Receta te ndryshme

Sheqerpare

sheqerpare.jpg


Për 25 cope duhen:
Për brumin:
Miell 3 gota uji, gjalpe 1 gote,
vezë 1 kokerr ose 2 te verdha,
sode një maje luge kafeje, pak vanilje,
sheqer 1 gote uji.
Për sherbetin duhen:
2 gota sheqer, një gote e gjysmë ujë.

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezet pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i përzier me sode. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen ne tave te lyer me yndyre. Lihet te piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur te vlohet i hidhet sherbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes qe sherbeti të mos i hidhet i nxehte pasi sheqerparet qullosen
 
Speca te mbushura

907659836_11c28b7cee.jpg


(Koha e pergatitjes : 95 min)

Ingredientet : Për 4 persona
- 4 speca te bukur dhe te medhenj
- 100 gr oriz
- 300 gr mish i skuqur
- 2 gota leng mishi
- Salce nga domate te fresketa
- 2 qepe
- Buqete erezash
- Stafidhe dhe berthame pishe
- Kripe, pipe, vaj ulliri


Pergatitja :


Lani orizin (nëse është e nevojshme) dhe skuqeni atë për disa minuta më pak vaj. Prisni 5 minuta dhe hidhni me pas aq leng mishi sa orizi të mos duket me. Hidhini kripe dhe lereni te zjere pa e mbuluar me kapak. Orizi duhet te jetë i lirë dhe gati i thate, por jo shumë i bute.


Skuqni qepet e prera ne pak vaj. Perzieni orizin, mishin, qepet e skuqura, erezat e prera dhe gjysëm gote vaj ulliri ne një tas dhe hidhini edhe pak salce domate dhe gjysëm gote vaj ulliri sërish. Bejeni shijen sipas deshires me kripe dhe piper. Shtojini stafidhet dhe berthamat e pishave.


Prisni pjesen e siperme (kapakun) e specave. Hiqni pjesen e brendshme bashke me farat. Hiqini lekuren specave (edhe nga kapelja) duke i lënë për 4-5 minuta ne një tenxhere me 3 litra ujë qe valon, për ti bërë ato me te buta. Merrni një tave ku specat do vihen pranë njera tjetres, dhe hidhini pak vaj taves. Lerini specat për 5 minuta me pjesen e poshtme lart qe te kullojne.


Vendosini ne rregull specat dhe mbushini plot me miksin qe keni përgatitur me përpara. Vendosini sipër kapaket çdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri sipër. Mbulojeni gjithë taven me një leter alumini ne mënyrë qe letra të mos shtype specat, dhe vendoseni ne furre për 30 minuta me një temperature 200° C. Hidhini me pas pak leng mishi sipër specave dhe lerini edhe një ore ne furre me një temperature me te ulet.
 
TAVE me patate
(Koha e pergatitjes 30 min)


Ingredientet : Për 4 persona
- 1 kg patate gjelle
- 300 gr mish derri i tymosur
- 12 qepe te vogla
- 2 thelpa hudhre
- 1 buqete majdanoz
- 1 luge miell
- 1 gote leng mishi
- ereza, piper dhe kripe

Pergatitja:


Hiqini koren nga mishi i tymosur i derrit, dhe prijeni ne copa me madhesine si ne figure. Lerini copat për 5 minuta ne një ujë te pakripur. Merrini me pas copat e mishit me një luge kulluese dhe vendosini ne një leter kuzhine qe te kullojne. Ngrohni një tigan ne një zjarr te bute për 2 minuta dhe me pas vendosni copat e mishit qe te shkrijne ne te.

Qeroni qepet dhe prijini ne feta te holla si unaze. Qeroni edhe lekurat e thelpave te hudhrave dhe shtypini me anën e sheshte te një thike. Hidheni hudhren ne mish sapo te bëhet i shkelqyeshem, hidhini dhe unazat e qepeve dhe ngrijeni me shumë zjarrin. Skuqini për 3 minuta derisa te leshoje arome. Me pas hidhini gjithë qepet dhe skuqini derisa te nisin te marrin ngjyrë.


