Receta te ndryshme

Titulli: Receta te ndryshme

Sallate me "Kerpudha'

1 marule 2 veze
1 tufe selino 1 ls mustradë
2 endivi 1 ls uthull
100 g panxhar i kuq 3 ls vaj
100 g kerpudha nenexhik
proshutë kripë , piper

1. Lahen me kujdes sallata , endivitë , selinoja dhe fshihen mire.
2. Pritet panxhari ne copa te vogla.
3. Qërohen kerpudhat , lahën dhe thahën.
4. Zihen vezët fort dhe qërohen.
5. Ne nje sallatiere pregatitet salca: trazohet mustarda ne uthull. Hidhet kripe e piper. Trazohen mire sa te tretet krypa. Shtohet vaji dhe trazohen fort derisa te behet kremoze.
6. Priten kerpudhat ne feta te holla , grihet selinoja , shfletohen endivitë dhe priten. Hidhen te gjitha ne tasin e sallates se bashku me copat e panxharit dhe gjethet e marules. Perzihen.
7. Priten vezet ne feta rrumbullake , copat e proshutes ne feta te holla dhe hidhen siper sallates. Hidhet siper nenexhik ose ne mungese te tij , majdanoz.
 
Titulli: Receta te ndryshme

TULLUMBA:
Per 25 cope nevojiten:

Për brumin :
Miell 1 gotë,

Vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle,
Vezë 3-4 kokrra,
Pak kripë e sheqer,
Ujë treçerek gote.

Për shurupin:
Sheqer 2 gota
Ujë 2 gota
Vaj për skuqje.

Përgatitja
Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Si te gatuajme tave kosi elbasani
Si te gatuajme tave kosi elbasani – Receta gatimi për tave kosi elbasani.

Perberesit per Tave kosi:
500 gr mish qingji kofsh ose shpatull
700 gr kos
100 gr gjalp
3 vez
1 filxhan kafe me oriz
krip dhe piper sa na mjafton
Për të gatuar këtë pjatë tradicionale Tave kosi veprojmë në këtë mënyrë:

Fillimisht zieni mishin ne uje me kripe deri sa te jete i zier plotesisht dhe i bute. Kur te ket zier kullojeni dhe ruani lengun e tij. Vendoseni ne nje tepsi (me mire akoma nese eshte prej balte) dhe hidhni siper disa copa gjalp.piqeni deri sa te skuqet mire siperfaqja ne furren e nxehur me pare ne 200°. Nderkohe ne lengun e tij hidhi orizin dhe vendoseni te zieje per reth 10 minuta. Rrihni vezet, bashkoni kosin, shtoni krip dhe piper te zi dhe kur orizi te jet gati shtojeni dhe ate bashk me lengun e mishit.Gjithsej reth 2-3 garuzhe. Shtoni dhe pjesen tjeter te gjalpit te mbetur dhe koplet salsen hidheni siper mishit.Vendoseni perseri ne furr per reth 30 minuta. Sherbejeni te ngrohte pasi tava e kosit te jet mpiksur.
SiteGatuajme.Net!
 
Titulli: Receta te ndryshme

Lakror Korce me qepe e domate
Lakror Korce – Si te gatuajme Lakror Korce me qepe e domate – Receta gatimi per Lakror Korce me qepe e domate. Pergatitja, perberesit dhe menyra e gatimit

Perberesit per brumin:
– Miell 700 gr:
-1 kos 250 ml
-1 pako pluhur pjekes
-ose 1 luge kafeje sode buke dhe 1 luge kafeje maja buke
-2 luge vaj ulliri
-Kripe 1 luge caji
-Uje i vaket 200 ml-250 ml duhet pasur parasysh qe brumi te zihet jo shume i forte i bute dhe te mos ngjise neper duar.
Per mbushjen:
-Qepe te thata 6-7 cope
-Domate te kuqe te qeruara nga lekurat dhe te grira rreth 7-8 -cope gjithesej rreth 350- 400 gr
-Kripe 1 luge caji
-Piper i zi 1 luge kafeje
-1 spec jeshil ose spec djeges
-1 luge kafeje rigon
nenexhik
Pergatitja:
Per te pergatitur Lakror Korce, veprojme ne kete menyre: -Ne fillim zeme brumin ne nje tas hedhim miellin, soden e bukes, majane dhe i perziejme. Shtojme kripen, dhe i perziejme. Shtojme kosin dhe ujin e vaket. Se bashku zeme nje brume jo shume te forte. E punojme aq shume sa te mos na ngjitet neper duar. Brumin e leme te pushoje mbuluar me nje pecete te lagur. Nderkohe merremi me mbushjen. Ne nje tenxhere a tigan te madh, hedhim vajin e ullirit sa te ngrohet. Shtojme qepen e grire jo shume holle. Mund ta presim dhe ne gjysem rrethi dhe e kaverdisim derisa qepa te zbutet pak. Shtojme kripen, specin e grire te vogel, e vazhdojme nja 5-6 min. kavedisjen, shtojme domatet e grira holle dhe i leme te ziejne derisa masa te shtohet, avullon lengu i domates dhe gjella trashet. Ne fund fare hedhim nenexhikun te grire holle, rigonin dhe piperin e zi. Merremi me hapjen e brumit. Tepsine e lyejme me vaj. Brumin e ndajme ne dy pjese ky njera te jete me e madhe. Pjesen e madhe e hapim me diameter me te madh se temsia sepse duhet te dali mbi tepsia. E shtrojme peten poshte. Hedhim mbushjen dhe hapim peten e dyte. Peten e dyte e hapim sa gjithe diametri i tepsise. Tani bejme mbylljen anash me peten qe eshte varur dhe bejme thurjen karakteristike te lakrorit. Kete e bejme sipas deshires.
E veme ne furre te piqet ne 200° grade C. Nja dhjete min. para se ta heqim vem pak gjalpe siper dhe vazhdojm e pjekim perseri dhe 10 min. te tjera. E leme pas pjekjes te pushoje pak para se ta servirim te mbuluar me nje tepsi tjeter me te madhe. Ju befte mire !
 
