Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Receta Gatimi Per Femije

Mora nje liber qe ka disa receta per kete grupmoshe, dhe thash t'i ndaj edhe me ju. Keto jane disa receta per femijet 0 - 1 vjec. Megjithese thote 0 - 1 mos te harrojme qe qumeshti i gjirit edhe kryesori, e me pas formula. Varet nga femija se kur ai/ajo eshte gati per keto ushqime. Zakonisht ai/ajo duhet te jete 5-6 muajsh.

Uqshim për fëmijët 0 – 1 vjeç

Lëng Mishi

- mish 1 thelë 80-100 g
- qepë 1 kokërr të vogël
- karota 1 copë
- majdanoz 2 fije
- ujë 2 gota
- lëng kripe

Mishi i vicit pastrohet nga dhjami, lahet me ujë të ftotë, pritet kundër fijeve, po kështu copëtohen edhe kockat, vendosen në tenxhere, mbulohen me ujë të ftohtë dhe ziejnë në zjarr të ngadaltë rreth 2 orë. Hiqet shkuma dhe shtohet qepa, karota, majdanozi dhe lëngu i kripës. Vazhdohet zjerja, pastaj kullohet në napë të pastër, hiqet yndyra dhe i jepet një valë.
Lëngu i përgatitur përdoret për suprat me perime, mund të përdoret edhe për muhalebi me qumësht. Në fund i hidhet pak gjalpë i freskët.
 
Titulli: Receta për fëmijë 0 - 1 vjeç

Supë pure me perime

- patate 1 kokërr mesatare
- karota 1 copë
- lakër ½ gjethe
- gjalpë i freskët 1 lugë kafeje
- pak lëng kripe
- të verdhë veze ½

Patatja lahet dhe zien e pa qëruar. Karota dhe lakra ziejnë me pak ujë të mbuluara me kapak. Pastaj patatja qërohet dhe kullohet në sitë me perimet e ziera. Pureja e përgatitur hidhet në tenxhere, shtohet qumësht dhe zien pak, hidhet dhe pak lëng kripe, hiqet nga zjarri dhe I shtohet e verdha e vezës (e verdha rrihet në një pjatë dhe hidhet pak nga pak në supë në mënyrë të mos mpikset). Në fund hidhet gjalpë i freksët.

Shenim: Supa me perime përgatitet me perime të tjera si me spinaq, lulelakër etj.
 
Titulli: Receta për fëmijë 0 - 1 vjeç

Muhalebi me miell orizi e qumësht

- miell orizi 2 lugë kafeje
- qumësht ¾ e gotës
- sheqer 1 lugë gjelle
- ½ lugë kafeje gjalpë
- ujë 1 filxhan kafeje

Mielli i orizit zien me ujë sa të zbutet. HIdhet qumështi të ziejë dhe sheqeri. Hiqet nga zjarri, hidhet në pjatë dhe në fund shtohet gjalpë i freskët.

~

Muhalebi me lëng karote

- miell orizi 2 lugë kafeje
- karota 2 copë
- qumësht 1 filxhan caji
- ujë 1 filxhan kafeje
- pak lëng kripe
- shurup sheqeri (1 lugë kafeje sheqer, 2 lugë kafeje ujë)
- gjalpë 1 lugë kafeje

Mielli i orizit zien me ujë sa të zbutet dhe hidhet qumështi. I lëmë pak të ziejnë bashkë. Hidhet shurup sheqeri, hiqet nga zjarri dhe hidhet lëngu i karotës pa u zier.

Përgatitja e karotës: Karotat lahen mirë, përvëlohen dhe me thikë të mprehtë qërohet cipa, grihen në rende dhe me napë më dysh kullohet lëngu.
 
Titulli: Receta për fëmijë 0 - 1 vjeç

Muhalebi me lëng perimesh

- miell orizi 2 lugë kafeje
- karota 2 copë mesatare
- lakër e bardhë 1 gjethe mesatare
- patate 1 kokërr mesatare
- gjalpë 1 lugë kafeje
- qumësht 3/4 e gotës së ujit
- ujë 1 gotë
- lëng kripe

Përgatitet lëngu i perimeve me patate, karota, qepë të cilat priten në kubikë dhe zien në ujë të valuar 20-30 min. Kullohet lëngu, hidhet sasia e duhur në tenxhere, shtohet 1/2 e sasisë së qumështit dhe pak miell. Orizi i holluar me pak ujë zien per 25-30 min. Shtohet lëng kripe dhe sasia tjetëe e qumështit merr 3-4 valë. Hidhet në pjatë dhe në fund shtohet gjalpë i freskët.
 