Nxirrni hudhrat, qepet dhe copat e mishit nga tigani. Hidhini lugen me miell lengut dhe lereni këtë salce baze te ngjyroset pak. Shtojini pak ereza, pak vere, hidhini sërish copat e mishit, hudhrat dhe qepet dhe ngrohini sërish ne një zjarr te bute, duke i trazuar rregullisht. Hidhini gjysëm gote leng mishi, por bejeni këtë pak nga pak qe salca të mos bëhet shumë e trashe.


Qeroni dhe pastroni patatet, (mos i lini ne ujë ku mund te ikin vitaminat). Prijini ato ne copa te mëdha dhe thajini me leter kuzhine, qe t'u iki lengu. Hidhini patatet ne tigan dhe shtojini pak kripe dhe piper sipër. Hidhini sipër lengun e mishit qe ngeli ne gote pasi te kenë zënë vend patatet dhe me pas buqeten me majdanoz përsipër. Verini kapakun tiganit dhe lerini patatet te vlojne perbrenda derisa te jenë gatuar mirë pas rreth 20 minutash.
 
Byrek me spinaq

287449781414a85fea9lv4.jpg


Për 4-5 persona duhen:

Miell 3 gota uji,
ujë 300 gram,
spinaq 1 kg,
vezë 1 kokerr,
djathe 100 gram,
vaj 1/2 filxhan caji,
kripe, piper .




Ne tavoline ose tepsi hidhet miell, ne mes hapet grope ku hidhet ujë më pak kripe. Për 1 kg miell merret 550-600 gram ujë, megjthese kjo varet nga lageshtia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brume i fortë i cili punohet për 10 minuta, ndahet ne kulece, mbulohet me picete te lagur dhe lihen për 20-30 minuta qe te fitoje elasticitet. Nga çdo kulac bëhen pete te vogla, secila prej tyre sperkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 cope mbi njera tjetrën, pastaj hapen petet e zakonshme. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe pervelohet për 2-3 minuta ne ujë te vluar e kripe, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathe te thermuar e vezë, shtohet kripe, piper dhe shtrohet ne pete. Ne tepsi te lyer me yndyre shtrohet gjysma tjetër e peteve, duke i sperkatur secilen me yndyre, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesen tjetër te peteve te sperkatura me yndyre. Anet mbeshtillen nga brenda. Byreku sperkatet me yndyre dhe piqet.
 
Pule me arra

walnuts.jpg

Për 4-5 persona duhen:


Pule 500-600 g.
gjalpe 50g.
arra 2 filxhane kafeje,
hudhra 1 kokerr,
uthull 2 luge gjelle,
miell 1 luge gjelle,
kripe, piper.


Pula e pastruar dhe e lare pritet ne thela, vendoset ne tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa te mbulohen thelat, shtohet pak kripe,piper i zi dhe zihet ne zjarr te ngadalshem derisa te bëhet gati.
Ne një tenxhere me gjalpe kaurdiset mielli, shtohet lengu i pules duke e përzier mirë qe të mos krijohen kokrra dhe lihet te zieje për 2-3 minuta derisa lengu te trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra te shtypura. Salca rregullohet me hudhra te shtypura, uthull, kripe, piper te zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend te ngrohte, por pa marrë vale.
Gjatë servirjes ne pjate vendoset pula e cila mbulohet me salcen e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniture.
 

Attachments

  • walnuts.jpg
    walnuts.jpg
    16.9 KB · Shikime: 0
Qofte te ferguara


Për 4 vete

Duhen:

- Mish 1 filxhan caji
- qepe 2 kokrra
- buke 75 g (2 feta)
- vezë 1 kokerr
- miell 2 luge gjelle
- vaj 4-5 luge
- perime sipas deshires
- kripe, piper, majdanoz

Gatimi:

Qoftet pergatiten zakonisht me mish vici. Pritet mishi ne copa te vogla dhe grihet ne makine se bashku me qepen dhe hudhrat. Ne masen e mishit hidhet vezë, kripe, piper i zi, majdanoz dhe buke bajate e zbutur me qumësht ose ujë (buke perben rreth 25% te mishit). Masa përzihet mirë dhe ndahet ne qoftë; çdo qofteje i jepet forma e rrumbullaket ose ovale, pastaj kalohen ne miell dhe skuqen ne tigan me vaj nga te dyja anet. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatë fergimit nuk u duhet hedhur shumë vaj. Shoqerohen me patate te skuqura, pure patate, perime te tjera te ziera ose te skuqura, pilaf, makarona etj
 
Trahana


Pergatitja:

Për 1 kg miell duhen:
2 gota qumësht, 2 luge gjelle gjalpe , 1 luge gjelle kripe.

