Rekord kërkesash për biletat, Maqedonia në Shkodër pa tifoz

legjenda

Tetova
– Për ndeshjen e 5 shtatorit për dallim prej tifozëve shqiptar, në Shkodër nuk do të ketë asnjë tifozë maqedonas, ndonëse nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) kanë pohuar se kanë rezervuar 900 bileta për tifozët miq. Lajmin e konfirmojnë edhe zëdhënësi i FFM, i cili tregon se tifozë maqedonas nuk do të ketë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. “Nuk do të ketë tifoz maqedonas në ndeshjen Shqipëri-Maqedoni. Do të ketë gazetar dhe zyrtar e mysafir të Federatës së Futbollit të Maqedonisë”, shprehen nga zyra për Mardhënie me Publik pranë FFM . Derisa, zyrtarisht nga grupet shqiptare nga Maqedonia, shkuarjen në Shkodër për të përkrahur Kombëtaren e Shqipërisë, e kanë konfirmuar grupi i tifozëve “Ballistët” nga Tetova dhe “Kastriotët” nga Gostivari. Ata në faqet e tyre zyrtare kanë publikuar lajmërimët për anëtarët e tyre, duke konfirmuar se kanë siguruar biletat dhe se do të jenë prezent në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Gjithashtu edhe grupet e tifozëve nga Kosova e diaspora, kanë paralajmëruar se në mënyrë të organizuar do të mbështetin kuqezinjtë në përballjen me Maqedoninë. Ndryshe, Interesim për të qenë pranë Kombëtares së Shqipërisë më 5 shtator, është i jashtëzakonshëm. Kur kanë mbetur edhe pesë ditë nga kjo përballje, interesimi i tifozëve për tu pajisur me një biletë, është vërtet i madh. Burime zyrtare pranë FSHF bëjnë të ditur se janë shitur mbi 11 mijë bileta, shifër kjo e destinuar të ndryshojë nga momenti në moment me kërkesat që vërshojnë nga të gjitha anët, si në biletaritë fizike, ashtu dhe nëpërmjet shitjeve “online” në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të futbollit. Një numër i konsiderueshëm i këtyre biletave janë shitur për shqiptarë të diasporës, apo siç thamë nga Kosova e Maqedonia me stadiumin “Loro Borici” që është duke shkuar drejt shitjes së gjithë kapacitetit ditë para startit të ndeshjes. Biletat vijojnë të shiten ndërkohë me ritme të shpejta si në pikat zyrtare të shitjes në Tiranë, Shkodër e Prishtinë, një tjetër faktor ky që ka ndikuar në rritjen e interesimit ashtu dhe në biletarinë “online” në faqen zyrtare të FSHF. Interesant është fakti se në pikat e shitjes janë shitur njëkohësisht si biletat për miqësoren me Marokun, e cila u zhvillua dje (e mërkurë) ashtu edhe ato për përballjen me Maqedoninë. Përtej dëshirës për të qenë pranë kombëtares pas entuziazmit të madh që krijuan kuqezinjtë të cilët marrin skenën për herë të parë pas pjesëmarrjes emocionuese në Euro 2016, padyshim që në këtë interesim të jashtëzakonshëm ndikon edhe fakti se ndeshja luhet në impiantin e ri më modern në vend, “Loro Borici”, një stadium model, i cili do hapi dyert për herë të parë pikërisht në miqësoren me Marokun. Kërshëria për të parë nga afër stadiumin e ri të ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore duke shijuar njëkohësisht edhe komoditetin maksimal të tij është padyshim një ndër faktorët kryesorë që biletat për sfidat me Marokun dhe Maqedoninë janë duke “avulluar” me ritme të shpejta.



“Loro Boriçi” Stadiumi modern i Shqipërisë

Thjesht madhështor. Stadiumi Loro Boriçi është gati për Kombëtaren Shqiptare. Edhe detajet e fundit janë drejt përfundimit, për sfidën inauguruese përballë Marokut. Konfirmimi vjen nga drejtori i terreneve sportive në FSHF, Pal Dajçi. Rezultati përfundimtar ndoshta ia vlejti pritjen më të gjatë nga sa mendohej. Zona VIP ka numër të kufizuar vendesh, vetëm 22, pavarësisht tribunës kryesore me katër kate dhe ka në dispozicion ashensorë. Zona e kateringut është po aq e madhe sa ambientet e tjera të brendshme të stadiumit. Dhomat e skuadrave janë nga ato që nuk mund të kalojnë pa të bërë përshtypje. Një stadium modern, që nëse nuk do të ishte për kapacitetin rreth 16 mijë vende, do të vlerësohej i kategorisë së pestë. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, që ishte një prej personave të angazhuar në ndërtimin e stadiumit prej hapave të parë, analizoi edhe problematikat e tribunës C1, ku nuk janë vendosur stola, por edhe të parkingut. Dervishi preku edhe aspektin financiar, ku pavarësisht të papriturave, kosto mbeti ajo e parashikuara, prej 2,1 miliardë lekë. Me një tapet me cilësi mbresëlënëse, ajo që bie në sy nga fusha janë daljet e shumta të emergjencës, për sigurinë maksimale të tifozëve.
thumbnail.php
http://koha.mk
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top