Remitancat bien në nivelin më të ulët historikisht

Money-Transfer-3-1.jpg

~4 minuta lexim
Raporti i banke Botërore parashikon rënien më të madhe të remitancave në histori me rreth 20%. E shkaktuar nga Covid-19, i cili solli edhe një krizë ekonomike globale duke shkaktuar kështu një rënie në paga dhe punësimi në shumë vende të botës. Rënia e remitancave është një rrezik për vendet me të ardhura të ulta për situatën e tyre financiare, duke qenë se kjo rënie parashikohet të jetë 19.7%. Kjo përbën rrezik për vendet të cilat remitancat i kanë si burim kryesorë të të ardhurave. Remitancat janë totali i të ardhurat që sjellin emigrantët shqiptarë për familjet e tyre në Shqipëri.
Çfarë po ndodh me remitancat në Shqipëri?
Gjatë dy viteve të fundit, remitancat kanë përbërë 12% të Produktit të Broduktit të Brendshëm Bruto në vend.
Fluksit më të madh të emigrimit Shqipëria e ka pasur në viti ’90, duke u shoqëruar kjo me të ardhura të larta nga emigrantët për familjet e tyren e Shqipëri. Në vitet ’90, një në tre shqiptar punonte jashtë vendit, duke zbutur varfërinë me të ardhurat që dërgonin në vend. Dërgesat e emigrantëve si fillim, përdoreshin për plotësimin e nevojave bazike të jetesë ndërsa më vonë do të përdoreshin për investime dhe krijimin e bizneseve familjare.
“Eksodi i radhës” i shqiptarëve që kishin bërë kërkesë për azil jashtë Shqipërisë ishte pikërisht në vitin 2015 ku rreth 55 000 shqiptarë kanë aplikuar për azil në Gjermani. Aplikimet kryesisht kanë qenë të profesionit mjek dhe infermier.
Figura 1. Të ardhura nga emigrantët, T2 2015-2020
1-1.jpg

Burimi: Banka e Shqipërisë, 2020
Më sipër krahasohen dy tremujoreve e dërgesave nga emigrantet nga viti 2015 deri në vitin 2020. Dukshëm tremujori i dytë i vitit 2020 ka rënien më shume e të ardhurave nga emigrantët krahasura me të njëjtën periudhë kohore në 5 viteve të fundit.
Një nga faktorët kryesorë, është impakti i COVID 19 në vendet e prekura shumë nga kjo pandemi dhe vendet që ka më shumë emigrant shqiptare si: Italia, Greqia, Franca, Gjermania, etj. Duke sjellë kështu pasiguri financiare dhe uljen e dërgesave në Shqipëri.
Por çfarë ka ndodhur me remitancat në 13 vitet e fundit?
Figura 2. Të ardhura nga emigrantët, 2008-2020
2.jpg

Burimi: Banka e Shqipërisë, 2020
Sasi e remitancave ka lidhet të drejtë me flukset e emigrimit jashtë vendit. Ka pasur një rënie të dërgesave nga emigrantët në Shqipëri në vitin 20008, rënie e cila lidhet me krizën financiare të këtij viti.
Vala e emigrantëve në vitin 2015 më pas ka sjelle rritje edhe të nivelit të remitancave. Rritje e cila ka filluar të reflektohet në fund të vitit 2015 e deri në tremujorin e parë të 2020.
Kjo rënie do të vazhdoj për një afat kohor të pacaktuar, pasi pasiguria financiare është shumë e lartë nën efektet e Covid19. Gjendur përball kësaj situate, duket sikur të gjithë “probleme t” kanë hedhur sytë për “ndihmë” nga shteti, teori me të cilën “laisse faire” nuk do të binte dakord.

Business Magazine
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top