Sitet mielli, hapet një grope ne mes dhe hidhet gjalpe i shkrire pak por jo i djegur, qumësht dhe kripe. Duke filluar nga mesi e perziejme brumin duke mos e gatuar shumë por te përzihet aq sa të mos pije krejt miellin, brume i fortë dhe i shkrifte. Siper e sperkatim me miell, e mbulojme dhe e lemë të vijë për 2-3 ditë. Pastaj e kapim copa dhe e lemë te thahet pak dhe e thermojme me dorë, e kalojmë ne site te rrallë e thajme përsëri.
Ruhet ne vende te thata pa lageshti e te fresketa.
 
Sallate me mishe pule

Perberja: për 6 persona
- gjioks pule 50gr
- arra 50gr
- val ulliri
- sallate 100gr
- kripe dhe piper
- karrota
- kastravec

Përgatitja: Zini gjoksin e pules me uie aromantizuar me zarzavate.
Lani sallaten, stoni karrotat te prerë te vogla, kastravez.
Mbasi është zier gjoksi i pules e prismi atë ne copa te mëdha dhe e sistemoni mbi sallaten, nderko grini ne një mix arrat, shtoni leng limoni, vaj, krip dhe piper. Mbasi e keni grire mirë hidheni atë mbi sallaten dhe e sherbeni.
 
Buke te thekur me domate

Perberja për 4 persona

- vaj ulliri 30 gr
- domate nأƒâ€š° 3-4
- Mardanos 10gr
- Rigon
- Udhra 1
- Buke te thekur te holla 16

Përgatitja: Pritni feta te holla buke.
Prismi domatet kube te vogla, grini një thelb udhre, 10g mardanos.
Bashkoni domatet me udhrat dhe mardanosin, shtoni pak rigon, krip dhe piper, perziheni mirë dhe liheni atë ne frigorifer për një ore.
Merrni buket e thekura dhe vini mbi te një luge me domate qe keni pregatitur.
 
Tarator
Për 5 veta : 1 lt kos 200 g kastraveca te vegjel pa fara te grire imet ose te renuar. 5 koker hudher mesatare e qeruar dhe e grire shumë holle 1 filxhan kafeje vaj ulliri ,pak uthull, kripe ..

Pergatitja :

Për Tarator Preferohet Kos i Trashe . Hidhet kosi ne një edhe porcelani më pak kripe dhe punohet me telin e kuzhines ose ne mixer sa te jetë homogjen . Ndërkohë kastravecat e pastruar i grijme ne rëndë te trashe dhe i kullojme nga lengu i tyre i tepert i hedhim ne enen me kos. Bashke me hudhrat e grira imet mundesisht te shtypura dhe i periziejme sërish derisa te jetë masë homogjene gjatë kësaj kohe shtojme dhe vajin dhe kripen dhe pak uthull sa për shije . Pasi te jetë përzier mirë e vendosim enen ne frigorifer për rreth 1 ore sa te ftohet pak ...
Serviret gjithmonë e ftohte
 
Petulla me kos

Ne një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripe dhe yndyre, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier më pak sode. Brumi ne këtë rast është gjysmë i trashe. Ne tigan hidhet pak yndyre (1/2 luge gjelle). Kur yndyra te jetë nxehur, hidhet brumi(një luge gjelle për أƒئ’§do petull). Largesia nga njera tjetra duhet te jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njera anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Pasi te jenë skuqur mirë vendosen ne pjate, sperkaten pak me gjalpe dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjalte.


Për 4-5 persona duhen:


Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokerr, kripe,sode 1/2luge kafeje, vaj 2 filxhane kafeje
 
Paçe Koke
Për 4-5 persona duhen: Lëng koke 1 litër, gjalpë ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1 luge kafeje, spec djegës 1/2 luge kafeje, kripë, piper, uthull 2-3 lugë, hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepë, karrota 2-3 copë, selino, majdanoz
Koka pastrohet, copëtohet, vihet në ujë të ftohtë që të lahet e ti ikë gjaku, pastaj vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet ne zjarr. Kur të ketë marrë i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, duke i hedhur qepë karrota, selino, kripë, piper, dafinë majdanoz. Lihen derisa të jenë zier mirë d.m.th. kur mishi të ndahet lehtë nga kocka. Kullohet, qërohet mishi nga kockat dhe pritet në copa të vogla kubike. Në një tenxhere hidhet yndyrë, pak salcë dhe lëngu i marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen të ziejnë në zjarr te avashëm edhe per disa minuta duke i hedhur kripë e piper të zi.
Në fund paçes i hidhen hudhra të shtypura me uthull.
 
