Rekord i ri i temperaturës më të ulët në Tokë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
ftohte.jpg

Maja Fuji ne Antarktide arrin temperaturen -91,2 grade celcius


Meteorologët arritën të regjistrojnë temperaturën më të ulët që termometri ka shënuar ndonjëherë mbi planetin tonë.

Sipas tyre, në një majë mali rreth 4 mijë metra të lartë në Antarktidë është regjistruar gjatë Dhjetorit temperatura e -91,2 gradë celciusve.

Përpara rekordit të shënuar në Majën Fuji, rekordi i mëparshëm i temperaturës më të ftohtë të regjistruar ndonjëherë ishte -89,2 gradë celcius, matur nga stacioni rus i Vostokut, gjithashtu në Antarktidë.

Nëse një njeri do të ekspozohet i pambrojtur në këto temperatura, sytë, mushkëritë dhe hunda do të ngrijnë brenda pak minutash, duke shkaktuar si rrjedhojë vdekjen.
ftohte1.jpg

Qyteza ruse e Oimiakonit ne Siberi, vendi i banuar ku eshte regjistruar temperatura me e ulet ndonjehere, -71,2 grade celcius

Ndërkohë, qyteza ruse e Oimiakonit në Siberi, me temperaturën -71,2 gradë vazhdon të mbajë rekordin për temperaturën më të ftohtë të regjistruar në një vend të banuar.

Në krahasim, temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në vendin tonë është -27,5 gradë celcius, në fshatin e Voskopojës, pranë Korçës, gjatë dimrit të vitit 1967. / Top Channel

 
Titulli: Rekord i ri i temperaturës më të ulët në Tokë

"Ngrohje globale " :jo:
 
Titulli: Rekord i ri i temperaturës më të ulët në Tokë

pas disa vitesh do e kemi detin me afer dhe ne nga burreli :D
 
Titulli: Rekord i ri i temperaturës më të ulët në Tokë

Se si jetojn keta ne Siberi se di, te shkojm neve atje them se do vdesim direkt. lol

Derisa te shkrijn akujt komplet ne do kemi vdekur:D
 
Back
Top