miell gruri (keksët, kaçamaku) - për 8 muaj moshë
3. buka e pjekur dy herë - për 10 muaj moshë
4. drithërat e përziera (fjoola-musli) - për 12 muaj moshë

II - pemët:

1. molla, dardha - për 4-6 muaj moshë
2. banania, pjeshka, kumbulla, qershia - për 7 muaj moshë
3. manaferrat, boronica, manat, dredhëzat - për 8 muaj moshë
4. agrumet (portokalli, grejpfruti, limoni) - për 10 muaj moshë
5. arrat, lajthitë, bajamet (të bluara) - për 12 muaj moshë

III - perimet

1. karota, kungulleshkat, spinaqi - për 6-8 muaj moshë
2. borania, bizelet, brokuli - për 8 muaj moshë
3. domatet - për 9 muaj moshë
4. lakra, purri (presh) - për 10 muaj moshë
5. fasulja - për 12 muaj moshë

IV- mishi

1. shpatulla e pulës, mishi i qengjit, mishi i viçit - për 7 muaj moshë
2. mishi i pulës (kofsha, krahët) - për 8 muaj moshë
3. mishi i lopës - për 9 muaj moshë
4. mushkëritë, mëlçia, mishi i tharë, salsiçet - për 13 muaj moshë

V-peshku

1. peshku i bardhë - për 7 muaj moshë
2. peshku i detit - për 13 muaj moshë

VI - vezët

1. e verdha e vesë - për 8-10 muaj moshë
2. bardha e vesë - për 13 muaj moshë

VII – produktet e qumështit

1. djathi i freskët, jogurti, kosi - për 11 muaj moshë
2. ajka dhe kajmaku - për 12 muaj moshë

Bebja juaj po rritet, vazhdon të kërkoj nga ju ta ushqeni, t`i jepni çdo gjë që jeni duke ngrënë, por në një moment ajo bëhet kureshtare dhe dëshiron të prek vet ushqimin me dorë dhe pastaj ta fut vet në gojë.

Juve do të ju duket se bebja nuk do të merr mjaftueshëm ushqim dhe nuk do të mundet, por gaboheni.

“Vetëushqyerja” para moshës njëvjeçare duhet të lejohet. Bebja juaj duhet të jetë pjesëmarrëse në aktin e të ushqyerit qysh nga mosha 6 muajshe kur ajo mund ta mbajë vetë shishen (nëse nuk ushqehet në gji); pas dy tre muajsh ajo mund të mbaj dhe të pijë nga gota, me 7-8 muaj moshë mund të han me gishta (krekera ose kafshata të vogla të bukës), ndërsa me 10-12 muaj ajo do ta përdorë edhe lugën.

Ju, nëna, zakonisht këtë proces e vononi, por ta dini se ky proces është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e përgjegjësisë dhe vetëbesimit tek fëmija i juaj në të ardhmen. Andaj, të ushqyerit është art, matematikë që kërkon përkushtim, dijeni, edukim, informim dhe dëshirë.

Nuk është e lehtë, por informohuni, kërkoni këshilla dhe ndihmë, me siguri do ta keni më lehtë.

Mos harroni se Ju jeni ajo që i dhuruat jetën bebes suaj, por i ofroni edhe një rritje dhe zhvillim të shëndoshë me plot dashuri.
*Telegrafi*
 