Petulla me kos
Për 4-5 persona duhen: Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokërr, kripë,sodë 1/2lugë kafeje, vaj 2 filxhane kafeje
Në një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripë dhe yndyrë, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier me pak sodë. Brumi në këtë rast është gjysmë i trashë. Në tigan hidhet pak yndyrë (1/2 lugë gjelle). Kur yndyra të jetë nxehur, hidhet brumi(një lugë gjelle për çdo petull). Largësia nga njëra tjetra duhet të jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Pasi të jenë skuqur mirë vendosen në pjatë, spërkaten pak me gjalpë dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjaltë.
 
Manti Kosove
Për 4-5 persona duhen: 1 kg miell, 2 gota ujë te vakët, 2 lugë vaj pak kripë për brumin dhe 600 gr mish I grirë, 3 qepë, kripë, vaj, piper i zi
Në tavolinë ose në tepsi hidhet miell, ujë i vakët, vaj, kripë dhe përzihen dhe nga brumi i formuar bëhen 30 kulecë të vegjël. Secili kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorës. Lyhen kulecët me gjalpë dhe bashkohen në dhjetëshe. Secila dhjetëshe tëhollohet në një petë të madhe dhe të tre petët bashkohen në një petë të vetme. Peta ndahet në katrorë shahu. Për mbushjet e katrorëve nevojiten mish i grirë, qepë të grira hollë, kripë piper i zi . Masa e përgatitur skuqet në vaj dhe në fund të skuqjes i hidhet pak piper i kuq për ngjyrë. Masa duhet të lihet të ftohet dhe më pas mbushen me të katrorët e përgatitur më parë. Cdo katrore mbështillet diagonalisht nga të katër anët (si zarf) dhe vihen në tepsi për tu pjekur. Mantia piqet një gjysëm ore. Pasi është pjekur mbulohet me një picetë për 10 minuta dhe serviret me kos
 

Trahana
Për 1 kg miell duhen: 2 gota qumësht, gjalpë 2 lugë gjelle, 1 lugë gjelle kripë.
Sitet mielli, hapet një gropë në mes dhe hidhet gjalpë i shkrirë pak por jo i djegur, qumësht dhe kripë. Duke filluar nga mesi e perziejmë brumin duke mos e gatuar shumë por të përzihet aq sa të mos pijë krejt miellin, brumë i fortë dhe i shkriftë. Sipër e spërkatim me miell, e mbulojmë dhe e lemë të vijë për 2-3 ditë. Pastaj e kapim copa dhe e lemë të thahet pak dhe e shkoqim me dorë, e kalojmë në sitë të rrallë e thajmë përsëri. Ruhet në vende të thata pa lagështi e te freskëta. Në tenxhere shkrijmë gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtë, hedhim ujin e nxehtë, e perziejmë që të mos bëhet kokrra, shtojmë djathë të thërmuar ose shëllirë dhe e lëmë të ziej per 10 minuta. Serviret e ngrohtë.
 
Pastiço me djathë
Për 4-5 persona duhen: Makarona 300 gram, vezë 2 kokrra, djathë 100 gram, qumësht 1 e 1/2 filxhan çaji, kripë, piper, gjalpë e djathë kackavall të grirë 1 lugë gjelle.
Makaronat spageti ziejnë në ujë të vluar me kripë për 10-15 minuta. Kullohen, shpëlahen,kullohen përsëri mirë dhe hidhen ne tavë, shtohen djathë i bardhë i thërmuar, një pjesë e gjalpit, vezë, pak qumësht, piper i zi dhe të gjitha këto përzihen mirë, shtrohen në tepsi të lyer me yndyrë, përsipër hidhet salcë bardhë, spërkatet me gjalpë e djathë kackavall dhe piqet në furrë për 25-30 minuta.
 
