Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Regjistrime zanore të 137 dialekteve të gjuhës Shqipe

Regjistrime zanore të 137 dialekteve të gjuhës Shqipe
Një risi e mrekullueshme nga studuesi Robert Elsie. Në faqen e tij ka publikuar regjistrime nga 137 dialektet e gjuhës shqipe. Në hartat përkatëse të secilit rajon (në faqen e R. Elsie't) duhet të klikoni në pikat e kuqe për të dëgjuar të folurën e asaj zone nga një njeri i zakonshëm (2~4 minuta kohë).

Faqja: Robert Elsie: Albanian Language
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
Publikohen incizime zanore të varianteve dialektore të shqipes

Albanologu Robert Elsie bën një tjetër shërbim ndaj kulturës shqiptare. Këtë herë në fushën e gjuhës. Së fundmi ai bën me dije se në sitin e tij zyrtar, në faqen Robert Elsie: Albanian Language mund të dëgjohen incizime zanore të 137 varianteve dialektore të shqipes nga dhjetë shtete ku ajo flitet si gjuhë vendase. Një hartë e detajuar e hapësirave ku janë realizuar këto incizime të mundëson të dëgjosh se si flitet shqipja jo vetëm brenda territorit shqiptar, por edhe në të gjitha vendet ku ka shqipfolës. Sipas Elsie, mes individëve të incizuar ka nga ata që janë folës të mirë të dialektit, ndërsa disa të tjerë do t‘i ndihmojnë të interesuarit të kuptojnë se si flitet sot shqipja në kohët moderne në vende të ndryshme. Incizimet janë bërë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, arbëreshët e Italisë, në ngulimet e vjetra të dialektit çam në Epir (Pargë dhe Gumenicë), në Kroaci dhe Bullgari ku ka ngulime të hershme të shqiptarëve. Kjo faqe, e cila mund t‘u vijë në ndihmë kureshtarëve, por edhe studiuesve të gjuhës shqipe, është e pasuruar edhe me një informacion historik për sa i përket prejardhjes dhe zhvillimit të gjuhës shqipe, shtrirjes së saj, përshkrimi i shqipes së sotme, dialekteve të saj dhe karakteristikave të kësaj gjuhe.

(c) Shqip
 
..........................
 

Attachments

  • rec_map1AL.jpg
    rec_map1AL.jpg
    16.4 KB · Shikime: 15
  • rec_map3.jpg
    rec_map3.jpg
    48.1 KB · Shikime: 19
  • rec_map4.jpg
    rec_map4.jpg
    36.4 KB · Shikime: 15
Bravo pune e bukur ....

:djalle:
 
Me shume se e bukur eshte me vlere. :)
 
pO pRa praNdaJ tE tHashe bRazo se ka vlEre...


:djalle:
 
Shume interesant, flm shume !!!
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back