Titulli: Receta te ndryshme

Bombone vendi
Si te gatuajme Bombone – Receta gatimi per Bombone vendi.
Kjo eshte nje recete qe perdorej dikur neper shtepiat tona ku kushtet e veshira ekonomike na benin qe me dy tre perberes te sajonim dicka dhe te nxirrnim me te miren prej tyre. Kjo eshte dhe rasti i ketyre bomboneve te shijshme shqiptare
Përbërësit për Receta për Bombone
1 liter qumësht i freskët
2 kg sheqer
80 gr gjalpë
Përgatitja
Në një tenxhere hedhim të gjithë përbërësit. I ziejmë ne zjarr shumë të ulët duke i përzierë vazhdimisht. Duhet ta lemë të ziejë përreth një ore, derisa të arrijmë një masë të trashë e homogjene. Më pas e lemë pak të ftohet dhe e hedhim në forma. Pasi janë ftohur komplet dhe bonbonet janë forcuar, i heqim nga forma dhe i shërbejmë.
 
Një recetë verore dhe e shijshme
auto_simple_miso_tofu_and_03158_16x91562502793.jpgKoha e përgatitjes

30 minuta

Koha e gatimit


10 deri në 30 minuta

Për 4 persona.

Përbërësit:

15g kërpudha të thata të egra

1.4 litra ujë të zier

2 lugë salcë soje të errët

1 kubet perimesh

4 lugë krem oriz ngjyrë kafe

200g noodles

396g bukë e thatë në formë kubike

2-3 lugë vaj luledielli

4 vezë të mëdha të ziera

150g kërpudha të zakonshme të bardha

100g fasule

6 thelpinj hudhra

50g arra

Përgatitja:

Vendosni kërpudhat e thata në një tigan të madh të rëndë dhe mbulojini me ujë. Shtoni salcë soje, kubin e perimeve dhe orizin e zi krem dhe lërini të ziejnë derisa kubiku i perimeve të shpërbëhet. Vendoseni mënjanë për 30 minuta për t’u ftohur.

Zieni vezët në një tjetër enë.

Pastaj në një tjetër enë vendosni noodles, hudhrat, vaj luledielli, kërpudhat e bardha dhe fasulet. Ziejini dhe përziejini mirë dhe këtë masë përziheni më të parën.

Në fund qëroni vezët dhe vendosini sipër gjellës po ashtu edhe arrat e thërrmuara dhe nëse dëshironi edhe ekstra salcë sojë sipër.


Marrë nga: bbc.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net
 
Adana kebab:

adana-696x385.jpg
Kombinimi fenomenal i mishit të shijshëm dhe erëzave të vërteta
Përbërësit:
– 1,5 kg mish viçi të bluar;
– 2 speca të kuq;
– 1 qepë;
– 3 thelpinj hudhre;
– një lugë e vogël kripë;
– 1 lugë lëng domateje;
– 1 lugë e vogël trumzë,
– 1 lugë e vogël spec djegës të bluar;
– 1 lugë e vogël piper.

Përgatitja:
Në blender qitni qepën, hudhrën dhe specin dhe bluani, por jo t’i bëni si qull, por në copa të imëta.
Në një enë të madhe qitni mishin e bluar, sipër shtoni përbërjen e bluar në blender, pastaj të gjitha erëzat, kripën dhe pure domateje dhe përzieni mirë.
Përbërjen futeni në frigorifer dy-tri orë që shijet të përzihen.
Nga përbërja e ftohtë bëni topthat dhe radhisni në hell, shtypni që të mbeten gjurmët e gishtave dhe piqeni në skarë derisa të marrin ngjyrën e mirë.
Shërbeni bashkë me shtesa sipas dëshirës (sallatë të freskët, ajkë, majonezë, keçap…) dhe do të ishte mirë sikur të bësh edhe tortila,
 
Redaktimi i fundit:
Supë me qumësht kokosi

Përbërësit:
4 karrota
3 patate mesatare të ëmbla
80 gr xhenxhefil
750 ml qumësht kokosi
300 ml ujë
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle shafran indie
3 lugë gjelle fara kungulli
1 lugë çaji kripë

Përgatitja:
Perimet qërohen dhe priten në copa të vogla. Hudhen në vajin e ullirit që është ngrohur më parë dhe fërgohen për 20 minuta, duke shtuar kripën dhe shafranin e indisë. Përzihet herë pas here.
Shtohet qumështi i kokosit dhe uji. Zihet ngadalë për 10 minuta.
Përzihet me blender dhe zbukurohet me farat e kungullit dhe pak qumësht kokosi.
Ju bëftë mirë
022AAE87-4E90-40DB-B507-81F25B2B7CA6.jpeg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top