Musaka me patate
Për 4-5 persona duhen:

Patate 1 kg, qepë 5-6 kokrra mesatare, yndyrë 3-4 filxhane kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugë gjelle salce, kripë, piper, dafinë
Për salcën e bardhë duhen:
Gjalpë 1 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, qumësht 1 gote caji, vezë 1 kokërr, kackavall ose djathë të thërmuar një lugë gjelle Patatet me madhësi mesatare qërohen, lahen dhe priten në feta të rrumbullakta, me trashësi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa të krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë në formë gjysmërrethi skuqet me yndyrë në zjarr të javashëm në menyrë që të mos digjet, por të zbutet. Këtu hidhen domate të qëruara në copa kubike, pak salcë, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripë, piper flete dafine. Në tavën e lyer me yndyrë shtrohet një shtresë patatesh të skuqura, mbi to gjysma e qepës, përsëri nje shtresë tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepës. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Në një enë kaurdiset miell me pak gjalpë, shuhet me gjumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë, hidhet kripë dhe lihet masa të trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakanë, spërkatet me gjalpë dhe djathë kackavall. Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta.
 
Burani
Për 4-5 persona duhen: Spinaq 1kg, oriz 1 filxhan kafeje, vaj 4-5 lugë gjelle, qepë 1 kokërr, salce 1 lugë gjelle, kripë, piper, kopër
Spinaqi pastrohet, lahet dhe përvëlohet në ujë të vluar me kripë për 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa të jetë gjysëm i gatshëm, pastaj i hidhet spinaqi i përvëluar. Veç skuqet qepa derisa të marrë ngjyrë ari, shtohet salce domatesh, piper skuqet dhe pak dhe hidhet në spinaqin me oriz. Të gjitha së bashku ziejnë dhe 10 minuta derisa orizi të jetë gati. Në fund mund ti hidhet kopër ose nenexhik.
 
Tavë Elbasani
Për 4-5 persona duhen: Mish 500 g. gjalpë 2 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugë gjelle, oriz 1 lugë gjelle,kripë.
Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të jete me mish qengji ai piqet drejtëpërdrejtë ndërsa me mish dashi zihet më parë. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet hiqet nga furra.
Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe vlojnë derisa të krijohet një salcë e trashë. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, kripë dhe përzihen mirë. Në tavë hidhet oris gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë.
Në qoftë se është mish dashi, ai më parë duhet të ziejë. 10-15 minuta para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz. Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe kripë.
Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët. Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe.
 
Dollma me lakër
Për 4-5 persona duhen: Lakër 1kg, mish i grirë 200 gram ose një filxhan çaji, qepë 2 kokrra, oriz 2 filxhanë kafeje, kripë, piper.
Lakra e bardhë pastrohet nga gjethet e dëmtuara dhe kocani, vendoset në tenxhere me ujë të vluar dhe kripë dhe zihet për 7-10 minuta derisa të zbutet pak. Pastaj i kullohet uji, i hapen gjethet dhe kërcinjtë e fortë. Në fillim të gjethes vendoset mbushja e cila mund të përdoret me perime të ndryshme si karrota, qepë, selino të përziera me oriz gjysëm të zier ose me kimë të përzier me oriz. Dollmat palosen në formë rruli duke i futur anët nga brenda. Në një tenxhere të cekët ato vendosen në 2 shtresa u shtohet pak ujë dhe lihen në zjarr të avashtë për 30 minuta.
Mbushja përgatitet me mish të grirë të pakaurdisur, duke e përzier me qepë të grira hollë, oriz gjysëm të zier, kripë dhe piper.
 
اomlek me qepë
Për 4-5 persona duhen: Qepë 1 kg, vaj 2 filxhanë kafeje, salcë 1 luge gjelle, verë një filxhan kafeje, hudhër një kokërr, kripë, piper, 2 fletë dafine
Qepujkat (qepët sa një kokërr arre) qërohen dhe të paprera skuqen në tigan me yndyrë e hidhen në tenxhere. Në tigan hidhet një kokërr qepë e grirë hollë, kaurdiset pak, shtohet salcë dhe pasi kaurdisen së bashku shuhen me verë të kuqe ose të bardhë, shtohet kripë, piper, ujë dhe hudhra.
Tenxherja mbulohet mirë dhe lihet në zjarr te javashëm për 20-30 minuta.
 