Titulli: Receta për fëmijë 0 - 1 vjeç

Supë me oriz

- Oriz 2 luge gjelle
- gjalpe 1 luge kafeje
- qumesht 3/4 gote uji
- uje 1 gote
- pak leng kripe e sheqeri

Orizi i pastruar lahet me uje te ftohte dhe zihet ne zjarr te ngadalte, derisa te tretet kokrra e orizit. Orizi i zier kalohet ne site, duke hedhur pak qumesht te vaket qe te dale nga sita. Hidhet pjesa tjeter e qumeshtit dhe perzihet qe te mos krijohen kokrriza. Zihet 5 minuta, i hidhet leng kripe ose sheqeri si dhe gjalpi. Ushqimit te pergatitur mund t'i hidhet dhe pak pure molle.
 
Titulli: Receta për fëmijë 0 - 1 vjeç

Lëngjet

Lëng Molle

Mollet zgjidhen te pademtuara, lahen, shpelahen me uje te nxehte, grihen ne rende te paqeruara, shtrydhen ne nape me dysh, vihen ne gote ose ene porcelani (jo alumini) hidhet shurup sheqeri dhe konsumohet ne cast.

Lëng Rrushi

Zgjidhet rrushi i pjekur dhe i embel, merren kokrrat, lahen, shpelahen ne uje te nxehte, shtrydhen dhe kullohen me nape.

Lëng Karote

Karotat lahen mire, shpelahen me uje te nxehte, grihen ne rende, kalohen ne nape me dysh. Lengu jepet sic eshte, ose mund te bashkohet me shurup sheqeri, atehere kur karota nuk ka sheqerin e duhur.

Lëng Mandarine, portokalli ose limoni

Portokallet ose mandarinat, lahen, shpelahen me uje te ngrohte, ndahen pergjysme dhe shtrydhen ne shtrydhese. Kullohet dhe jepet ne cast. Eshte me mire te jepet pa sheqer, por edhe mund te embelsohet.
 
Receta Gatimi Per Femije

Supë perimesh për fëmijë
Për fëmijë mbi 8-muajsh, të cilët kanë filluar të hanë pure perimesh

Images.jpg

Nevojiten:
2 patate të vogla
2 karrota të vogla
3-4 lloje perimesh të stinës
2 lugë kafeje vaj ulliri
1 lugë kafeje lëng limoni
2 lugë gjelle miell orizi

Përgatitja:
Pastrojini dhe lajini mirë patatet, karotat dhe perimet e tjera. Zieni 4 gota ujë dhe, sapo të fillojë të marrë valë, shtoni të gjitha perimet. Lërini të ziejnë mirë për 40 minuta.
Pasi perimet të kenë zier, kalojini në blender derisa të bëhen pure.
Hidheni këtë pure në pjatë dhe shtoni pak lëng limoni (në vend të lëngut të limonit mund të shtoni dy lugë gjelle lëng domatesh, pa farëza dhe lëkurë) e vaj ulliri.
Lëreni supën të ftohet pak, shtoni miellin e orizit, përziejeni dhe ushqeni me të fëmijën.

Pure patate me qumesht

Nevojiten:
10 kokrra patate
4 luge gjelle gjalpe
1/2 liter qumesht
2 luge djathe kackavall i grire
Kripe dhe piper sipas deshires

Pergatitja:
Patatet i ziejm ne nje ene me uje me pak kripe. Pasi ziejn u kullojm ujin dhe po ne tenxhere fillojm ti shkermoqim, shtojm qumshtin e ftohte dhe e leme te ziej derisa te marr trajten e pures por pak me e lengshme.Shtojm gjalpin dhe e heqim nga zjarri. I shtojm djathin kackavall dhe piperin sipas deshires.

Paluze me fruta te ndryshme

Nevojiten:
Per 3/4 gote uje hidhen 2 luge kafeje niseshte.

Pergatitja:
Frutat qerohen e u shtrydhet lengu. Levoret i ziejme, kullohen, hidhet sheqeri e si te marre vale shtohet niseshteja e holluar me pak uje. Valohet sa te nxjerre flluskat a para, hiqet nga zjarri dhe i hidhet lengu i frutave: vishnje, qershi, molle etj.

Supe me miell e veze

Nevojiten:
Leng mishi 1 gote uje
Miell 1 luge gjelle
Gjalpe 2 luge kafeje
Veze 1/2 e kokrres

Pergatitja:
Skuqet mielli me gjalpe pa marre ngjyre, shuhet me leng mishi dhe perzihet qe te mos krijohen kokrriza. Zien ne zjarr te ngadalte, shtohet kripe, hiqet nga zjalli dhe fothet pak. Pastaj hidhen vezet e perziera me qumesht te nxehte. Supes i hidhet gjalpe i fresket. Kur vihet ne pjate mund te hidhen disa copa buke te thata e te grira.
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    22.4 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back