Titulli: Rëndësia dhe dobitë e qumështit të gjirit

Gjidhënia ndihmon nënat të kenë trup më vital dhe të jenë më të shëndosha

Dobitë që vijnë nga gjidhënia për foshnjat janë të panumërta dhe mirë të njohura, por hulumtuesit janë duke zbuluar edhe më shumë sa i përket gjidhënies, të cilat gjithashtu në masë të madhe do të lehtësonin shëndetin e nënave. Në fakt, studimet e fundit rreth kësaj teme kanë arritur të zbulojnë se femrat të cilat ushqejnë foshnjat e tyre me anë të gjirit reduktojnë në masë shumë të madhe peshën e trupit, e sidomos të barkut. Studimet e fundit nga organizata amerikane mbi shëndetin e zemrës, gjatë konferencës që ishte mbajtur në San Francisko për shëndetin kardiovaskular, kishin zbuluar se femrat e moshës së mesme, të cilat fëmijët e tyre i kishin ushqyer me gji, mesatarisht kanë bel më të hollë për 6.5 centimetra, në krahasim me femrat e tjera të cilat kurrë nuk e kishin bërë një gjë të tillë. Sipas autorit të këtyre studimeve, Kendis Meklur, profesor në universitetin e Pitsburgut, kishte theksuar se barku është vendi më i shëndetshëm për një femër për të shtuar peshën-trashjen e saj. Duke u bazuar në Departamentit i shëndetësisë për burime njerëzore të Shteteve të Bashkuara, ushqimi me gjidhënie nga nënat ka shumë dobi sa i përket shëndetit të nënës dhe mbron nga një mori sëmundjesh, si infeksioni i veshit, astma, probleme me stomak, problemet me frymëmarrje, alergjitë e lëkurës, diabetin, si dhe vdekjen e papritur të foshnjës, e cila njihet edhe me emrin SIDS. Te nënat hulumtimet kishin zbuluar se rreziku është shumë më i vogël për ato që vuajnë nga diabeti tipi 2, kaceri i gjirit, kanceri ovarial si dhe depresione të ndryshme. Po ashtu ishte konstatuar se femrat që fëmijët e tyre i ushqejnë me gjidhënie janë më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, si dhe të faktorëve të tjerë përcjellës, siç është diabeti dhe sindromat metabolike. Po ashtu, përpos se gjidhënia është e dobishme për foshnjën, ajo ndihmon nënën edhe në humbjen e peshës. Pesha e tepruar paraqet një rrezik permanent për sëmundjet e zemrës. Për të kuptuar ndikim e gjidhënies, Meklure dhe kolegët e tij kishin kryer hulumtime në 351 femra, prej vitit 2001 deri në vitin 2003. Në fillim të studimeve femrat mesatarisht të moshës 51 vjeçe që mesatarisht kishin nga dy fëmijë, hera e fundit që kishin lindur mesatarisht ishte para 19 vjetëve. Në grup ishin përfshirë 43 % femra të zeza dhe 57% femra të bardha, 84% prej tyre kishin të kryer shkollimin e lartë ose më shumë. Kur ndahen në grupe, 29% kurrë nuk kishin ushqyer me gjidhënie, 29% nuk ishin të qëndrueshme gjatë gji dhënies, më pak se tre muaj për çdo fëmijë dhe 42% në mënyrë të qëndrueshme kishin ushqyer fëmijët me gji dhënie. Kur bëhen disa përmbledhje femrat të cilat kurrë nuk kishin ushqyer foshnjat me gji dhënie, kishin probleme me mbi peshën, e po ashtu edhe probleme shëndetësore, ndërsa femrat të cilat kishin ushqyer foshnjat me gjidhënie trupin e kishin më vital dhe shëndeti i tyre dhe i foshnjës ishte më i qëndrueshëm. KS
 
Titulli: Rëndësia dhe dobitë e qumështit të gjirit

Nënat që kanë dhënë gji, më pak të rrezikuara nga diabeti

Femra në moshë të mesme dhe të shtyrë janë më pak të rrezikuara që të sëmuren nga diabeti tip 2, nëse iu kanë dhënë gji fëmijëve të tyre- sugjeron një studim australian i realizuar nga Universiteti i Sydneyt Perëndimor.Revista shkencore Diabetes Care ka publikuar rezultatet e grumbulluara nga 53.276 të anketuara me moshë mbi 45-vjeçare.
ثshtë vënë re, se femrat të cilat kanë dhënë gji së paku tre muaj janë për 14% më pak të rrezikuara që të sëmuren nga diabeti tip 2.
Shkencëtarët thonë se edhe femrat të cilat nuk kanë lindur fëmijë, janë ngjashëm të rrezikuara nga diabeti tip 2, sikurse femrat që kanë fëmijë.
Mirëpo, duke u bazuar në të dhënat e këtij studimi, femrat të cilat kanë lindur dhe nuk u kanë dhënë gji fëmijëve të tyre, janë të rrezikuara për 50% më shumë për t’u sëmurë nga diabeti tip 2 në krahasim me femrat që nuk kanë lindur fëmijë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top