Gjyveç me patate
Për 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. patate 1.5 kg. Vaj 4-5 lugë gjelle, qepë 1 kokërr, salcë domate 1 lugë gjelle jo e plotë, kripë, piper i zi, spec i kuq, majdanoz.
Mishi pritet në thela, skuqet me qepë, shtohet pak salcë domate ose domate të grira hollë, kripë, piper, dafinë, ujë sa të mbulohet mishi dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë.
Ndërkaq përgatiten patatet të cilat pastrohen, lahen, priten në feta të rrumbullakëta me trashësi 1 cm dhe skuqen lehtë me yndyrë.
Në tavë vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, kripë, piper, pak spec i kuq dhe në fund lëngu i mishit. Tava lihet në furrë për gjysmë ore. Pasi hiqet gjyveçi, vihet në pjatë dhe spërkatet me lëngun e vet e majdanoz të grirë hollë.

 
Qofte të fërguara
Për 4-5 persona duhen:
Mish 1 filxhan çaji, qepë 2 kokrra, bukë 75 g. (2 feta), vezë 1 kokërr, kripë, piper, majdanoz, miell 2 lugë gjelle, vaj 4-5 lugë, perime sipas dëshirës.
Qoftet përgatiten zakonisht me mish lope; në këtë rast ato dalin më të buta dhe më të shijshme.
Mishi pritet në copa të vogla dhe grihet në makinë së bashku me qepën dhe hudhrat. Në masën e mishit hidhet vezë, kripë, piper i zi, majdanoz dhe bukë bajate e zbutur me qumësht ose ujë (bukë merret te 25% nga pesha e mishit). Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte; çdo qofteje i jepet forma e rrumbullakët ose ovale, pastaj kalohen në miell dhe skuqen në tigan me yndyrë nga të dyja anët. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatë fërgimit nuk u duhet hedhur shumë yndyrë.
Shoqërohen me patate të skuqura, pure patate, perime të tjera të ziera ose të skuqura, pilaf, makarona etj.

 

Kukureci
Për 4-5 persona duhen:
Zorrë 1 palë, të brendshme 300 g. kripë, piper, spec i kuq, rigon, yndyrë 2-3 lugë gjelle.
Zorrët e qengjit pastrohen mirë dhe lahen duke i kthyer nga të dyja anët. Merren mëlçitë, gjëndrat, dhjamërat, gabzerret, mushkëritë dhe priten në copa kubike mesatare. U hidhet kripë, piper i zi, rigon të cilat përzihen, pastaj shkohen me radhë në hell një copë mushkri, një copë gjendër, një copë mushkri e kështu me radhë. Si të jenë shkuar të gjitha të brendshmet në hell pleksen me zorrët sipër duke i mbuluar këto. Kukureci bëhet më i shijshëm kur piqet në hell, mbi prush ose në furrë me zjarr të ngadaltë në mënyrë që të mos përvëlohet. Si të jetë skuqur nga të gjitha anët, hiqet nga helli, vendoset në pjatë dhe i hidhet piper i zi i bluar.
Gjatë pjekjes në furrë spërkaten me lëngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrë.

 
Pulë me arra
Për 4-5 persona duhen:
Pulë 500-600 g. gjalpë 50g. arra 2 filxhane kafeje, hudhra 1 kokërr, uthull 2 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, kripë, piper.
Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë,piper i zi dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet gati.
Në një tenxhere me gjalpë kaurdiset mielli, shtohet lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura. Salca rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend të ngrohtë, por pa marrë valë.
Gjatë servirjes në pjatë vendoset pula e cila mbulohet me salcën e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturë.
 
Qofte me Ricotta

Qofte me Ricotta eshte nje recete shume e thjeshte dhe shume e shpejte; pergatitja dhe gatimi nuk marrin me shume se 15 min. Per 2-3 veta duhen:


250 g Ricotta
2 Luge gjelle (LG) parmesan i grire
1.5 LG miell
1 veze
kripe
piper
1 thelb hudhre
vaj ulliri




IMG_9287.jpgTe gjitha ingredientet e siperpermendur perziehen mire bashke.


