“Reja të do te Shqipëria”, në Kosovë zbulojnë mesazhin e Salihit dërguar talentit që po shkëlqen në Bundesligë

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Elvis Rexhbecaj, është talenti shqiptar që po shkëlqen në Bundesligën gjermane me fanellën e Këlnit. 23-vjeçari në pronësi të Volfsburgut, është shndërruar në një nga dëshirat më të mëdha të Kombëtares shqiptare, teksa po bëhet çmos për ta joshur, që të veshë fanellën kuqezi.pjimage-23.jpg
Së fundmi, mediat kosovare kanë zbuluar se ndihmësi i Edi Rejës, Hamdi Salihi, tentoi afrimin e Rexhbecajt, duke i dërguar një mesazh, por që mori refuzimin e përkohshëm të mesfushorit, i cili ëndërron kombëtaren e Gjermanisë.

“Jam Hamdi Salihi dhe jam pjesë e Kombëtares Shqiptare. Kemi kontaktuar edhe më herët bashkë. Trajneri Reja më kërkoi që të kontaktoja edhe njëherë me ty dhe shpreh dëshirën që të vish te Kombëtarja jonë.

Bashkë me Rejën kemi dëshirën që të vimë në një datë në Gjermani, që të takojmë ty dhe babain tënd dhe që tregojmë projektin. Ke ndeshje që mund të tregosh veten kundër Anglisë, mund të rritesh më shumë te ne”, ishte mesazhi i dërguar nga Salihi për Rexhbecajn, zbuloi gazetari, Arlind Sadiku.

PANORAMASPORT.AL
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top