IMG_9294.jpg
Me nje luge gjelle hidhen ne nje tigan, ku paraprakisht eshte nxehur vaji i ullirit. Lihet hapesire midis tyre, dhe me luge shtypen siper qe te behen petashuqe. Kjo mundeson skuqjen me te shpejte por edhe lehteson kthimin pa prishur formen e petullave.


ricotta.jpg
Ne fund, sperkaten me pamesan te grire, ose te prera ne feta te holla; shoqerohen me sallaten e stines dhe nje gote vere te kuqe (psh, Gigondas 1997). Kjo recete mund te perdoret ne vend te aperitivit ose si menu kryesore ne nje darke te lehte. Ju befte mire!


PS: Receta origjinale vjen nga Jamie Oliver. Gjyshja e modifikoi receten duke ulur sasine e riccotes dhe shtuar hudhren. Per gjyshen, hudhra ja prish monotonine ricottes dhe i jep pak karakter. Ndoshta, nje alternative gatimi ne vere do te ishte , pa hudher por me basilicum.
 

Attachments

  • IMG_9294.jpg
    IMG_9294.jpg
    33.5 KB · Shikime: 0
  • ricotta.jpg
    ricotta.jpg
    42.9 KB · Shikime: 0
  • IMG_9287.jpg
    IMG_9287.jpg
    29.1 KB · Shikime: 0
Raclette

IMG_8428.jpg

Raclette eshte nje recete tipike zvicerane. Zakonisht konsumohet ne dimer, sepse i shkon shume te ftohtit. Elementi baze i raclettes eshte djathi me te njejtin emer, karakteristike e te cilit eshte sasia e madhe e yndyres. Djathi, vendoset ne ca lopatez metalike, futet ne nje lloj aparati-tave enkas per raclette qe mundeson qe djathi te shkrihet. Kur djathi shkrihet ai, me ndihmen e nje luge druri shtyhet per ne pjate, ku paraprakisht jane vendosur patatet e ziera. Zakonisht, shoqerohet me turshi; qepujka, misra dhe kastraveca. Por, njerezit e kane shtyre kreativitetin me tutje dhe kane shpikur nje aparat raclette te shoqeruar me funksion grille. Kjo mundeson qe pervecse recetes tradicionale me patate, djath e turshi, pjates t'i shtohen edhe mish i pjekur ne grill, apo speck, apo kerpudha dhe qepe. Secili tregon kreativitetin dhe preferencat e tij. Nje sekuence raclette tregohet me poshte. Ju befte mire!


IMG_8412.jpg
IMG_8416.jpg

IMG_8410.jpg

IMG_8417.jpg
Caji eshte shume i rendesishem gjate ngrenies se Raclette: ekuilibron djathin. Keshillohen sasi te konsiderueshme caji, perndryshe djathi bie shume i rende ne stomak dhe kenaqesia shnderrohet ne nje mundim. Sigurisht, vera e bardhe eshte gjithmone ne elementin e vet prane raclettes.​
 
Fergese
Per fergese ju duhen:


qepe te fresketa
domate ose salce domateje
speca
veze
djath i bardhe
vaj ulliri
kripe
piper i zi


IMG_7887.jpgTe gjithe ingredientet pastrohen mire dhe priten imet.

IMG_7891.jpgNe vajin e nxehte skuqen qepet dhe pastaj shtohen specat.

IMG_7893.jpgKaurdisen mire deri sa specat te marrin nje kore te arte.

IMG_7894.jpgShtohen domatet apo salca e domateve. Kaurdiset mire me specat. Pas disa minutash shtohet djathi i prere ne copa te vogla. Kur ingredientet te jene lidhur mire me njeri-tjetrin shtohen vezet e rrahura dhe perzihen mire .

IMG_7899.jpg

Sallate me speca

Kjo eshte nje nga sallatat e mia te preferuara. Eshte simboli i veres. Eshte e shijshme per gojen dhe per syrin. Dhe shume e theshte per t'u gatuar.


IMG_7854.jpg Sasia e specave varet nga numri i personave dhe qellimi. Ne se eshte sallate shoqeruese duhen me pak speca sesa kur sallata perdoret per te shuar urine e vetme. Specat pastrohen nga farat, ndahen pergjysem dhe shtrohen mbi leter furre mbi nje zgare furre. Futen ne furre te paranxehur ne 220°C dhe lihen deri sa cipa te marri nje ngjyre kafe te erret deri ne te zeze.


IMG_7878.jpg
Ju hiqet lekura.

IMG_7884.jpgPriten ne rripa apo copa te vogla dhe shtohet vaj ulliri, kripe, piper i zi, aceto balsamico. Perzihen mire dhe lihet ne qetesi per nja nje ore, ne menyre qe te marinohet mire.


IMG_7880.jpg
Ju befte mire!
 

Attachments

  • IMG_7884.jpg
    IMG_7884.jpg
    53.2 KB · Shikime: 0
  • IMG_7880.jpg
    IMG_7880.jpg
    42.8 KB · Shikime: 0
  • IMG_7878.jpg
    IMG_7878.jpg
    45.3 KB · Shikime: 0
  • IMG_7854.jpg
    IMG_7854.jpg
    28 KB · Shikime: 0
  • IMG_7899.jpg
    IMG_7899.jpg
    43.5 KB · Shikime: 0
  • IMG_7894.jpg
    IMG_7894.jpg
    28 KB · Shikime: 0
  • IMG_7893.jpg
    IMG_7893.jpg
    43.6 KB · Shikime: 0
  • IMG_7891.jpg
    IMG_7891.jpg
    31.6 KB · Shikime: 0
  • IMG_7887.jpg
    IMG_7887.jpg
    31.1 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Speca te mbushura

Per 3-4 persona:

6 speca te madhesise mesatare
2 qepe mesatare
nje thelb hudhre
nje doze 250g salce domateje
250-300gr oriz/risotto
rigon
piper i zi
kripe



5.jpgSpecave, pasi te jene lare e thare, ju hiqet bishti dhe pastrohen nga farat.

4.jpg
Renditini ne taven ku do i piqni, dhe filloni te pergatitni mbushjen. Kaurdisni qepet e prera holle dhe hudhrat e shtypura ne vaj ulliri te nxehur ne zjarr te forte. Kur te kene marre ngjyre te arte shtoni salcen e domateve. Ulni temperaturen e gatimit ne mesatare. Kur domatet ta kene humbur lengut shtoni orizin. Hidhini uje deri sa te mbulohet orizi. Lereni te zjeje derisa orizi te zbutet pak. Shtojini here pas here uje. Kur orizi te jete bere paksa i pertypshem, shtojini kripen, piperin dhe rigonin. Mos e teproni me rigonin se i heq shijen. Shtojini nje gote me uje. Perziejini te gjitha mire.


8.jpgMbushni specat. Tepricen e mbushjes shperndajeni midis specave dhe anash tyre. Vereni taven me specat e mbushur te piqet ne 220°C. Kontrollojeni here pas here per uje dhe shtoni ujin ne se eshte e nevojshme. Piqeni derisa specat te marrin nje ngjyre te lehte kafe ne te dyja anet.


6.jpgJu befte mire!
 

Attachments

  • 5.jpg
    5.jpg
    17.1 KB · Shikime: 0
  • 4.jpg
    4.jpg
    16.7 KB · Shikime: 0
  • 8.jpg
    8.jpg
    31.8 KB · Shikime: 0
  • 6.jpg
    6.jpg
    43.7 KB · Shikime: 0
Melci te shuara me vere

IMG_7593.jpg
Kjo lloj recete eshte shume e shpejte. Si e tille, e pershtatshme per ata qe nuk kane kohe, por duan te hane mire; por edhe per ata qe i ka marre uria e duan ta shuajne shpejt e shpejt.

Ju duhen:

melci vici (300g per dy persona
qepe
gjalpe
vere e bardhe
majdanoz
kripe
piper i zi


Ne nje tigan, shkrini gjalpin dhe hidhni qepet e grira imet. Skuqini qepet derisa te marrin nje ngjyre te bukur te arte. Shtoni melcite dhe skuqini shpejt. Hidhni veren e bardhe (2dl) dhe perziejini mire. Kur vera te jete avulluar, shtoni kripen dhe piperin e zi Perziejini mire, lereni dhe nja 10 sekonda ne zjarr dhe hiqeni nga zjarri. Shtoni majdanozin siper dhe shperndajeni neper pjata. Sekreti i keaj recete eshte qe melcite nuk duhen lene gjate ne zjarr sepse forcohen e mezi kafshohen. Ju befte mire!
 

Attachments

  • IMG_7593.jpg
    IMG_7593.jpg
    56.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top